Luftërat për “botën serbe” dhe për “botën ruse”

Opinione

Luftërat për “botën serbe” dhe për “botën ruse”

Nga: Skender Mulliqi Më: 25 prill 2022 Në ora: 16:51
Skender Mulliqi

Janë marrë shumë “argumente” të cilat kanë shërbyer si shkaqe për luftë. Këto argumente për sulme janë të logjikës iracionale, amorale dhe të totalitarizmit. Ekzitojnë paralelet ndërmjet Millosheviçit dhe Putinit për doktrina të njëjta lufte. Ngjashmëri ka edhe për mënyrën e reagimit të shteteve perëndimore demokratike. Nuk kanë qenë shumë të vendosur si më rastin e luftës në ish-Jugosllavi, dhe tash më okupimin e Ukrainës nga Rusia.

Edhe në rastin e parë dëmet që i ka shkaktuar lufta deri sa ka reaguar NATO, kanë qenë të mëdha në Bosnje dhe në Kosovë. Millosheviqi bëri luftë për realizmin e “Botës Serbe”, kurse Putin po bënë luftë për realizmin e “Botës Ruse”. Bota Serbe të cilën e ka riaktualizuar Vuçiqi, u ndalë nga NATO, ndërsa Putini ende po e ka rrugën e lirë të shprehem ashtu për ripushtimin e ish republikave të Bashkimit Sovjetik çka edhe po synon.

Ende nuk është ndalur ky kriminel lufte, por shumë është duke iu ngadalësuar marshimi nga ukrainasit që po ndihmohen më armatim nga shtetet perëndimore dhe Amerika, por jo edhe më ndërhyrje direkte ushtarake. Kjo nuk po ndodhë për shumë arsye, e më kryesore është së Rusia është shtet i madh dhe është superfuqi ushtarake e cila më një të çmendur që e ka në krye te shtetit, mund ta përdorë edhe aramatimin bërthamor. Ukrainasit e ndalën pushtimin më blic aksion siç e ka menduar Putin, duke iu shkaktuar dëme të mëdha ushtrisë ruse .

Nese ndalohet Putini në Ukrainë atëherë edhe bien poshtë iluzionet e Serbisë për “Botën Serbe”. Ideja rusomadhe do të ndalet me gjasë në Ukrainë. Vdekja e idesë megalomane rusomadhe për “Botën Ruse” do të fashitë idenë serbomadhe për “Botën Serbe”. Pas përfundimit të kësaj lufte ka mundësi reale që të shohim dezintegrimin edhe të vet Rusisë, po më Putin të vdekur, ose të vrarë, ose të burgosur nga ndonjë gjykatë ndërkombëtare për krime të luftës…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat