Terrorizmi në vepër

Opinione

Terrorizmi në vepër

Nga: Daut Kelmendi Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Dje ishim dëshmitarë të sulmit që iu bë shtetit të Kosovës nga terroristët serb në veri të Kosovës duke shkrepur armë automatike dhe duke hedhur bomba dhe duke rrezikuar jetë njerëzish të pafajshëm. Është fat i madh që nuk kanë eksploduar edhe bomba të tjera se përndryshe sot do ti numëronim të vdekurit! Pra, veprimet e tilla nuk kanë si të quhen ndryshe pos terrorizëm i kulluar.

Këtu shtrohet pytja kah po armatosën këta terroristë, kush po i armatos, spozorizon e financon?

Shtetet qe i financojnë, armatosin dhe sponsorizojnë terrorizmin janë shtete TERRORISTE sipas Ligjit Ndërkombëtar të Drejtësisë pra edhe ne sipas këtij ligji duket të i quajmë ashtu.

Në rastin e Kosovës terroristet qe po hedhin bomba në veri janë të armatosur, financuar dhe sponsorizuar nga Serbia e ndihmuar nga Rusia. Këto rrjedha në Kosovë i din edhe fëmija, por si po duket këtë nuk po duan ta shohin zotërinjtë e përfaqsive diplomatike të cilët nuk përtojnë të mblidhen e dënojnë edhe kur dikush e hedhë një gurë apo kur dikush e shkruan një grafiti UÇK..

Unë këtu do të bëja vetëm një krahasim:

Në rast se do të hedhnin bomba shqiptarët e Luginës së Preshevës apo ata të Maqedonisë Veriore mbi organet shtetërore të këtyre shteteve, unë pyes zotërinjtë e KUINT-it si do ti emëronin këto veprime? Jam i sigurt se brenda jo më larg se një orë do te mblidheshin dhe do ti emërtonin si vepra terroriste, pra ashtu duhet të emërtohen edhe sulmet që po ndodhin në veri të Kosovës.

Veprat si të mirat ashtu edhe të këqija duhet të emërtohen ashtu siç janë. Kjo që ndodhi në veri të Kosovës është terrorizëm i kulluar dhe si i tillë duhet të emërohet dhe të trajtohet. Nëse zotërinjtë e nderuar të KUINT-it nuk i emërojnë këto ngjarje ashtu siç janë por i amortizojnë apo tolerojnë, atëherë ky veprim do të inkurajojë dhe trimëroj këta terroristë të ndërmarrin edhe veprime shumë më makabre sesa kane marrë gjerë tani, sepse do të mendojnë se do të shpëtojnë pa u ndëshkuar!

Duhet t’u themi zotërinjve ambasadorë se këtu nuk kemi të bëjmë me dhunë! Këtu kemi të bëjmë me terrorizëm ndërkombëtar të përkrahur dhe ekzekutuar nga shteti terrorist serb me krye terroristin Aleksandër Vuqiq, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga 117 vende të botës. E keqja e Ballkanit dhe ajo që po krijon telashe dhe që po hedhë bomba jashtë territorit të saj është Serbia, e këtë mendoj se e keni të qartë?! Serbia me kryekriminelin dhe terroristin Vuqiq janë fajtorë për gjendjen jo stabile në Ballkan duke iu përzier në punët e brendshme të gjitha shteteve përreth: Bosnjës, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Kosovës .

Udhëheqësia e Kosovës në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, duhet të veprojë me forcë ndaj këtyre terroristëve që po rrezikojnë jetë njerëzish të pafajshëm.

Pas gjithë kësaj që ndodhi dje në veri, Kuvendi i Kosovës duhet urgjentisht të mblidhet dhe pas diskutimeve të gjithanshme të shpallë Serbinë si shtet që po e spozorizon dhe përkrah terrorizmin ndërkombëtar. Kosova duhet të kërkojë edhe nga shtetet dhe organizatat tjera që Serbinë ta shpallin si spozoriuzuese dhe përkrahëse të terrorizmit ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat