Pse z. Makron!

Opinione

Pse z. Makron!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 19 prill 2022 Në ora: 16:30
Muhamet Kelmendi

Ju e dini se çfarë shteti është Serbia. U bashkutë si Francë me Rusinë dhe me Kinën. Ata po armatosin Serbinë. Franca po jepë aeroplanë Serbisë. U bëtë kështu një me Rusinë dhe me Kinën! Z.Makron! Ju e njihni Serbinë nga luftërat e më hershme.

Shumë e keni ndihmuar me armë dhe me ushtarë. E keni krijuar edhe Veriun në Kosovë. E ndihmuat dhe e krijuat Serbinë e madhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, më 1913. U bashkuat me Serbinë në luftërat në këtë fashizëm serbomadh. Edhe në luftërat e fundit në Jugosllavi kishit pozita jo të qarta! Pse? Z.Makron! Serbia nuk është në rrezik nga askush. Asnjë shtet në Ballkan nuk e kërcënon. Të gjithë dëshirojnë raporte të mira me Beogradin.

E Serbia nuk po i respekton këto parime ndërkombëtare. Pretendimet serbe janë të qarta. Serbia synon të pushtojë Kosovën, gjysmën e Bosnies e të Hercegovinës, Malin e Zi dhe Maqedonin e Veriut. Kjo dërgon në luftë të përgjithshme. Z. Makron! Aeroplanat francez të luftës për këtë agresion luftarak po i blenë Serbia. Z.Makron! Popujt në Ballkan dhe shqiptarët presin një veprim shumë më të drejtë nga Franca. Franca ka kapacitete për të ndalur agresionin serb. Ju mund të ndaloni armatosjen me aeroplan luftarak Serbinë. Po këtë nuk po e bëni. Ju po i jepni aeroplan luftarak që të forconi shtetin serb dhe ideologjine fashiste. Ashtu Serbia e ndinë veten të fortë dhe shkon në agresion.

Pse? Z.Makron! Mjaftë mirë e dini dhunën dhe terrorin serbomadh në Kosovë. Franca ka të dhëna të mjaftueshme për gjenocidin serb në Kosovë. E dini se për disa muaj Kosovës ia vrau mbi 15 mijë shqiptarë. Ju e dini se edhe 1600 shqiptarë janë nëpër varre masive në Serbi. Mbi 20 mijë femra shqiptare u përdhunuan. Rreth 1500 fëmijë u vranë nga Serbia. Mbi 150 mijë objekte u shkatërruan.

Nuk po e ndini gjamën e popullit shqiptar! Z.Makron! Plagët në Kosovë janë të freskëta. Ende nuk janë dorëzuar kufomat e 1600 shqiptarëve që gjenden nëpër varret masive në Serbi.

Gjamet e nënave po qëndrojnë mbi kokat tona. Kudo ku të shkojnë në Kosovë kemi varre masive. Në to kemi beba disa muajshe, fëmijë pa mbushur 2 a tri vjetë, nëna dhe gjyshër të masakruar. Vuajtjet janë të mëdha. Z.Makron! Bota dhe natyrisht edhe Kosova presin qëndrime të drejta nga Franca e lirive dhe të drejtave.

Franca nuk është e drejtë t’i japë aeroplan luftarak Serbisë. Me ato aeroplanë luftarak të marra nga Franca vetëm ndaj popujve do t'i angazhojë shteti serb. Kosova, Mali i Zi, Populli në Maqedoni, në BE e në Kroaci nuk presin nga Franca që të armatosë shtetin serb. Popujt presin që Franca të ndalë Serbinë nga rruga okupuese e nacionalfashiste. Ju kështu si shtet ( Francë) po bëheni bashkëvrasës në Ballkan. Z.Makron! Heqni dorë nga armasoja e shtetit serb! Bashkohuni me botën liridashëse dhe ndalni Serbinë nga rruga e pushtimeve dhe e vrasjeve të popujve. çdo armë për Serbinë është masakër për popullin shqiptar dhe të tjerët në Ballkan. Përgjegjësia për agresionkn serb është te ju ( Franca)!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat