Shteti i mrekullive

Opinione

Shteti i mrekullive

Nga: Arben Kurteshi Më: 21 shtator 2022 Në ora: 17:47
Arben Kurteshi

Gjermanët dy herë kanë dëshmuar se zhivillimi i shtetit mund të bëhet mbreda dy dekadave!

Njëherë Gjermaninë Perendimore.

Pas luftës së dytë botërore Gjermania Perendimore ishte bërë rrafshë me tokë edhe prap gjermanët vetëm 2 dekada më vonë në vitin 1965 filluan të kërkojn fuqi punëtore jashtë vendit të tyre. Edhe në Kosovë kanë kërkuar punëtor në atë kohë. Kjo dëshmon më së miri, se sa shpejtë është zhvilluar Gjermania. Këtë e dinë shumë mirë baballarët tanë që ende janë gjallë, që punuan atje

Dhe prap me Gjermanin Lindore dëshmuan, prej vitit 1989 e deri me 2009 e zhvilluan shtetin e tyre për vetëm 20-të vite 

Japonia edhe pse ishte aq shumë e shkatërruar prej luftës së dytë botërore dhe nuk kishte ndihma nga amerikanët, sikur se gjermanët, arriti ta zhvillojë shtetin „ekonominë dhe industrinë“ e vet edhe më shpejt se Gjermania, që i habiti fuqitë botërore në atë kohë. Pra ekonomia dhe industria e japonisë u zhvillua edhe më shpejt se 20-të vite

Irlanda, brenda një gjenerate prej shtetit më të varfër në evropën perendimore në shtetin gati më të pasurë. 

Prej 40-të miliardëve dollarë në fillim të viteve të 90-ta në mbi 133 miliardë dollarë në vitin 2008 ka arriturë rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) e shtetit. Vetëm për 18-të vite rritje mbi 90 miliardë dollarë. 

Kjo arritje është bërë vetëm me rritjen e cilësisë të arsimit dhe thithjen e investicioneve të huaja

Korea e Jugut në vitet e 60-ta e deri në vietet e 70-ta  kishte një standart më të ulët se ish- jugosllavia në tërësi. Korea e jugut arriti vetëm për 20-30 vite të bëhet një ndër shtetet më të rëndësishme në bote dhe ka disa vite që është në rrjetin global të 20 vendeve më të zhvilluara në botë

Si arriti shteti afrikanë Botswana të zhvillojë ekonominë gati të barabart me Hungarinë

Kur mendimet kalojnë në shprehi dhe veprimet janë në harmoni me cakun, është e  pa mundur, të mos arrihet qëllimi!

Kush do të arrinë pak, duhet pak të sakrifikojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat