Kërcënimet e Vuçiqit dhe Siguria në Kosovë

Opinione

Kërcënimet e Vuçiqit dhe Siguria në Kosovë

Nga: Milazim Maraj Më: 20 shtator 2022 Në ora: 13:06
Milazim Maraj

Betimi Jugosllav: “Jetën e japim Trieshtën nuk e japim”

Betimi "serb” Kosovën nuk e jepim”

Këto betime si për Trieshtën, ashtu edhe tani për Kosovën do të ishin përgjegjëje nese dikush po i pyet, a i japni apo nuk i japni. Serbia nuk e ka problem nese betohet rrehjshëm. Nga se gënjeshtra është formula e dinjitetit të saj. Popat dhe Akademikët serb e kanë të vetetën armikun kryesor. Një histori të tërë e kanë krijuar më gënjeshtra, plaçitje dhe vjedhje. Askush nuk frikohet nga kërcënimet serbe për luftë. Nuk do të ketë luftë me vendimet e Vuçiqit. Serbia është shtet i robëruar nga Rusia.

Varet krejt nga politika dhe forca ruse për të nxitur ndonjë luftë në Gadishullin Ilirik. Të gjitha projektet për të okupuar Gadishullin Ilirik të Serbisë janë provuar, në Kosovë, Bosnjë, Kroaci, Slloveni. Projekti i Millosheviqit për “tokën e djegur”, projekti i vojvodës Sheshel për të larguar shqiptaret nga viset e tyre, për të provuar shumë masakra me qellim të mbjelljës së frikës.

Për të dhunuar fqinjët e vet me qellim të dominimit si fuqi në këtë gadishull. Për të formur botën serbe, apo “vëllazërinë sllave” etj. Ngritja e zërit të Vuçiqit që për çdo ditë e më shumë po shterrët; së Kosovën nuk do të ja japim askujt më përkujton një betim jugosllav “Jetën e japim Trieshtën nuk e japim” Ja që Trishta më nuk përmendët. Tani ky betim bëhët për Kosovën. Në emër të mbrojtjes së serbëve në Kosovë. “Mbrojtja e serbëve” nga klika e Vuçiqit i ka lodh serbët e Kosovës. Një ditë jo shumë largë do të dalin serbët dhe do të kërkojnë që Serbia të mos i mbrojë më. Një ditë do të dalin publikisht e do të thonë:

Ndërprje këtë mbrojtje se nuk e përballojmë më!. Serbët në Kosovë janë të lodhur nga kriminelet serb, që quhën, roja të urës dhe mbrojtja e serbëve. Kjo mbrojtje vrau kriminelin Oliver Ivanoviq.Ishte qerim hesapësh dhe jo mbrojtje e serbëve. Këta janë popull i kriminalizuar nga politka dhe Kisha serbe. Janë armiqësuar më fqinjët e vet.

Janë të torturuar dhe të shantazhuar nga shteti kriminel serb.Janë të vrarë nga bandat kriminele të Serbisë të komanduara nga Radojqiqi dhe Veselinoviqi, këta mbështetën nga grupe kriminale ruse, nga qendra e ashtuqujtur “humanitare” ruse në Nish dhe format tjera të reja, të dizajnuara nga sherbimet sekrete ruse të komanduara nga krimineli Vulin. BE dhe Nato do të duhej të studijojnë më imtësi formimin e Serbisë. Interes i kujt ishte ky shtet fantom? sa kontribuoj për paqe në Evropë, nga themelimi e deri tani? sa prodhoj lufta e fatkeqësi njerëzore, masakra dhe gjenocid në teritoret e okupuara dhe ato që pretendonte të i okupoj? A ka parime demokratike që udhëheqin këtë shtet? Cili është rroli i Kishës serbe? A ka arsye të përgëdhelët më tutje kjo vatër kriminale që prodhon kriza, luftëra dhe fatkeqësi njerëzore më shekuj? Ky shtet nuk është interes i paqës në BE dhe as në Botë, është një bombë e kurdisur në Gadishullin Ilirik që ndezët nga telekomanda ruse.

Shtet i krijuar më gënjeshtra, që vetëm në tollovi kriminale mund të mbijetoj. E keqja nuk duhet të kërkohet të kërcënimet e Serbisë për luftë në Kosovë. Ajo vjen nga veprimet jo unike të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik e ne vçanti në Kosovë. Vrasje, kallja e makinave, kallja e lokaleve të biznesit në veri të Kosovës nuk është mbrojtje e serbëve, për torturim i tyre për të i mbajt tërobëruar në “Listën serbe”.

Institucionet e Kosovës duhet ta përcjellin gjendjën që të mos ndodh ndonjë masakër si “Panda”në Pejë, kur sherbimet sekrete serbe vranë të rinjtë serb dhe pastaj në ëmër të “mbrojtjes” së serbeve masakruan familje të tëra shqiptare, kjo nuk ka ndodhë vetëm një herë. Institucionet tona të kërkojnë dhe gjëjnë gjuhë të përbashkët për çështje dhe interesa kombëtare. Detyra dhe kontributi i deputetit në Parlamentin e Kosovës nuk matët më përlarje dhe grindje më deputetët e partisë tjetër, por me vizionin e tij për stratëgji të zhvllimit të vendit duke i prezantuar çartë dhe duke i mbrojtur më argumente e jo më volumin e zërit. Në kemi një shëmbull çka na solli uniteti para lufte dhe çka po na sjell mungesa eunitetit që 22 vjet pas lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat