Edi Rama edhe bashkë me Vuçiqin, duket i vogël karshi Albin Kurtit!

Opinione

Edi Rama edhe bashkë me Vuçiqin, duket i vogël karshi Albin Kurtit!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 qershor 2022 Në ora: 22:53
Edi Rama dhe Albin Kurti

Mbledhja e tetë e përbashkët mes qeverive shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë nuk kishte asgjë më të veçantë se edhe të tjerat pararendëse. U nënshkruan 19 marrëveshje, u fol për bashkëpunim, patetizëm i zakonshëm, në fund u mbyll si gjithnjë me idenë që takimin tjëter kësaj radhe ta bëjnë në Vlorë në vigjilje të 110 vjetorit të Flamurit dhe Pavarësisë.

Raportet e afërta me Vuçiqin, sulmet ndaj Kosovës, vizita tek Thaçi në burg dhe tek shtëpia e tij, flasin mjaft qartë për orientimin e Ramës ndaj Kurtit e të cilat u mundua t'i relativizonte me batuta.

I gjendur përballë tij, Kurti me nënqeshjen e "zorit" pa dashje duhet të aprovonte cinizmin e Ramës për " vëllazërinë e tyre". Tanimë s`ka dyshim për raportet e afërta të Ramës me Vuçiqin dhe Thaçin dhe antagonizmat me Albin Kurtin, të cilin me dëshirë s`do e shihte kurrë në pozitën të cilën e ka aktualisht, e me të cilin është i detyruar të bashkëpunojë.

Kosova dhe Shqipëria s`kanë nevojë për fjalë e patriotizma, kanë nevojë për veprime konkrete e të cilat janë të pakta. Derisa Rama takohet me Vuçiqin me shumë dëshirë, kurse me Kurtin prej "zorit" nënkupton se asnjëherë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës s`kanë qenë të brishta për nga karakteri politik.

Duket se Rama ka një mision të urdhëruar nga Vuçiqi dhe Thaçi për të bërë dëme ndaj Kurtit me mundësi për të larguar atë nga pushteti. S`ka dyshim se Edi Rama është i etur për të parë në krye të qeverisë së Kosovës dikë nga PDK, në mënyrë që të arrinte me kollaj në përfundim të projektit serbo-rus për "Ballkanin e Hapur".

Hipokrizia e Edi Ramës dukej hapur karshi Albinit dhe të gjithë atyre që nuk mendojnë si Edi, dhe për më tepër e kritikojnë. Përdorimi i krahasimit të atyre që e kundërshtojnë nën "epitetin" e "qenve ë lehin" shpërfaq karakterin e njeriut të vërtetë.

Edi Rama dukej i vogël përballë Albinit, as fuqia e Vuçiqiit dhe krahët e këputur të Thaçit nuk e ndihmojnë dot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat