Na keni lodhur

Opinione

Na keni lodhur

Nga: Sulejman Mehazi Më: 4 qershor 2022 Në ora: 13:00
Sulejman Mehazi

- Na keni lodhur me kombin e me genjeshtrat tuaja 30 vjeçare; 

- Na keni lodhur me NATO, BE e SHBA;

- Na keni lodhur me ekonominë tuaj të prapshtê sa që do jemi agjërueshëm gjatë tërë vitit;

- Na keni lodhur të mos rrimë në vendlindjen tonë e të ikim sa më shpejtë kah sytë këmbët 

që mos t'ju shohim kurrë juve 

që e udhëheqni shtetin;

- Na keni lodhur psikikisht e shpirtrisht sa që jetën tonë e keni bërë gropë xhehenemi;

- Na keni lodhur e frikësuar aq shumë sa që na keni larguar dhe prej grave tona për të mos bërë më shumë se një apo dy fëmijë;

- Na keni lodhur me budallallëqet premtuese politike, do bëjmë atë e do bëjmë këtë 

e kurrgjë s'jeni duke bërë;

- Na keni lodhur e lodhur, 

të neveritshëm jeni bërë, 

a kuptoni a jo?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat