Lozhat e masonëve dhe iluminizmi

Opinione

Lozhat e masonëve dhe iluminizmi

Nga: Xhelal Zejneli Më: 29 prill 2022 Në ora: 07:27
Xhelal Zejneli

Me iluminizminapo me epokën e arsyes kuptohen pikëpamjet filozofike, shkencore dhe racionale, çlirimi nga besëtytnitë dhe besimi në tolerancën fetare, në një pjesë të mirë të Evropës, në shekullin XVIII.

Në Gjermani Aufklarung-u (iluminizmi), që zgjati nga mesi i shekullit XVII deri në fillim të shekullit XIX, ishte lëvizje letrare dhe filozofike ku morën pjesë dramaturgu dhe kritiku gjerman Lesing(GottholdEphraimLessing, 1729-1781), shkrimtari gjerman Gëte(JohannWolfgangGoethe, 1749-1832), dramaturgu, poeti dhe eseisti gjerman Shiler(FriedrichSchiller, 1759-1805) dhe filozofi gjerman ImanuelKant(ImmanuelKant, 1724-1804). Letërsia në gjuhën jidishe Evropës Lindore ndjeu një gjallërim të ri. Ndërkohë një gjallërim të tillë të lirisë së mendimit përjetuan edhe shkrimtarë vendesh larg njëri-tjetrit si Suedia, Rusia dhe Britania. Iluminizmi në Francë kishte të bënte me filozofë, shkrimtarë, dijetarë dhe mendimtarë që i bashkonte bindja për epërsinë e arsyes dhe dëshira për të parë në jetë ndryshime që të luftonin pabarazinë dhe padrejtësinë. Lëvizja kundër sistemit ekzistues të bindjeve dhe institucioneve mori hov gjatë gjithë shekullit XVIII me shkrimtarin, historianin, publicistin dhe filozofin francez Volter(emri i vërtetë FrançoisMarieArouetVoltaire, 1694-1778), filozofin dhe shkrimtarin francez Zhan Jak Ruso(JeanJacquesRousseau, 1712-1778), sociologun, ekonomistin dhe filozofin francez Turgot(Anne Robert JacquesTurgot, 1727-1781), filozofin dhe politikanin francez, Kondorset (AntoineNikolasCondorcet, 1743-1794) dhe të tjerë. Me botimin e Enciklopedisë (Encyclopédie, 1751-1776), kritikat e tyre kundër qeverisë, kishës dhe sistemit gjyqësor, hodhën bazat filozofike për Revolucionin francez.

Shënim: Kondorset (Condocet) ishte i vetmi filozof i shquar që luajti rol në ngjarjet e Revolucionit. Më 1793 u dënua prej Gjykatës Revolucionare. Për t’i shpëtuar gijotinës, helmoi veten.

*   *   *

Iluminizmi anglez fillesën e ka te doktrina politike e filozofit anglez, i cili studio në Oxford, XhonLok(JohnLock, 1632-1704) dhe te shembulli francez. Publicisti britanik për çështje politike, i cili më 1774 emigroi në Amerikë, TomasPein(ThomasPaine, 1737-1809), i çmonte francezët dhe përkrahu pavarësinë amerikane, kurse shumë shkrimtarë dhe poetë i përhapën idetë e iluminizmit. Midis viteve 1750-188, në Edinburg të Skocisë lulëzoi një lëvizje intelektuale. Filozofë të saj të shquar ishin DejvidHjum(DavidHume, 1711-1776) dhe ekonomisti e filozofi i etikës AdamSmit(AdamSmith, 1727-1790). Përparime shkencore me rëndësi u bënë në fushat e kimisë, të gjeologjisë dhe të mjekësisë. EncyclopaediaBritannica e nisur më 1768-1771 si fjalor i arteve dhe i shkencës, u botua nga Societyofgentlemen in Scotland. Në letërsi është vënë re një lidhje midis filozofisë së iluminizmit, zhvillimit të realizmit në letërsidhe lindjes së romanit. Ai ndikoi për rrymën eromantizmit në arte, duke përhapur pikëpamjet individualiste ku u mbështet kjo rrymë, ashtu si dhe vetë romantikët reaguan kundër intelektualizmit shkencor të ftohtë që përfaqësonte iluminizmi.

*   *   *

Personalitete të njohura të iluminizmit që u kanë takuar masonëve- Historianët kanë debatuar shumë për të kuptuar se në çfarë mase rrjeti sekret i masonerisë ka luajtur rol në iluminizëm. Ata pajtohen se personalitete të njohura të iluminizmitu kanë takuar masonëve. Midis tyre filozofi dhe iluministi francez DeniDidëro(DenisDiderot, 1713-1784), juristi, sociologu, mendimtari politik dhe filozofi francez Monteskjë(CharlesLouis de SecondatMontesquieu, 1689-1755), shkrimtari, historiani, publicisti dhe filozofi francez, Volteri(emri i vërtetë FrançoisMarieArouet, 1694-1778), poeti dhe kritiku anglez, Aleksandër Poup(Alexander Pope, 1688-1744), prozatori dhe poeti anglez, politikan Whig, bir i Sir Robert Volpëul-it,HorisVolpëul(HoraceWalpole, 1717-1797), shtetari Whig, i pari kryeministër britanik Sir Robert Volpëul(Sir Robert Walpole, 1676-1745), kompozitori austriak VolfgangAmadeusMocart(JohannChrysostom / WolfgangAmadeusMozart, 1756-1791), shkrimtari gjerman JohanVolfgangGëte(JohannWolfgangGoethe, 1749-1832), Mbreti i Prusisë Frederiku II, i quajtur Frederiku i Madh (FriedrichII, 1712-1786), politikani, shpikësi dhe eseisti amerikan BenxhëminFranklin(BenjaminFranklin, 1706-1790) dhe ushtaraku e burrë shteti amerikan, president i parë i ShBA-së Xhorxh Uashington (GeorgeWashington, 1732-1799).

Sipas perspektivës historike afatgjatë, historiani britanik-polak me famë botërore Norman Dejvis(Norman RichardDevies, Bolton, Lancashire, Angli, 1939 - ) thotë se prej vitit 1700 deri në shekullin XX, masoneria ka qenë faktor i fuqishëm në dobi të liberalizmit në Evropë. Në epokën e iluminizmit është përhapur shpejt dhe është shtrirë në të gjitha vendet e kontinentit. Masoneria kanë qenë tërheqëse posaçërisht për aristokratët e fuqishëm, për politikanët si dhe për intelektualët, për krijuesit artistikë dhe për veprimtarët politikë.

Historiania amerikane, njohëse e shquar e iluminizmit dhe e masonerisë,MargaretJakob(MargaretJacob, 1943) thotë se masoneria në epokën e iluminizmit ka përfshirë rrjetin ndërkombëtar të njerëzve të të njëjtit mendim, të cilët shpeshherë kanë qenë në fshehtësi në lozhat e veta dhe i kanë përcjellë programet rituale. I kanë nxitur idetë e iluminizmit dhe e kanë lehtësuar përhapjen e tyre në Britani, në Francë dhe nëpër vende të tjera.

Masoneria, si kredo sistemore me mite të veta, me vlera dhe me sistem  ritualesh ka lindur në Skoci rreth vitit 1600. Së pari nisi të përhapet në Angli. Pas kësaj, gjatë shekullit XVIII, nisi të përhapet në tërë kontinentin.

Masonët kanë nxitur rregulla të reja të sjelljes, duke përfshirë edhe të kuptuarit publik të idealeve të lirisë dhe të barazisë, të trashëguara nga solidariteti midis gildëve*: “liri, vëllazërim dhe barazi”.

Shënim: Gilde, gjermanisht– korporatë, esnaf. Në mesjetë, në Evropën Perëndimore, gildët nënkuptojnë shoqëritë e tregtarëve, të veprimtarëve ekonomikë.

*   *   *

Ushtarët skocezë dhe jakobitët* skocezë, idealin e vëllazërimit e kanë përhapur në Evropë, që nuk e ka reflektuar sistemin lokal të traditave skoceze, por institucionet dhe idealet të lindura në Revolucionin anglez kundër absolutizmit mbretëror.

Shënim: Jakobitët– Përkrahës skocez apo anglez i familjes mbretërore në mërgim Stuart. Jakobitët e morën emrin nga Jakobus (Jacobus), emri latinisht i mbretit XhejmsiII(JamesII), të cilin e kishin hequr nga froni më 1688. Fuqinë e kishin te fiset e Malësisë së Skocisë, besnikëria e të cilëve ishte personale; dobësia e jakobitizmit qëndronte në faktin se nuk arriti të fitonte mbi torët në Angli, që do ta kishin bërë një lëvizje më të fuqishme dhe më të rrezikshme. Jakobitët patën peshë politike në periudhën e viteve 1699-1745. Pas vitit 1745, qeveria i shtypi fiset dhe jakobitizmi mbeti pa mbështetje politike të fuqishme.

*   *   *

Masoneria ka qenë e përfaqësuar sidomos në Francë. Në vitin 1789 ka pasur mbi 100 mijë masonë francezë, gjë që masonerinë e ka bërë shoqatë më të popullarizuar të iluminizmit.

Masonët kanë treguar prirje për fshehtësi dhe kanë krijuar një sërë ritualesh dhe aktesh të reja. Shoqëri të ngjashme të cilat pjesërisht e kanë imituar masonerinë, u themeluan në Francë, në Gjermani, në Suedi dhe në Rusi. Një prej shembujve kanë qenë “Iluminatet” të themeluara në Bavari në vitin 1776. Ata kanë marrë shumë karakteristika të masonëve, por kurrë nuk kanë qenë pjesë e rrjetit të tyre. Iluminatët* kanë qenë grup politik i hapur, ndërsa shumica e lozhave tëmasonëve, nuk kanë qenë të tilla.

Shënim: Iluminatët – Pjesëtarë të sekteve të ndryshme në kohë të ndryshme. Në shekullin XV në Spanjë Aluminados; në shekullin XVII në Francë Illuminéstë cilët konsideronin se përpos njohjes racionale, ekziston edhe njohja duke u bërë i ndritur nga fuqitë madhore; murgjit të cilët në shekullin XVIIIkanë përhapur arsimimin popullor; po ashtu, pjesëtarë të shoqërisë sekrete për përhapjen e ideve liberale në të njëjtën epokë, të ngjashëm me muratorët e lirë.

*   *   *

Sipas profesoreshës MargaretJakob, lozhat e masonëve për punët publike kanë krijuar model privat.Ata e kanë “rikonstruktuar politikën dhe kanë vendosur formë kushtetuese të vetëqeverisjes, në përputhje me kushtetutat dhe me ligjet, me zgjedhjet dhe me përfaqësuesit”.

Me fjalë të tjera, mikroshoqëria e ndërtuar brenda lozhave përbënte modelin normativ për shoqërinë në tërësi. Kjo ka qenë e theksuar sidomos në hapësirën evropiane: Kur në vitin 1730 e më pas janë themeluar lozhat e para, realizimi prej tyre i idealeve britanike, është parë si kanosje ndaj autoritetit shtetëror. Për shembull lozhën e Parisit, në vitin 1720 e më pas e kanë përbërë jakobitët anglezë në ekzil (internim). Madje masonët në mbarë Evropën haptazi kanë anuar kah iluminizmi në përgjithësi. Në lozhat franceze për shembull, fjalia “të bëhem i ndritur, i kërkoj të ndriturit”(të bëhem arsimuar, i qytetëruar, i shkolluar, i edukuar, i emancipuar, i ditur) ka qenë pjesë e ritualeve nismëtare të tyre. Lozhat britanike e kishin caktuar si detyrë “t’i iniciojnë të pandriturit”.

Kjo nuk nënkupton me doemos se lozhat janë joreligjioz, por edhe nuk i përjashton ato nga episodet e kohëpaskohshme të herezisë. Në të vërtetë, shumë lozha e kanë kremtuar Arkitektin e madh, që është term i masonëve për hyjni deiste që e ka krijuar dhe e ka rregulluar gjithësinë sipas rregullave të shkencës. 

Filozofi dhe historiani gjerman, njëri ndër më të mëdhenjtë e shekullit XX, RajnhartKoselek(ReinhartKoselleck, 1923-2006) pohon se “në kontinent ekzistojnë dy struktura shoqërore që i kanë vënë vulë vendimtare epokës së iluminizmit: Respublicaletteraria*dhe lozhat e masonëve”. Profesori skocez TomasMank(ThomasMunck) thotë: “Edhe pse masonët i kanë nxitur kontaktet ndërkombëtare dhe ndër-shoqërore që në thelb kanë qenë joreligjioze dhenë përputhje me vlerat e iluminizmit, ata vështirë mund të përkufizohen si një rrjet i rëndësishëm radikal dhe reformist”. Si duket, mendimtarëve të iluminizmit, shumë vlera të masonëve u kanë pëlqyer tej mase. DeniDidëro(DenisDiderot) në trilogjinë filozofike-fantastike “Ëndrra e d’Alamberit” (Le reve de d’Alembert, 1769) shqyrton lidhjen ndërmjet idealeve të masonëve dhe iluminizmit, duke e studiuar masonerinë si mënyrë e përhapjes së pikëpamjeve iluministe. Historiania MargaretJakob(Jacob)thekson rëndësinë e masonëve në inspirimin e tërthortë të mendimit politik iluminist.

Shënim: The RepublicofLetters (Respublicaliteraria) – ka qenë bashkësi intelektualësh relacionesh të gjata që është shfaqur kah fundii shekullit XVII dhe ka vepruar gjatë tërë shekullit XVIII në Evropë dhe në Amerikë. Nxiste komunikimin ndërmjet intelektualëve apo filozofëve të epokës së iluminizmit.

*   *   *

Në kuptimin negativ, historiani francez social dhe i kulturës DanielRoshe(DanielRoche, 1935-) e mohon pohimin se masoneria e ka nxitur egalitarizmin. Ai thotë se “barazia e vërtetë e lozhave ka qenë elitare”, kështu që i kanë tërhequr personat me status shoqëror të njëjtë. Prania e fisnikeve në lozhatadoptuese të Francës, që janë themeluar në vitin 1780 e më pas, është bërë në saje të lidhjeve të afërta të atyre lozhave me shoqërinë aristokrate.

Masonët, Revolucioni francez dhe Revolucioni amerikan – Armik i madh i masonerisë ka qenë Kisha Katolike e Romës, kështu që në vendet me shumicë katolike të madhe, si për shembull në Francë, në Itali, në Spanjë dhe në Meksikë, midis kishës reaksionare – siç e quan historiani britanik-polak Norman Dejvis(Norman RichardDevies, 1939 -) – dhe masonerisë së ndritur, kanë ndodhur shumë beteja politike të vrazhda.

Në konceptet e ndikimit të tyre mbi politikën revolucionare, historiani amerikan Robert RozuellPalmer(Robert RoswellPalmer, 1909-2002) thotë: “Madje edhe në Francë, masonët kanë qenë politikisht naivë, në mos edhe qesharakë” dhe nuk kanë vepruar si grup.

Edhe pse dihet se BenxheminFranklini(BenjaminFranklin) dhe Xhorxh Uashingtoni (GeorgeWashington) vërte kanë qenë masonë aktivë, historianët amerikanë e kanë zvogëluar rëndësinë e masonerisë, si shkak i Revolucionit amerikan, për arsye se urdhri i masonëve ka qenë apolitikë dhe ka përfshirë në radhët e veta, edhe patriotët edhe armiqtë e tyre luajalistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat