Vuçiq duke i puthur kinezët në “prapanicë”, po e armatos Serbinë!

Opinione

Vuçiq duke i puthur kinezët në “prapanicë”, po e armatos Serbinë!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 12 prill 2022 Në ora: 22:32
Sherif Ramabaja

Me rastin e pandemisë Korona Serbia kishte kërkuar vaksina nga Kina dhe Rusia edhe pse EU vaksinat e tilla nuk i kishte certifikuar as atëherë e as sot.

Me sjelljen e vaksinave në Serbi Vuçiq si një palaço fotografohej para kamerave, duke e puthur flamurin kinez.

Ky moment ishte prezantuar edhe nga mediat ndërkombëtare duke e paraqitur servili tetin e tij, që në këtë rast ishte i shëmtuar.

Kur kanë kaluar më shumë se dy vite sot po ashtu po regjistrohen aeroplanët kinez duke sjell „ndihma “ të tjera, po kësaj radhe po flitet për armatime me raketa të mesme veprimi, që mund ta godasin Tiranën e Athinën.

Rreth ndihmave të këtyre ditëve po diskutohet në qarqe dhe rrethe të ndryshme duke u munduar të analizohen shkaqet.

Në media të ndryshme u tha se Serbia po ndihet e rrezikuar nga fqinjët, sepse shumica janë anëtarë të NATOS dhe NATO - ja po konsiderohet si armiku numër një i Rusisë.

prandaj nëse NATO është armiku numër një i Rusisë duhet të jetë edhe armike e Serbisë, sepse më 1999 e kishte sulmuar njëherë për disa muaj Serbinë.

Kishte mendime se Serbia ndodhet nën presionin e Putinit dhe nëse e urdhëron për sulm ajo s`ka alternativë tjetër, por patjetër i duhet ta sulmoi Kosovën, Bosnjën apo Malin e Zi.

Një analist tha se pas Vuçiqit qëndron Rama i cili edhe në Berlin e mbrojti atë në lidhje me Ballkanin e Hapur, kurse për armatosjen e Serbisë deklaroi se nuk paraqet rrezik për rajonin, sepse armatosja e saj ka të bëjë vetëm me vetëmbrojtje.

Po i njëjti analist e parashtroi pyetjen se nga kush rrezikohet Serbia të cilën po e arsyeton Rama, nga Kosova, Bosnja apo Mali i zi ?

Një i krisur po ashtu tha se meqë po armatoset Serbia dhe po e rrezikon të tërë rajonin, Ballkani Perëndimor do të duhej ta pushtonte Serbinë dhe ta ndanin mes vete.

U shtruan edhe pyetje për ta sqaruar dilemën, se pse Kina po e armatos Serbinë?

Një analist i panjohur kishte deklaruar se Kina pasi e kishte ndihmuar Serbinë me vaksina kundër Covid 19 dhe gjesti i puthjes së flamurit kinez nga Vuqo, kinezëve u kishte lënë përshtypje të madhe.

Kinezët nuk kishin dashur që rasti të përsëritej, por Vuços i kishin kërkuar që nëse kinezët i puth në “prapanicë” një nga një, do ti sillnin armatime Serbisë.

Vuqo kishte menduar me muaj se si të vepronte dhe në fund ishte pajtuar, po kishte kërkuar që kjo kësaj radhe të bëhej pa prezencën e mediave.

Kinezët i kishin premtuar se rastin do ta regjistrojnë, po nuk do ta bëjnë publik për opinionin e gjerë dhe kështu ishte lidhur marrëveshja e armatosjes së Serbisë nga Kina.

Histori mjaft interesante, kishte deklaruar Rama, duke debatuar se si do të vepronte ai në këtë rast.

Mars – Rover, shkrim me përmbajtje satirike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat