1 Maji, festë apo protestë!

Opinione

1 Maji, festë apo protestë!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 1 maj 2022 Në ora: 15:34
Fatmir Bajraj

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, Festa e punëtorëve!

Dy botë të njëjtit planet (tokë), të sistemit tonë Diellor!

Bota e ndarë në ata që duan diçka, e s'kanë asgjë dhe në ata që i kanë të gjitha dhe s'ngopen dot!

Sot, në Ditën e Punës, në përvjetorin e 138-të, nuk dua t'flas për historikun e saj, mitet dhe legjendat e thurura nga shoqëria njerëzore e organizuar në sisteme ekonomiko-politike, për punën, frytet e saj dhe vlerësimin jo-adekuat.

- As për protestat e shtrira në kohë, pakënaqësitë, revoltën, as për paradat ; uvertyrë e sistemeve abuzive, sikurse as për festën dhe urimet atyre që vetëm sot, figurativisht, bashkohojnë ato me punëtorët, me të të shfrytëzuarit deri në palcë, hipokrizia e të cilëve është neveritëse gjithandej.

Sot jam me ata me të cilët jam gjithmonë, jam me ata të cilët luftojnë për më shumë dinjitet, respekt e integritet si qenie e shoqëri, me ata të cilët punojnë e duan të punojnë, por të jetojnë me nder sikurse punojnë e veprojnë me nder gjithë jetën e tyre, pra jam me punëtoret, hallet dhe brengat e tyre jetike & jetësore.

Puna ka krijuar njeriun, thonë shkencat ekzakte-natyrore, por është edhe faktor në shfrytëzimin e njeriut prej njeriu, thonë shkencat socio-historike në anën tjetër.

- A është puna e gjallë, krijuese e vetme e vlerës së re n ‘procesin e prodhimit, dhe a e gëzon të njëjtën krijuesi i kësaj vlere, punëtori sot, sikur dje, nesër e gjithmonë?

Përgjigja është JO, por pse?

Egoja, etja, lakmia grykësia, pangopësia... kanë lindë e zhvilluar bashkë me njeriun, nga të cilat nuk hiqet dorë lehtë, por gjejnë koherencën & kohezionin pragmatik, n'kontkeste historike t ‘dhëna duke përshtatë format por pa ndryshuar kur përmbajtjen, pra duke ruajtur esencën ; pasurimin n ‘kurriz të tjerëve (varfërimit të masave)...!

Sot, rreth 30 qytetarë "normal" të planetit tonë, pra n ‘toke, alias n ‘sistemin tonë diellor, posedojnë ma shumë së gjysmën e pasurisë globale, pra pasuria e rreth 30 vetave, ma e madhe se sa pasuria e gjithë pjesës tjetër të globit, drejtësi se jo mahi !

A është drejtësi natyrore pasurimi i ligjshëm & lagal?

Jo, ngase natyra falë t ‘barabarte, por në esencë, njerëzit krijojnë padrejtësitë & pabarazitë dhe i mbulojnë me formën ( ligjet & ligjshmërinë) si mburojë e pabarazive absolute !

A është pasuria marramendëse e koncentruar në një numër simbolik të pasanikëve të globit (multimiliarderëve), e ndershme, sikurse është e ligjshme & legale?

Përgjigja është JO, sepse ;

E njëjta është krijuar, trashëguar e kultivuar pandershmërisht & kundër natyrshëm, n ‘dem dhe n ‘kurriz të të varfërëve, të atyre që që janë të zhveshur të e t ‘privuar nga mjetet materiale e ligjore që krijojnë kondita e kushte pasurimi, ngase t ‘njëjtat , kushtet dhe Ligjet i bënë i forti, përkatësisht , i kamuri-pasaniku...!

Nga 1 Maji në 1 Majin tjetër, çfarë esencialit ndryshon:

Bota bëhet ma e pasur, shumë ma e pasur në njërën anë, por t ‘njëjtën nuk e shfrytëzojnë të gjithë, por vetëm ata të cilët shfrytëzojnë të shfrytëzuarit, botë e cila për këta të dytët (t ‘shfrytëzuarit), shihet por nuk preket, është botë soditëse, por jo edhe e empirike, pra shijimi i botës së pasuruar, është privilegj i të pasurve-skajshmërisht, të cilët rrisin pasurinë dhe nxjerrin normat (Ligjet) për ruajtjen dhe rritën e saj n ‘pakufi, rrisin kapitalin dhe bëjnë Ligjin n ‘shërbim të vetin...!

Bota sot është bi-polare, ajo ndahet në të pasur e të varfër, hendeku i së cilës e bënë botën më t ‘padrejtë, më të pa natyrshme, më t' panjerëzishme, fund e krye...!

A ka bota potencialin që t ‘gjithë banorët e saj, së paku të kenë minimumin e nevojshëm të kushteve ekzistenciale ; ushqim, veshmbathje, strehim, kujdes shëndetësor dhe shkollim & arsimim adekuat ?

Përgjigja është PO, por si të arrihet ?

Nga studime shkencore, rezulton:

Sikur vetëm 1%-shi i gjithë pasurisë legale e legjitime i koncentruar në një numër simbolik miliarderësh në gjithë rruzullin tokësor të derdhej n ‘fonde publike si tatim dhe detyrim ligjor n ‘shërbim të njerëzimit, bota njëherë e mirë, do ndahej nga mjerimi, skamja dhe varfëria e skajshme, e pa natyrshme dhe jo humane...!

Kushtet e punës për punëtoret, orari 8 orësh i punës, paga e garantuar minimale, pushimet për lehonat dhe shumë tjera, do bënin botën më të natyrshme, ma të drejtë dhe ma humane.

Andaj, bota përkatësisht qytetërimi lëngon ; jo nga pamundësia (potencialet, rezervat, kapacitetet) që t ‘ushqejmë të varfrit, por nga pangopësia e të pasurve - skajshmërish...!

Pangopësia e të kamurave në njërën anë, dhe nevojat e të varfërve në anën tjetër, thellojnë jazin, rrisin dallimet dhe hendekun, duke e bërë një botë të ëmbël për një pakicë simbolike, dhe të hidhur për shumicën super-absolute, në anën tjetër.

Ndryshimi radikal i gjendjes n ‘raportin : t ‘pasurit vs të varfrit, nuk arrihet duke u bërë ma e pasur bota, por kushtimisht, edhe duke ndryshuar shpërndarja e kësaj pasurie, n ‘kuptimin e heqjes dorë nga pangopësia e pafund dhe normimi i sjelljeve të cilat do garantonin një jetë ma t ‘natyrshme, ma të drejtë dhe ma humane n ‘gjithë rruzullin tokësor.

Një gjë di sigurt:

Zoti nuk do ndërhy në punët tona në tokë, ato janë n' duart tona të cilat duhet t'i rregullojmë me ndërgjegjësim & vetëdijesim njerëzor-evolutiv duke përshtatë format-përmbajtjes, pra ligjet -nevojave, gjë që jeta do kishte kuptimin e nevojshëm duke mos rrezikuar potencialet e dhëna nga natyra aftësitë gjeneruese e eksploruese së njeriut si qenie dhe shoqërisë njerëzore-humane !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat