Shkolla është shteti!

Opinione

Shkolla është shteti!

Nga: Petrit Dibrani Më: 27 shtator 2022 Në ora: 16:03
Petrit Dibrani

Vetëm kokëfortësi dhe budallaki.

As punë, as veprime, po vetëm injorancë dhe polarizime.

Përderisa s‘ka opozitë, kryeministri vazhdon me ik!

Fėmijët jo vetëm pa mësim, po edhe të trazuar nga gjendja e tanishme në arsim.

Fëmijët tanë, ç’do ditë dëgjojnë dhe lexojnë për përpjekjet e dështuara të qeverisë, rreth një marrëveshjeje me SBASHK-un.

T‘i si kryeministër, bashk me qeverinë dhe SBASHK-un, jeni fajtorët kryesor pse shkollat tash e një muaj, janë të mbyllura.

Me ik, nga gjendja alarmante në arsim dhe nga problemet e shumta që çdoherë rëndojnë, mbi kurrizin e qytetarëve është injorim.

Ikja dhe jo udhëtimi për Japoni, jo vetëm papërgjegjësi, po edhe injorim i gjendjes në arsim, madje në përgjithësi në Kosovë.

Shkollat e mbyllura nga greva, kryeministrit Kurti nuk i bëhet vonë, jo vetëm që udhëton, mirëpo njëkohësisht edhe injoron!

Thënjet e përpunuara o Albin, nuk i zgjidhin problemet jo vetëm në arsim, po edhe në zbatimi e ligjit, shëndetësi, e mos të flasim për ekonomi.

Në ditën e zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetevendosje, u deklaruat ju vet;

Citoj.

Shkolla është shteti!

Shkollat po qëndrojnë të mbyllura o Albin, ku është shteti, respektivisht shefi i ekzekutivit, kryeministri!?

„Shkollat e mbyllura, shteti i mbyllur, sipas deklarimit tuaj, kryeministër“!

Ku je, tani?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat