Opozita në Uashington, pas lutjeve të mëngjesit, sadopak do kthehet e pa mëkat

Opinione

Opozita në Uashington, pas lutjeve të mëngjesit, sadopak do kthehet e pa mëkat

Nga: Dedë Preqi Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 10:39
Dedë Preqi

Bëhën plot 70 vjet, që kur ka filluar ceremoniali i këtij riti fetar në Ushington, përveçse ka karakter fetar, ky eveniment organizativ kohën e fundit ka marrë edhe karakter ndërkombëtar, që tubon përfaqësues nga gjitha vendet e botës pa dallim race dhe religjioni.

Lutjet e Mëngjesit, organizohen rregullisht në enjtën e parë të muajit shkurt të vitit, ku presidenti i SHBA-ve, i drejtohet të pranishmëve me fjalët e tij hyrëse dhe përshëndetëse dhe pastaj sipas rregullave fjalën e marrin edhe të tjerët, duke diskutuar për shumë çështje të rëndësishme e jetike në interes të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në Lutjet e Mëngjesit, bëhët e mundur zakonisht me ftesë të veçantë nga organizatorët dhe këtu nuk do të thotë se të ftuarit duhet të jenë vetëm njerez të politikës, por mund të jenë edhe njerëz tjerë të fushave të ndryshme.

Kjo ngjarje është e njohur edhe në Kosovë, edhe kur ishte gjallë presidenti historik dr.Ibrahim Rugova, ishte i ftuari më i veçantë i kësaj ceremonie, i cili kishte marrë pjesë disa herë në këto lutje tradicionale dhe lutjet e tij kurrë nuk i shkonin huç, sepse presidenti Rugova, i lutej Zotit dhe Amerikës, vetëm për paqë dhe populli i Kosovës, të fitojë lirinë dhe shtetin e vet demokratik.

Si çdo herë tjetër edhe këtë vit Kosova, merr pjesë në këtë ceremoni tradicionale të njohur të Lutjeve të Mëngjesit, që përfaqësohet këtë herë më shumë nga opozita e Kosovës, me çrast nuk ka gjë të keqe, ku marrin pjesë edhe ish dy-kryeministrat e vendit, por edhe disa deputet opozitar dhe një deputet nga qeveria, që do të thotë se shuma nuk e përcakton në këtë rast rëndësinë, por më rëndësi është vetëm pjesëmarrja si Kosovë.

Përveç pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit, përfaqësuesit e Kosovës, kanë njoftuar se do të takojnë edhe bashkë atdhetarët e tyre që jetojnë në Amerikë, poashtu do të takojnë edhe miqë të dashur amerikan, por dashtë zoti të takojnë ata më të mirët, që Kosovën, ta shpëtojnë edhe këtë herë nga nga grackat që ka përgaditë Serbia e egër ndaj Kosovës.

Opozita e Kosovës, kohëve të fundit po e viziton koxho shpesh Amerikën, por Lutjet e Mëngjesit, janë diçka e veçantë, që nuk u shihet për të madhe, në rend të parë duhet të konsiderojmë se njeriu që merr pjesë në këto lutje, bëhët sikur do të lirohet nga mëkatet, apo ndonjë mundim i keq shpirtëror, në kuptimin e higjenës psikologjike, që i kaplon shpeshherë njerëzit nga pasojat që i lë urrejtja.

Është interesant se, Amerikën, tani e kemi afër, mirëpo më herët kur shkonim në këtë vend, si përfaqësues të Kosovës, do duhej të parapërgaditemi, apo ta bëjmë kuvend apo marrëveshje me njëri-tjetrin, dhe në një mënyrë që të kordinohemi për qëllimet tona shtetërore e nacionale, sepse ne shqiptarët jemi të mbështetur nga ky popull dhe ky vend, prandaj edhe kërkohet një bashkërenditje e synimeve dhe nevojave tona, por jo edhe në kuptimin e përmbushjeve të ambicjeve partiake dhe individuale, për biseda e meditime.

Mund të shtrohet pyetja se, çysh e marrin punën tonë SHBA-të, që sa herë përfaqësuesit nga Kosova, nëse sëcili shkon në Amerikë, për të shfaqur dëshirat dhe interesat e veta pa ndonjë kordinim me qeverinë dhe shtetin, dhe ndër të tjera, shpeshherë duke i ngushtuar miqtë tanë me thash e thënme, duke folur për njëri-tjetrin, sidomos kohën e fundit, që opozita nuk po e kursen fjalorin e pa kontrolluar dhe të pa matur, kundër kryeministrit dhe qeverisë Kurti.

Edhe në këto çaste të vështira ku po ballafaqohet Kosova me Serbinë, për shumë çështje dhe çështjen e Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës, opozita vetëm gjenë vegëza për të kritikuar dhe kundërshtuar proceset dhe larminë e ngjarjeve të një qeverisje të kujdesshme të drejtuar nga urtësia dhe politika e kryeministrit Kurti, dhe karshi Serbisë, e cila nuk lë guri pa e rrotulluar dhe nuk lë lidhje nga vende të ndryshme pa e nuhatur, që ta zhbëjë shtetin e Kosovës.

Me siguri se të gjitha këto përshtypje të mira apo të këqija i kanë parasysh SHBA-të, edhe nëse opozita kosovare në Uashington, nga Lutjet e Mengjesit, ka marrë ndonjë këshillë të mirë, ka marrë përparim e forcë jetësore, plotësi vlerash dhe sa do pak, kjo opozitë do kthehet e pa mëkat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat