Dora e shtetit në veri

Opinione

Dora e shtetit në veri

Nga: Bekim Rexhepi Më: 12 qershor 2022 Në ora: 14:54
Bekim Rexhepi

Nuk ka arsye të shumta që qeveria të mbaj gjethen e fikut kinse ka edhe sovranitet dhe për këtë mund të justifikohet pushteti qeverisës në tërë territorin dhe me tërë etnitë, sepse kështu nuk mbrohet dot dhe të mbahet shteti.

Në raportin e fundit Departamentit Amerikan edhe pse duket një klishe ky raport ka diçka që mbase duhet rilexuar me kujdese të veçantë, sidomos “dora e shtetit në veri të Kosovës”. Në këtë çështjen e veriut ka prej vitesh disa gjëra që duhet rivënë në vend, në agjendë të planeve qeveritare si interes shtetëror.

Këtë e ka në kokë ose ne rafte të planeve, por për ta rikujtuar nuk është tepër që qeveria nuk mund të lejoi që veriu i Kosovës të mbetet në duar të kriminelëve, e të disa klaneve të ndryshme politike që mbase duan ta menaxhojnë më tepër dhe më shumë për interesa të tyre dhe përgjithësisht për politika të veçanta destruktive kundër shtetit të Kosovës, në mënyrë që veriu të mund të shihet si një etnitet dhe territor në vete pa ndonjë sovranitet zyrtar.

Nuk ka arsye të shumta që qeveria të mbaj gjethen e fikut kinse ka edhe sovranitet dhe për këtë mund të justifikohet pushteti qeverisës në tërë territorin dhe me tërë etnitë, sepse kështu nuk mbrohet dot dhe të mbahet shteti.

Refuzimi shtetëror i kësaj qeverie për referendumin dhe zgjidhjet serbe në territorin e Kosovës, nxorën në rrugë kriminelët dhe klanet politike të caktuara që hapur sfidojnë shtetin tonë. Paralelisht me këto ngjarje të brendshme, Serbia si gjithmonë tërheq me provokime të llojit të agresionit duke shtir nga matanë kufiri serb në drejtim të policisë së Kosovës.

Për dallim pjesëtaret tanë të policisë nuk u kundërpërgjigjen duke iu shmangur provokimit serb dhe për të mos u dhen shkasë që trazirat të marrin të mund të vazhdojnë u tërhiqen në pozicione më të thella brenda kufirit të Kosovës. Duke u marrë me pasojat teknike dhe duke e gjykuar rastin e agresionit serb nuk mund të lëmi të trashet arkiva e sulmeve agresive serbe mbi pjesëtaret e policisë sonë dhe ndaj territorit të Kosovës.

Pra, si konstatim i natyrshëm del se në rrethana të tilla, autoriteti i shtetit nuk mund të mbijetojë ose të riparoi politikën e tij duke gjykuar agresionin dhe duke luajtur unanimisht rolin e viktimës. Në këto agresione të rëndomta serbe destabilizimi i gjendjes të përgjon atë plugun e dheut nga urithi që gërmon brenda nëntokës dhe na sfidon të gjithëve. Le të pyesim; a mund të mos kontrollojmë dhe të mos pengojmë vazhdimisht tendencën serbe të plugut dhe të urithit që synon tokën tonë? Kjo duhet të marrë fund.

Ngritja e pikave të përkohshme të kontrollit të sigurisë

Ngritja e pikave të përkohshme e kontrollit të sigurisë duhet të shtohet edhe në rastet kur shteti do të dijë për provokimet e mundshme, sepse kjo është një nga metodat, e cila vë në pah sensasivitetin se kush është kundër shtetit. Pra rritja e pikave statike e forcave shtetërore në veri është domosdoshmëri për të promovuar sovranitetin edhe pikërisht të bëhet aty ku kontestohet ay.

Kjo strategji e funksionalizimit të shtetit përmes regjimit të pikave të kontrollit duhet të bëhet deri në arritjen e një raporti pozitivë të progresit të gjendjes në veri dhe deri në masat e konstatuara si të mjaftueshme për implementimin dhe zbatimin e planeve të qeverisë për atë vendosjen e strategjisë së integrimit si një gjë e domosdoshëm për komunitetet në veri.

Këto pika të përkohshme të kontrollit të sigurisë do të mund të qëndronin aq gjatë, derisa të kemi rezultate në teren dhe kur strukturat kriminale të Serbisë të instaluara ilegalisht të jenë shuar fare dhe përfundimisht deri atëherë kur vet qytetarët veriut, të jenë përcaktuar lirshëm se nuk ka rrezik më dhe se masat e kontrollit më nuk janë të nevojshme të qëndrojnë statik sepse ka një progres të theksuar në garantimin e mërqinjës së qytetareve pa dallim përkatësie etnike në veri.

Ndërtimi i pronave

Ndërtimi i pronave për shqiptarët e veriut që u zhvendosen me dhunë e për dhunë në jug, nuk mund të justifikohet kaq gjatë më. Po ashtu të fillohet edhe me ndërtime të tjera të pronave për serbet e veriut që u zhvendosen nga jugu si pasojë e luftës së fundit, kjo insiativë që duhet të ndërmarrët është një sfidë qeverisëse, e cila duhet të jetë kruciale në agjendën e interesit të vendit dhe gjithashtu të forcohet struktura multietnike, në mënyrë që të shkatërrohen tendencat e mundshme të enklavizimeve të reja, si një burim me tendenca separatiste.

Ndërtimi paralel i pronave nuk mund të kuptohet si tendencë spastrimi edhe pse këtë Serbia mbase do ta shoh si rrezik të saj kundrejt synimeve të saja të vazhdueshme aversive ndaj Kosovës historikisht. Ndërtimi i pronave edhe për serbet në jug i lehtëson ata si komunitet sepse kanë mundësi të shkëputen nga kontrolli kriminal i grupeve të caktuara kriminale në Veri. Serbet mund të bëhen qytetar të devotshëm, nëse janë në jug dhe nuk ndihen të kërcënuar të rrezikuar nga grupet kriminale, që deri më tani po i mbajnë në agjendën e tyre përfundimisht kriminale dhe për hesape të Serbisë ekspansioniste...

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat