Çerek-shekull, nga “Dita e Selametit”!

Opinione

Çerek-shekull, nga “Dita e Selametit”!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 2 tetor 2022 Në ora: 20:29
Autori Fatmir Bajraj

Një ditë pas "Fundit të heshtjes", protestës studentore të së Mërkurës së 1 Tetorit 1997, për lirimin e objekteve arsimore dhe universitare të Kosovës nga regjimi kriminal i Serbisë së Millosheviçit !

"Revolucioni i vonuar" i Qosjes & Co (LPK), i cili kishte djegë e zhbërë "Shqipërinë e Salih Berishës", me t ‘njëjtin skenar "atdhetarë", zbriti n ‘Kosovën martire, për t'ia thye "heshtjen" politikës jo-violente të presidentit Rugova, duke filluar nga puqi në Unionin e pavarur të studentëve të UP-së, deri në formimin e QPK-së!

E Enjte, 2 tetor 1997 !

Në këtë ditë dhe datë "historike", si pasojë e një dite me parë, të 1 Tetor 1997, të gjitha objektet dhe institucionet edukative, arsimore; të dijes dhe shkencës, deri të objektet universitare, përfshi Rektoratin dhe ASHAK-në në Republikën e Kosovës, ishin liruar nga regjimi i Millosheviqit, iu la në duar këtij Unioni studentor, levë ky i LPK-së ç' çlirimtare!

Nga ajo ditë, LPK-ja si strehë e dy fraksioneve "atdhetare", mori përsipër, jo vetëm çlirimin e trojeve tona t ‘robëruara nga Serbia që nga viti 1877 dhe deri të "Molla e Kuqe", por mori mbi vete edhe "përgjegjësinë" historike që t ‘ruaj dhe t ‘marrë në "mbrojtje" Republikën e Kosovës dhe Komandantin e saj Suprem, presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova, por edhe Komandantin Legjendar të rezistencës së armatosur, Adem Jashari, ashtu siç morën në "mbrojtje" ditë më parë, Rektorin e UP-së, Dr. Ejup Statovci !

Nga ajo ditë, popullit të Kosovës dhe veçanërisht tre të lartpërmendurve, nuk u mungoj as qime floku !

"Herë kungull, herë pacerkë" !

Nga ajo ditë, dhe deri në zgjedhjet e para në Kosovën e lirë e t ‘çliruar nga ana e LPK-së (sipas tyre), Kosovën e dominuan ç' çlirimtarët e LPK-së, dy fraksione këto që sot ; njëri në Hagë, e tjetri n ‘pushtet, jo për ta ndërtuar shtetin e Kosovës si imponim të partnerëve tanë strategjik, por për ta arritur "Bashkimin Kombëtar" sipas sloganit "patriotik: "Jo negociata - Vetëvendosje" !

Të presim me kurajë se ku do i nxjerrin tymin, fraksioni i LPK-së n ‘pushtet, LVV-ja dhe lideri i saj i "arrirë", Kryeministri Albin Kurti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat