Nderim, dhe përkulje për Vikingun!

Opinione

Nderim, dhe përkulje për Vikingun!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 26 qershor 2022 Në ora: 20:55
Ilustrim

Një përulje nderimi nga shqiptarët, në përvjetorin ramjes së Vikingut për Kosovën dhe paqen ndërkombëtare!

“Rrëfimi nxenë vend edhe në Ditën e Paqes, 12.06.1999, sepse aty e kishim Vikingun!

Gjithnjë në shërbim të Aleancës Atlantike, por gjatë shërbimit të tij në ish Jugosllavi, Trond Bolle ishte nënkryetar i një grupi intelegjence nga Norvegjia, i cili furnizonte me informacione Aleancën Veriatlantike (NATO-n)! Këta punonin në cilësinë e gazetarit, humanistit, ushtarakut apo si e donte puna, vetëm e vetëm për të mbërri te informata e caktuar, për kryekreun e intelegjencës e pastaj…..

Bashkpunimi në mes këtij shërbimi me kolegët e anglezo-amerikanë ishte në nivelin me të lartë… por në vitet fundit ky shërbim nga ky shtet i vogël skandinav i kishte befasue vëllezërit e mëdhenjë të MI6 ( Angli) dhe ( Amerikë) CIA me kundër zbulime precize për rajonin e Ballkanit. (fq.128)

Edhe pse kreu i kësaj intelegjence ishte në vendin e vetë, mijëra kilometra larg, punëtorët ekspert të këtij zhanri luftarak bënin punën e tyre në terren.
Puna e tyre ishte e lidhur ngushtë me m’sheftësitë e tyre zbuluese për këtë rajon… detyrat ishin spacifike për persona e formacione të ndryshme ushtarake e paramilitare që vepronin nën ombrellën e kasapit të Ballkanit, Millosheviq.

Lufta e tmerrshme në Bosnje, krimet e Arkanit e të tjerëve të bashkërenditura tinëzisht me politikën e Beogradit bënë që të alarmohen edhe këta ekspertë skandinav të kundërzbulimit me në krye Trond Bolle.
Gjatë qëndrimit në Bosnje, këta infozbulues ushtarak norvegjez u njoftuan në detaje nga ushtarët anglez për krimet e monstrumit – Arkan.
Dhunimet e vajzave (12 vjeçe), masakrimi i tyre ishte kulmi i këtij vandali (fq.124).
Këtij procesi i paraprinte edhe aktakuza për krime të rënda lufte ndaj njerëzimit të pa fajshëm, aktakuzë e ngritur më 1997 nga tribunal ndërkombëtar, por kjo nuk ishte bë publike për faktin se ndiqeshin edhe përkrahësit e tyre! Duhet nxënë këtë monster apo likuidue me çdo kusht “ishte shprehë Trond B”, por krimineli ishte i ruajtur mjaftë mirë dikund në Beogradin e Ri.

Këta të shërbimit në fjalë, ishin të njoftuar në detalje për të bëmat e këtij hajni, vagabondi e krimineli i cili njëherit ishte tepër i frikshëm edhe për vendorët që e kundërshtonin. Arkani edhe pse njihej si ateist prapseprap nuk i mungonte bashkëpunimi me kishën ortodokse serbe – shkruan autori në fq.125.

Lufta ishte e afërt edhe në provincën e Kosovës, represalet s’kishin të ndalur ndaj shqiptarëve nga forcat policore serbe. Njerëzit e lëshonin vendin me të madhe kështuqë edhe në Bosnje kishim mbërri shqiptar të larguar nga Kosova…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat