Na shkatërruan premtimet e politikes shterpë!

Opinione

Na shkatërruan premtimet e politikes shterpë!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 26 janar 2023 Në ora: 15:06
Autori Ismail Muçiqi

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama para se të bëhet kryetar i hipnotizoi qytetaret e Prishtinës duke u premtuar projekte më të ndryshme të cilat vetëm imagjinata e njeriut pa përvojë mund të premtojë diçka të tillë.

Përparim Rama premtojë projekte imagjinare se përmes teleferikut do të ndërtojë ura për t’i bashkuar lagjet e kryeqytetit nga Arbëria në Bregun e Diellit e çka jo tjetër. Premtoj unaza të reja për ta shkarkuar komunikacionin dhe kaosin urbanistik në rrugët e Prishtinës. Premtoi shumë çerdhe fusha sportive, shkolla të reja, sheshe dhe bulevarde e çka jo tjetër.

Në vend të këtyre premtimeve qytetarët e Prishtinës sot në zemër të qytetit afër ndërtesave të institucioneve të Parlamentit dhe Qeverisë në mënyrë permanente po rrezikohen nga tufa e qenve endacak të cilët me muaj kanë gjet strehim në mes të qytetit. Ky është turpi më i madh që po i ndodh kryeqytetit të Kosovës Prishtinës.

Kështu nxënësit e shkollave ecin në frikë dhe me plot stres nga frika se kur po i sulmojnë qentë endacak të cilët bredhin gjithandej rrugëve të qytetit duke e rrezikuar jetën e qytetareve. Këtë që po e themi mund ta vërej dhe ta vërtetojë çdo kalimtar i cili ia mësyn sheshit të kryeqytetit. Asnjëherë Qeveri më anemike dhe pa invencion nuk ka pasur qyteti i Prishtinës deri me tash.

Shtrohet pyetja kush duhet të mirët me trajtimin dhe strehimin e qenve të cilët e kanë vërshuar Prishtinën e po e rrezikojnë jetën e banorëve? Ky problem akut kërkon zgjidhje urgjente nga institucionet e Komunës së Prishtinës.

Një Komunë e cila i ka të instaluara drejtorit përkatëse nga drejtoria e inspeksionit deri te AVUK-u e cila nuk është në gjendje që plotë 12 muaj t’i largojë qentë endacak nuk donë koment. Koha po tregon se premtimet e kryetarit të Komunës dhe stafit të tij ishin iluzione duke u premtuar qytetareve te cilët edhe kështu po përballen me plotë halle për mbijetesë. Se sa janë këto të vërteta mund të vërtetohen që nga dita e nesërme. Andaj premtimet spektakolare pa mbulesë të politikanëve po i shkatërrojnë shpresat e qytetareve gjithandej Kosovës, e mos te flasim për turpin qe po e vërejnë turistet e jashtëm qe po e vizitojnë Prishtinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat