Kryeministrin, nuk mund ta shkarkojë, as Evropa e as Amerika

Opinione

Kryeministrin, nuk mund ta shkarkojë, as Evropa e as Amerika

Nga: Hafiz Shala Më: 29 janar 2023 Në ora: 17:46
Autori Hafiz Shala

Ambasadoret Escobar, Hill e Hanovier, nuk janë përfaqësues të popullit të Dardanisë. Votëbesimin ndaj Kryeministrit, mund të kërkojë vetëm Parlamentit i Republikës së Dardanisë.

Askush nuk e ka të drejtën që të nënshkruajë kurrfarë asociacioni-ndarje të Dardanisë prandaj, kurrëfar përulje para askujt sepse, është ora historike për ta mbrojtur Dardaninë ndaj armikut tonë veriorë, Serbisë dhe zagarëve të sajë në Dardani e Shqipëri.

Ambasadori Hill para Vuqiqit, bashkë kriminelit dhe ministrit të (dez)informatave, i kërkoj falje për bombardimin e Serbisë nga ana e forcave të NATO-s, i cili, pa pikë ndjenjave humane, njerëzore e civilizuese, i harroi viktimat, Fëmijë (1600 sish), 15 mijë të vrarë, 20 femra të dhunuara, 1600 mbetje mortore ende te pa kthyera në varrezat masive në Serbi, i cili me manirin e një krimineli lufte, pa pikë turpi, i del krah shtetit i cili bëri gjenocid ndaj popullit shumicë shqiptar në Dardani.

Ambasadorit Hill, pas këtyre deklaratave skandaloze dhe raciste, t’i ndalohet hyrja dhe të shpallët person non-grata në emër të familjarëve të viktimave dhe i gjithë popullit shqiptar të Dardanisë.

Atij, duhet bërë me dije se, pas kësaj deklarate, nëse rastësisht hynë në territorin e Dardanisë, askush nuk mund t’i garantojë siguri sepse, e mohoi luftën heroike të UÇK-së, nderi i kombit, duke i poshtëruar viktimat ndër varreza madieve në Serbi dhe ata në varrezat e Dardanisë, familjarët të cilët ende “shpresojnë” që t’u kthehen të dashurit e tyre.

Ky, armik i vetë-deklaruar i shqiptarëve, në vend se t’i kërkojë Vuçiqit dhe t’i bëjë presion qe të kërkojë falje dhe ta njof shtetin e Dardanisë, ashtu siç bëri Gjermania pas 75 viteve, ashtu siç bëri Kancelari sot në Këshillin e Evropë duke e përkujtuar holokaustin ku u vranë 6 milion hebrenj nga Gjermania narciste hitleriane, ky, “presion” deklarohet, me dyshimin, të kuptohet, financiar me ndonjë shumë marramendëse nen afektin e shlivovicës serbe, nga i cila, kanë dalë shumë të hipnotizuar alla Grenell e Palmer.

Zoti Gabriel Escobar, nuk ka kurrëfar fuqie, kurrfarë autorizimi që për popullin shqiptar të Dardanisë ai të deklarohet, të vëndos dhe t’i bëjë presion një populli të tërë viktimë, për t’iu nënshtruar një populli dhe një shteti armik i cili, sot kur gjëja, deklarohet për paqe, ndërkohë veriu i rrethuar me ushtrinë private Ëagner e afërt me Putinin, në pjesën veriore të shtetit sovranë, sot, ata, grupet thera kriminale të Vuçiqit, sulmuan dhe provokuan policët më armë zjarri, të njëjtit të deklaruar si grupe terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi, presion psikologjik ndaj qytetarëve, presion ndaj përfaqësuesve të faktorit të luhatur ndërkombëtar, me mundësi edhe të korruptuar, që, presioni t’i behet viktimës qe të lëshojë pe, për të sjellë paqe.

Zotëri, kuptojeni njëherë e mirë se, nuk mundet populli shqiptar me shekuj të shërbej si monedhe kusurimi për paqen dhe sigurinë në Ballkan, Evropë dhe më gjerë, qe për të arritur deri të kjo, duhet dhënë toka e territore armiqve si deri më tani, prandaj, ta kuptoni se Dardania nuk është më e madhe të sipërfaqes së Kinës.

Ti, zoti Escobar, ose je i korruptuar më shuma marramendëse nga Vuçiqi, sepse, fotot tuaja me Gjuriqin dhe përkrahja e hapur e një shteti qfare është Serbia, nuk mund të hidhet poshtë kur tani dolën në sipërfaqe skandalet me ish agjentin e FBI-as, McGonigal, ne të cilin janë përfshirë, kryeministri shqiptar, mik i ngushtë i Vuçiqit dhe lobues kundër Dardanisë, për ndarjen dhe copëtimin sipas hartave të më parë planifikuara nga treshja, Vuqiq-Thaçi-Rama, në bashkëpunim edhe me agjentet rus, regjistër i cili, nëse zbulohet i tëri, nuk dihet se ku do të përfundojë.

Si e kanë guximin ky grup ambasadorësh amerikan, ta marrin të drejtën dhe t’i diktojnë një populli të tërë duke ua propozuar robërinë nën Serbi përmes themelimit të këtij asociacioni, gjoja, “për t’i mbrojtur të drejtat e disa mija serbëve në veri, shumica e tyre ardhacak nga Kroacia të vendosur nëpër shtëpitë e ndërtuara pa leje as shtetërore pas lufte të cilët një pjesë e tyre, kurrë nuk kanë jetuar në Dardani, ndërsa në anën tjetër, 15 mijë shqiptar të shpërngulur më dhunë nga shtëpitë, banesat dhe tokat e tyre qe nga viti 1999 kurrë, nuk iu lejua të kthehen në shtëpitë e uzurpuara nga serbët.

A ka arrogancë më brutale se, kryeministrin e një vendi sovran, ta quash “individ”, në mënyrë nënçmuese dhe partinë e tij grup, fituese të zgjedhjeve me mbi 50% të popullatës së përgjithshme.

Ky kryeministër i cili, në programin e tij parazgjedhor të paraqitur para votuesve, u ka premtuar se, nuk do të ketë asociacion një-etnik, duke u bazuar në Kushtetutën e cila i ka hedhur poshtë Marrëveshjet e viteve 2013/2015 dhe, ky “individ” siç e quan ti, nuk po bënë asgjë tjetër se sa që po e respekton dhe mbron Kushtetutën e vendit, ashtu siç e respekton edhe Presidenti i SHBA-ve.

Populli i Dardanisë, duke e parë rrezikun e ndarjes, e përkrahur nga Evropa e Borrelit dhe Lajçakut, të dytë, përfaqësues të shteteve mos-njohëse të cilët, edhe miopet më e kanë vërejtur se, anonin kah Serbia, nuk ka fuqi as presion qe mund ta bindë për të pranuar një ngrehinë të tillë antikushtetuese dhe të rrezikshme për vendin.

Dhe, kjo, nuk na befason sepse, është Evropa me qëndrim raciste ndaj shqiptarëve me shekuj por, kurrë dhe assesi, nuk mund të paramendoj se, ju, si “përfaqësues të SHBA-ve”, mund t’i bashkëngjiteni Evropës në përkrahje të racizmit të shprehur me shekuj.

Zotëri ambasador, populli amerikan, në rëndë të parë, Kongresi dhe Senati me përfaqësues të zgjedhur nga populli, organeve të cilave do të iu drejtohemi që t’i shikojë qëndrimet e juaja, jam i bindur se nuk do t’ua jep përkrahjen dhe, nuk mund të silleni sikur gjeneral Franko i Spanjës në kohën e inkuizicionit, duk hequr koka, në rastin tonë, politike e duke tubuar njerëz të komprometuar e të harxhuar politikisht, e njëherit të larguar nga populli.

Diaspora shqiptare në SHBA, në rendë të parë por, edhe ajo në Evropë, përkatësisht, në Uashington dhe në Bruksel, duhet seriozisht të mendojnë për thirrje të demonstratave më masive kundër presioneve për ta pranuar ndarjen-copëtimin e Dardanisë, për të satën herë deri me tani me shekuj e përsëritur.

Uashingtoni dhe Brukseli, duhet të mbushën më shqiptar, mu sikur në kohën e luftës në Dardani, kur i kanosej rreziku nga shfarosja.

Tani, do të thosha, pas presionit abnormal, të pa pranueshëm e të pajustifikueshëm, ndaj viktimës, për t’ia vërë këmbën në qafë dhe mbështetur për muri, përsëri për ta sjellë në gojën e ujkut, në robëri të i njëjti armik, nuk ka popull në rruzullin tokësor i cili do ta pranojë pra, edhe populli shqiptar i Dardanisë.

Nëse, kemi mbajtur demonstrata para lufte dhe gjatë lufte kundër gjenocidit serbo-sllav sot, i gjithë populli, e gjithë diaspora, duhet të ngritën në përkrahje të Kryeministrit, respektivisht, qëndrimeve të tij në interes të popullit dhe kundër copëtimit edhe ashtu të copëtuar e cunguar të Dardanisë.

Demonstratat, duhet të mbahen para muajt prill, duke i quar mesazhe të qarta dhe të vendosura institucioneve evro-amerikane se, shqiptarët e Dardanisë por, edhe i gjithë shqiptarisë, do të ngritën se bashku, në mbrojtje nga, riokupimi, poshtërimi, dhunimi dhe, gjenocidi i cili nuk ka të ndalur nga ana e Serbisë, tani, fatkeqësisht, edhe me “përkrahjen e Amerikës”.

Sinqerisht mendojë se, nuk do të ketë shqiptar, nëse vërtetë është shqiptar i cili do ta nënshkruajë formimin e një asociacioni një etnik pa njohje reciproke përmes të cilit Serbia synon që me një vetë-deklarim të atij asociacioni ku, pjesa me e pasur jo vetëm dardane por edhe evropiane, t’i bashkëngjitet, Serbisë.

Ju, do të me thoni se, Amerika iu garanton se kjo “nuk do të ndodhe”.

Si ndodhi okupimi i Abkazisë ukrainase, për të cilën kishte garancione ndërkombëtare, me kusht që Ukraina mos të ketë koka bërthamore në pajtim që mos të sulmohet nga Rusia. Çka ndodhi në vitin 2014 dhe çka po ndodhë sot?

Posaçërisht kur kemi të bëjmë me shtete sllave, Rusi- Serbi, të cilët kurrë nuk iu kanë përmbajtur marrëveshjeve duke e zbatuar të njëjtën taktikë ushtarake të tokës së djegur.

Unë, iu drejtova Presidentit Biden, dhe jo vetëm unë por edhe shumë të tjerë qe, si njohës dhe përkrahës i Dardanisë që nga koha kur ishte Senator, i cili vërtetë kishte qëndrime të cilat, për fatkeqësinë tonë, nuk i kanë të nominuarit e sotëm të Amerikës, i kërkuam të përdorë autoritetin e tij Kushtetues dhe ta ndërpres një ndërhyrje të këtillë e cila, po qe se, largqoftë realizohet, do ta keni një konflikt afatgjatë deri në pa mbarim.

Rreziku i një lufte të potenciale të Tretë Botërore, në ketë rajon, e qe është edhe intencë e Rusisë, potencialisht është e mundur sepse, jemi në udhëkryqin e interesave gjeopolitike botërore, kulturore, historike, religjioze dhe më kryesorja, pasuritë mbi dhe nëntokësore, arsyet pse kanë ndodhur dhe ndodhen edhe sot këto konflikte më fatalitet.

Zotëri, ky presion është i papranueshëm jo vetëm nga Kryeministri por edhe nga populli shqiptar i Republikës së Dardanisë.

Hafiz Shala

Neë York

28 janat 2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat