BE-ja penalizon Kosovën!

Opinione

BE-ja penalizon Kosovën!

Nga: Nijazi Halili Më: 24 qershor 2022 Në ora: 12:33
Nijazi Halili

Bashkimi Evropian, Presidenti i Këshhilit Evropian Chalrles Micheal konfirmoj në Twitter, se Këshilli i Evropës i ka dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kurse Kosova vazhdon të mbetet e izoluar dhe e penalizuar nga Bashikimi Evropien.

Shtrohet pyetja si është e mundur që një shtet në gjendje lufte siç është Ukraina të merr statusin e kandidatit në kontest se i ka të plotësuar standartet e kërkuara nga BE-ja, kurse vendi ynë vazhdon të mbetet peng dhe i izoluar edhe pse është konfirmuar nga KE se vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kriteret e dalura BE-ja.

Veprimet e tilla të Bashkimit Evropian janë tejet shqetësuese dhe tregon jo seriozitet për stabilizimin situatën politike në ketë rajon të trazuar për vite të tëra, por në anën tjetër krijon pengesa dhe hapsirë për shpërfaqjen apo regjenerimin e krizave të cilat nuk i kontribuojn as Ballkanit Perendimor e as Bashkimit Evropian.

Shtrohet pyetja, cili është intersi i BE, që Kosova të mbetet e izoluar dhe të mbahet penga për vite të tëra, kur dihet mirëfilli se kjo evropë kontrubuoj në çlirimine saj, nga gjenocidi serb e tani të mbetet në ketë gjendje ësht siqerisht e papranueshme dhe e pa precident.

Është koha e mundësive dhe reformave politikke që edhe Kosova të integrohet drejt familjes evropiane andaj e mbeshtes me plot të drejtën fjalimin e Kryemnistrit të Shqipërisë z.Edi Rama i cili ja tha troç në Samitin e BE-së, “Është një kidnapim që po u bëhet qytetarëve të Kosovës. S’po u lejohet të lëvizin të lirë. I vetmi popull në shpirt të Evropës e që s’mund të lëvizë lirshëm. Ju thashë: ‘Ishin nën diktator të Jugosllavisë, ndoshta do mund të lëviznin kudo e të punonin. Që kur u çlirua, çliruesit e tyre po i mbajnë peng. S’mund të lëvizin’. Kjo është çmendur, e turpshme dhe duhet të përfundojë. Njerëzit duhet të lëvizin lirshëm”, ka thënë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat