Barazia e grave

Opinione

Barazia e grave

Nga: Lis Bukuroca Më: 17 janar 2023 Në ora: 14:45
Lis Bukuroca

Barazia e grave* nuk mund të arrihet duke synuar zëvendësimin e primitivizmit, amoralitetit dhe injorancës së burrit, me primitivizmin, amoralitetin dhe me injorancën e grave.

Lumturia nuk arrihet duke përjashtuar burrin, por duke edukuar djalin si duhet dhe duke riedukuar burrin me durim e dashuri, jo me forcë, jo me komunikim të dhunshëm dhe përbuzje, si e bëri burri primitiv dje, apo si e bën burri i pagdhendur dhe i prapambeturi sot.

Lufta për barazinë e grave domethënë luftë për të Drejtat e Njeriut në shoqëri, për drejtësi brenda familjes dhe për lumturi në një komb.

Për lumturi nevojitet barazia, jo zëvendësimi i idiotit me idiote, i psikopatit me psikopate dhe i injorantit të madh me injorante edhe më të madhe.

Drejtësia dhe lumturia nuk ndërtohet duke ndryshuar vetëm gjininë e të prapambeturve.

Nuk mund të luftohet seksizmi i burrave të vrazhdë, me seksizmin e grave vulgare.

Njeriu duhet të luftojë për barazinë e grave, por jo për licencën e grave për t’i shtypur burrat, apo për të abuzuar me ta.

Lumturia e shoqërisë arrihet kur respektohet dinjiteti i njeriut, jo kur një njeriu i mundësohet ngritja, për ta nënshtruar njeriun tjetër në familje. Për ta diskriminuar jashtë.

Sepse barazia gjinore është e drejtë dhe detyrë universale e Njeriut! Jo njëri të hiqet qafe, për t'u ngjitur tjetri!

Neve na duhet më shumë drejtësi me më shumë dashuri, jo më shumë liri për më shumë padrejtësi.

Me "Gra" nënkuptohen edhe vajzat. Qëllimisht nuk përdoret emri "femra", sepse ai emërtim përdoret edhe në mënyrë përbuzëse. Gruaja, vajza, nuk mund të reduktohet dhe degradohet vetëm në gjini. Ajo është Njeri! Të gjinisë femërore ka edhe kafshë...

...

Librat "Letër burrave I", "Letër Burrave II" dhe "Kuptimi i jetës" mund të porositen tek: amazon, libreriauniversitaria.it, lulu, barnes and noble com, thalia de, bookdepository com, orellfuessli ch, goodreads, ebook de, AbeBooks de etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat