Abelard Tahiri është fytyra e vërtetë e PDK-së

Opinione

Abelard Tahiri është fytyra e vërtetë e PDK-së

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 29 prill 2022 Në ora: 14:43
Abelard Tahiri

Nuk është ndonjë befasi sharjet nga deputetë të PDK-së, në fakt kjo është në ADN-në e tyre.

Ish kreu i PDK-së, Kadri Veseli kishte sharë deputeten Albulena Haxhiu në një moment kur kjo e fundit e kishte quajtur ‘kriminel’.

Veseli ia kishte kthyer asaj “Ma hangsh k…” , pastaj Veseli kishte sha me nënë. Kësaj radhe jo një femër, por një deputet.“Robt t’i q…”, dëgjohet Veseli, në atë kohë kryetar i Kuvendit, duke sharë  deputetin Xhelal Sfeçla.

Rrugën e trasuar nga Veseli po e vazhdon  Abelard (ë) Tahiri, në seancën e kësaj të enjte Tahiri dëgjohet duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau….”, derisa vazhdon t’i bie tavolinës me gotë.

Ja, në duart e kujt ka qenë drejtësia, në duart e kujt është besuar drejtësia e një shteti, ja pse asnjë ish ministër nuk është dënuar, ja çfarë ka prodhuar PDK, sojin e Abelardit. Ky është njeriu që nuk di as emrin e vet me shkru, imagjino në deklarimin e pasurisë së tij, emrin e tij e ka shkruar me gabime duke i ndryshuar komplet gjininë, në vend se të shkrunte emrin Abelard e ka shkruar Abelardë, pastaj nuk ka ditur të shkruaj shqiptar por shqiptarë, etj, gabime elementare që nxënsit në klasën e  katër fillore nuk i bëjnë.

Ja, kjo është arsya pse Albini ka fituar mbi 52 % të votave, soji i tij është tmerr me qenë në pushtet. E keqja më e madhe që i ka ndodh Kosovës nga paslufta ka qenë PDK, e strukturuar si bandë, PDK nuk i ka sjell asgjë të mirë vendit, ajo ka  doktorë e ministra analfabetë, e si mund të  mendohet që më këta harbutë e analfabetë me ardh në pushtet PDK.

Nuk befasohet aspak nga veprimet e Abelardit, një analfabet i pështirë smund të jetë kurrë produktiv për shoqërinë dhe shtetin.

Në fakt, Abelardi është imazhi më real i PDK-së, brenda vetës ngërthen të gjitha “ vlerat” e PDK-së: analfabet, i paedukatë, i bezdisshëm, negativ, dhe të gjithë dukuritë që e karakterizojnë më së miri PDK, kjo fatkeqësi për Kosovën.

Fatmirësisht që nuk janë në pushtet, fatkeqësisht të tillët kanë qenë për kohë të gjatë në pushtet, pasojat e tyre janë të mëdha, po i vuajmë dhe do i vuajmë gjatë në shpatullat tona, derisa analfabetët si Abelardi kanë qenë në pushtet.

Kadri Veseli duhet të jetë krenar që ka kush e vazhdon rrugën e nisur me sharje dhe ofendime ndaj të tjerëvëm ndaj atyre që ua cjerrën maskën, ndja atyre që i larguan nga pushteti ku ishin komod me tendere dhe zhvatje. Le të shajnë, karvani ecën, anaflabetët dhe ofenduesit e kanë vendin aty ku janë, në opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat