Politikat e Beogradit zyrtar, pjesë e krimit të organizuar

Opinione

Politikat e Beogradit zyrtar, pjesë e krimit të organizuar

Nga: Skender Musliu Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 20:52
Skender Musliu

Saga e etheve të Vuçiqit lidhur me dialogun Kosovë - Serbi sapo kanë filluar, sepse gjer më tani ai nuk ka patur përballje reale me palën e Kosovës, mbase Hashim Thaqi, i cili e udhëheqi dialogun për një dekadë, e lazdëroi Vuçiqin duke ia plotësuar të gjitha kërkesat dhe duke ia premtuar ndarjen e Kosovës. Kurse kryeministri Kurti, çdo ditë e më tepër, po e demaskon propagandën hegjemoniste serbe, duke e demontuar dhe përballur me realitetin dhe vërtetën historike.

Prandaj, diplomacia ndërkombëtare duhet t’ë kuptojë, se me ardhjen e Albin Kurtit si kryeministër të Kosovës, koncepti dhe kuptimi i proçesin të dialogut,  ka ndryshuar rrënjësisht, edhe pse Aleksandar Vuçiqi vazhdon me demagogjinë e tij të vjetër.  

Kështu, me urdhër nga Serbia, Lista serbe përmes strukturave kriminale, i detyroi serbët e pjesës Veriore të Kosovës, të tërhiqen nga institucionet legale të Kosovës, nën pretekstin e mos regjistrimit të targave. Fatkeqësisht, edhe ata serb që filluan të konformohen me regjistrimin e targave legale të Kosovës, iu djegën veturat, pikërisht nga ekspeditat represive serbe. Këto veprime, tregojnë qartë se, serbet e Kosovës në përgjithësi, e ata të pjesës Veriore në veçanti, mbahen penga nga politikat e Beogradit,  që don të thot se serbet e Kosovës nuk kanë probleme me shqiptarët, por nga vet serbet.

Në suaza të strukturave kriminale serbe në Kosovë ka ekspedita të caktuara kriminale, enkas të stërvitura për friksimin e qytetarëve serb, shkaktimin e trazirave dhe ndërmarrjen e represalieve ndaj të padëgjueshmëve.

Të « fortit » e Vuçiqit, Zvonko Veselinoviqi ( i cili tanimë jeton në Novi Sad) dhe Milan Radoiçiq, me strukturat e tyre kriminale, nuk operojnë vetëm në Veriun e Kosovës, por me mbështetjen e Vuçiqit, ata janë prezent dhe shumë aktiv në kryeqytetin e Vojvodinës, Novi Sad, ku kanë instaluar grupet kriminale, që torturojnë qytetarët. Në këtë grup kriminal bënë pjesë edhe vëllai i Aleksandar Vuçiqit, Andreja Vuçiq, i cili dirigjon me pjesën politike të Vojvodinës, duke ia çelur rrugën krimit të organizuar.

Serbia e din shumë mirë se Kosovësn, një herë e përgjithmonë e ka humbur, prandaj tani ajo tenton, dhe do të insistojë deri në fund, t’a destabilmizojë Kosovës, me qëllim që t’a « rritë pazarin » dhe pozicionin në bisedimet e ardhshme, për formimin e Asociacionit.

Është sinjifikative fakti se, pse këto probleme janë provokuar nga Beogradi vetëm në pjesën Veriore, e jo edhe në pjesët tjera të Kosovës ?!  E gjithë kjo që po ndodh, është në koordinim të plotë mes Beogradit dhe Moskës, sepse Rusia ndër vite ka një influencë të rëndësishme në politikat e Ballkanit perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Vite më parë Rusia tentoi grusht shtet në Maqedoninë e Veriut, njësoj veproi edhe në Mal të Zi, me ç’rast u arrestuan disa agjent rus, kurse ndikimi rus është edhe më i madh në Republikën serbe të Bosnjes dhe Hercegovinës.  Në këtë vazhdë është edhe destabilizimi i Kosovës, për t’a mbajtur ate nën influencën ruso – serbe.

Mirëpo, përfundimisht, Serbia duhet të kuptojë se, Kosovën e ka okupuar përmes luftrave të përgjakshme, duke filluar nga Lufta Ballkanike, Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, dhe në qershor të vitit 1999, përmes luftës gjithëpopullore dhe me ndihmën e NATO-s, Kosova u çlirua, kurse Serbia,  definitivisht humbi Kosovën, duke e nënshkruar kapitulimin me Marrëveshjen e Kumanovës.

Duke marrë parasysh faktin se, me dorëheqjet « vullnetare » të policisë nga komuniteti serb, është krijuar një vakum që mund të ketë ndikim të drejtëpërdrejtë në sigurinë e pjesës Veriore, Qeveria e Kosovës, me urgjencë duhet, jo vetëm, t’a kompenzojë këtë kontingjent të policëve,por edhe seriozisht t’a shtojë, sepse nuk duhet t’i jepet hapsirë strukturave paralele t’a destabilizojnë Kosovës, që është qëllim parësor i Beogradit.

Në këto momente delikate për Kosovën, duhet bashkrenditja e opozitës, shoqërisë civile dhe të gjitha institucioneve tjera, të përkrahet Qeveria e Kosovës, sepse bëhet fjalë për sovranitetin, integritetin territorial, karakterin unitar të shtetit, që do të bëhet pjesë e historisë më të re të Kosovës.

Për  fat të keq, opozita e Kosovës nuk është në lartësinë e momentumit historik, e cila vuan nga inatet primitive politike. Kësaj situate po i kontribuojnë disa televizione, gazetarë dhe analista defetise, që paguhen nga « pronto » mafia dhe qarqe të dyshimta.

Bruksel, 13 Nëntor 2022                                                 Skender Musliu, jurist i diplomuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat