Fehmi Agani, koka e ndritur e Kosovës!

Opinione

Fehmi Agani, koka e ndritur e Kosovës!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 6 maj 2022 Në ora: 21:15
Fehmi Agani

Profesori, atdhetari, ideologu dhe strategu, një nga njerëzit më të rëndësishëm që ka udhëhequr Kosovën drejt pavarësisë, Akademik Fehmi Agani, është figura emblematike e lëvizjes kombëtare për liri dhe pavarësi të Kosovës. Njeriu me mendje për çdo kohë dhe për çdo situatë e i rrezikshëm për armikun.Ishte një ideolog i përmasave të mëdha. Vepra e profesor Aganit mbetet gjithëherë më e fuqishme.

Nënkryetari i LDK-së, profesori, filozofi, politologu dhe patrioti i madh Fehmi Agani ishte ndër bashkëpunëtorët më i ngusht i Presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova.Figura e Fehmi Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, në fushën e arsimit dhe mendimit shkencor. Profesor Agani i takon Ajkës së intelektualëve shqiptar. Mori pjesë aktive në aktet  madhore siç janë: Deklerata e Pavarësisë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Referendumi për Pavarësi dhe në ndërtimin e institucioneve tjera të Kosovës.    

Është shembull tipik  për brezat se si Atdhetarët e mëdhenj si Hasan Prishtina e akademik Fehmi Agani për interes të atdheut me vetëdije kanë dhënë gjithçka të veten,madje edhe jetën.Ndërsa të tjerët në emër të interesit të atdheut me vetëdije marrin gjithçka për vete. Akademik Fehmi Agani dhe bashkëvizionarë të tij nuk shohin se ç’po ndodh me Lirinë e Kosovës! Lirinë nga frika dhe frikën nga liria!

Profesor Agani është njeri nga ideologët e lëvizjes paqësore të Kosovës, si dhe misionari që i mungon Kosovës. Këshillat e tij për situatën e sotme na mungojnë shumë. Mungesa e tij ka sjell Kosovën në këtë gjendje katrahure, pa shpresë dhe pa rrugëdalje. Ishte dhe mbetet koka e ndritur e Kosovës.

Lavdi dhe i përjetshëm qoftë kujtimi(nderimi)për jetën,veprën dhe njeriun e madh të Kosovës, Akademik Fehmi Aganin.

Dhe krejt në fund.Unë ndihem krenar dhe i priveligjuar që pata nderin të jem student i ish-profesor Aganit, në vitin mësimor akademik 1969/70, pranë ish-Fakultetit Filozofik, dega e albanologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat