Po flitet...

Opinione

Po flitet...

Nga: Blerim Hoxha Më: 3 janar 2023 Në ora: 13:18
Blerim Hoxha

Sa herë që ka ndodhur një gjë e bukur, gjithmonë është folur, sa herë që ka ndodhur ndonjë tradhëti me përmasa epike, gjithmonë është folur dhe do të flitet deri në amshim, sa herë që do të ndodhë ndonjë fëlliqësirë, do të flitet, sepse, në natyrën e njeriut është që mos ta hesht veprën e mirë, por as të shëmtuarën, të keqen, tradhëtinë...

Po flitet se akoma, tek-tuk, paska prej atyreve që nuk hamenden nëse duhet ta pranojnë apo ta mohojnë Shaqir Fetain si “reis”!

Po flitet se, brenda BFI-së paska plotë të penduar për gjestin që kanë bërë që nga momenti kur i janë nënshtruar “urdhërave misterioze” e deri në momentin kur kanë ngritur gishta në favor të Shaqir Fetait.

Po flitet se këta që kanë pranuar “urdhëra misteriozë” për ta votuar Shaqir Fetain, nuk po munden që të shfajësohen se janë nën presionin e fuqishëm të shantazheve nga ata që i detyruan të votojnë (që të gjithë jomyslimanë, sepse vetëm ata nuk e duan unitetin dhe fuqinë e BFI-së, si Institucion!

Po flitet se një duzinë nëpunësish, intelektualësh, profesorë janë të pajtimit që të mbledhin forcë dhe publikisht të tregojnë se kanë qenë të manipuluar, se kanë qenë të detyruar, se kanë qenë të shtrënguar që ta pranojnë Shaqir Fetain për “reis”, ndërsa ka ardhur koha që ta tregojnë të vërtetën se si iu imponua Shaqir Fetai!

Po flitet që ardhja e Shaqir Fetait paska qenë kompromis i një lideri politik maqedonas me një lider politik shqiptar, i cili, me këmbëngulje paska kërkuar që sa më parë të largohet ish-sekretari i qeverisë, Muhamet Zeqiri, ndërsa lideri politik maqedonas paskësh kërkuar si kompensim largimin e “armikut shekullor” të Zeqirit, ish-reisul ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepin!

Po flitet se lideri politik shqiptar qenka pajtuar me këtë zgjedhje, madje edhe duke ia zbërthyer skenarin lehtësisht të realizueshëm.

Po flitet se lideri politik maqedonas paskësh pasur edhe propiozimin konkret për liderin fetar islam në RMV! Ai në tavolinë e paskësh nxjerre kandidatin fort të dashur të Oliver Spasovskit, Minstrit të Punëve të Brendshme! Këtë ofertë, lideri politik shqiptar paska kërkuar që ta diskutojë me kryesinë e partisë dhe, pas tre ditëve, meqë janë frikësuar se kandidati i Oliverit po na bëhet lider fetar, atëherë, spontanisht paska dalur propozimi për Shaqir Fetain.

Sipas kësaj që po flitet del se, Shaqir Fetai nuk ka qenë i propozuar si vlerë, por, si opsion për ta shpëtuar BFI-në që mos të bie tërësisht në duart e palës maqedonase!

Sipas kësaj që po flitet me të madhe, largimi i Sulejman Rexhepit paska ndodhur me qëllim që, pastaj, kush sa të mundet t’i fusë duart në BFI dhe ta coptojnë aq sa kanë mundësi. Mundësia natyrisht që ishte më e madhe e palës shqiptare por, ja që me këtë vërtetohet se, edhe pala maqedonase paska një copër bukur të konsiderueshme të BFI-së! Pra, Shaqir Fetai paska qenë “zgjidhje” politike! Dhe, as njëri krah e as krahu tjetër nuk bëhen burra e të shpjegojnë qartë se, me këtë ndarje të “hiseve”, BFI-ja ngadalë por sigurt po merr fund! Prandaj, nisën regjistrimet e bashkësive “fetare” të tjera, regjistrimi i xhamive private etj.

Sipas kësaj që po flitet, kjo është arsyeja se pse BFI-ja tash e sa kohë duket sikur të jetë “interes” në margjinat e ndërkombëtarëve, të cilët, kanë informacion të mjaftueshëm se kush është Shaqir Fetai që u hodh në zjarr si kundërkandidat i “simpatikut” të Oliver Spasovskit dhe kush është kandidati i Spasovskit, karrierist i ndyrë, i cili, për pushtet desh e shndërroi BFI-në digaster të papërfillshëm për qeverinë maqedonase, ndonëse në kohën e Sulejman Rexhepit ngjante në “shtet në shtet”!

Po flitet gjithnjë e më shumë se kthimi i Afrim Tahirit në BFI do të ndodhë me patjetër dhe se, ky personalitet shikohet si i vetmi opsion i cili do t’ia dalë ta largojë dorën e shtetit nga BFI-ja si dhe këtë institucion fetar islam ta kthejë në peshën dhe rolin e vet që e pati që nga themelimi i saj para më shumë se gjashtë shekujve e deri në instalimin politik të Shaqir Fetait në krye të këtij institucioni.

Po flitet se edhe nëpunsit brenda BFI-së po thonë se në kohën e Afrim Tahirit BFI ka lulëzuar ndërsa korrupsioni dhe vjedhja ishin çrrënjosur tërësisht! Ata po e ndjejnë gjithnjë e më fuqishëm nevojën për kthimin e Afrim Tahirit porse janë paksa “të pezmatuar” nga gënjeshrat e trillimet se sapo të vijë Afrim Tahiri të gjithë do të fluturojnë nga puna! Po pse të fluturojnë? Pse me kaq lehtësi Shaqir Fetai i njollosë dhe i poshtron të gjithë! Çka di ai për këta nëpunës të cilët, sapo të vie Afrim Tahiri të gjithë do të fluturuakan jashtë! Afrim Tahiri është shumë i kujdesshëm me ligjet, ai thërret ekskluzivisht të punohet sipas akteve juridike të BFI-së si dhe dispozitave kushtetuese. Ligji për punë i mbronë të gjithë të punësuarit. Nuk mundet me automatizëm të dëbojë dikë Afrim Tahiri, siç e provoi dhe Shaqir Fetai por që gjyqësori ia tharbi hundët: e nxorri si rrenc që me dokumente falco mundohet t’i manipulojë institucionet shtetërore të drejtësisë! Ky fakt tashmë është evidentuar në “ditarin” e praktikave gjyqësore si dhe në të gjitha defteret e organizmave ndërkombtare në vend!

Po flitet se tani më partisë politike shqptare i janë varur dy hejbe shumë të rënda në qafë: në njërën rusofili Shaqir Fetai, në anën tjetër, budallallëku që ranë në ujdi me liderin politik maqedonas që ta eleminojnë opsionin maqedonas për “reis” dhe ta pranojnë për hisenik të BFI-së.

Ndër partinë politike shqiptare tashmë ashiqare po flitet se Shaqir Fetai paska qenë kurthi i politikës maqedonase: asnjëherë nuk paskan munduar ta bëjnë kandidatin e Oliver Spasovskit “reis”, porse loja paska qenë që ta bëjnë Shaqir Fetain duke e imponuar kandidatin e tyre “imagjinar”! Tani, Shaqir Fetai me lezet ka pranuar që ta vallëzojë “Vallen e Rëndë” të tyre, ndryshe, mund të fluturojnë gjithandej fleta nga një dosje që po ia tundin para hunde!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat