Arroganca që u pa në Parlamentin e Kosovës

Opinione

Arroganca që u pa në Parlamentin e Kosovës

Nga: Prof. mr. Skender R. Hoxha Më: 29 prill 2022 Në ora: 07:32
Prof. mr. Skender R. Hoxha

"O tempora o mores" do të klithte sot një latin kur të shihte skenat e pazakonta që u zhvilluan në Parlamentin e Kosovës!

Vërtet u pa dhe dëgjua gjuha e ndyer e deputetit të PDK-së, njëfarë Abelard Tahiri, i cili shau zëshëm deputetët e LVV-së, pa dallime...

Nuk është e çuditshme qe sharjet dhe arroganca të vije nga një "njeri", që kohë më parë, pikërisht ky Kuvend, e "zbuloi se Abelardi na qenkesh analfabet, sepse nuk ditka të shkruaj emrin e mbiemrin e vet pa gabime, është dashur q"!!! Atëherë është dashur që ky të shkojë t'i ruajë bagëtinë, është dashur që dyert e Kuvendit të Kosovës të jenë përgjithmonë të mbyllura për të, e jo, kurrsesi, të vazhdojë të jetë pjesë e Parlamentit të Kosovës.

Sharja arrogante që ai e bëri sot, vërteton se atij, jo vetëm që po i munguaka shkolla, por po i munguaka edhe edukata familjare, mirësjellja njerëzore e intelektuale! Përveç sharjes flagrante që bëri, arroganca e tij përçohej edhe përmes krismash që i bënte duke rrahur tryezën e punës me shishe të ujit!...

Këto sjellje të këtij deputeti janë të patolerueshme, të dëmshme, të dënueshme dhe nën çdo nivel edukativ. Janë këto sjellje arrogante dhe rrugaçërie!...

Prof. mr. Skender R. Hoxha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat