Kush (s)është në anën e Dardanisë

Opinione

Kush (s)është në anën e Dardanisë

Nga: Hafiz Shala Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 17:27
Autori Hafiz Shala

Antony Blinken, lavdëron Vuçiqin, Daçiqi takohet me Derek Shollet, Cristopher Hill, i kërkon falje Vuçiqit për bombardimin e NATO-s ndaj Serbisë, Gabriel Escobar, kërcënon: Nese nuk e bëni Zajednicën, e bëjmë ne?!

Shefi i Qeverisë Amerikane, Antony Blinken, zyrtarishtë i drejton falënderimet ndaj Vuçiqit për “angazhimin konstruktiv” në bisedimet me ekipin e SHBA-së dhe BE-së gjatë vizitës në Serbi për “intensifikimin e dialogut” në arritjen e një marrëveshjeje.

Njëherit, përmes Twiterit thotë se e ka falënderuar Viçiqin edhe për “hapjen ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, i cili është hap i qëlluar për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë. Pra, Vuçiqi në këtë rast po na del “paqësor”, ndërsa, në letrën zyrtare dërguar po të njëjtit para sa kohë, në nje pjesë të asaj letre, me stilolaps i shkruan se duhet ta njeh Dardaninë (Kosovën), sadopak shpresë-dhenëse, sikur mos të ishte Serbia në pyetje.

Ndërsa, Derek Chollet, shprehet se ishte një takim i shkëlqyer me ministrin e punëve të jashtme Daçiq duke e riafirmuar marrëdheniet e kahershme miqësore, duke i dhenë përkrahje Serbisë në bashkëpunim “për promovimin e paqës dhe sigurisë në rajon”. Edhe kjo shpresë-dhenëse, po mos të ishte Serbia në pyetje.

Kurse, në anën tjetër, ajo qe ka qenë shokuese, tronditëse e pa imagjinueshme dhe e papranueshme, ishte, shprehja e keqardhjes Vuçiqit nga ambadadori Cristopher Hill, këtij pjesëmarrësi në krimet ndaj shqiptarëve, tani vazhdues i denjë i politikave të Millosheviqit, rreth bombardimit të NATO-s ndaj Serbisë, deklaratë e cila i ka goditë në zemër edhe ashtu të thyer të gjithë atyre që i kanë humbur të dashurit e tyre, me theks të veçant të atyre të cilët për 24 vite i presin 1600 mbetje mortore në varrezat masive diku nëpër Serbi, për të cilat më së miri e dinë vend-ndodhjen e tyre Vuçiqi si minister i (dez)informatave ne kohën e Millosheviqit.

Pra, “na paska qenë gabim” sipas Cristopher Hill, të cilën vetëm shkaktarët e hollokaustit të kohës së Hitlerit mund të deklaronin një gjë të tillë, në vend se t’i kërkonte Vuçiqit ta bëjë të kundërtën, t’i kërkojë falje popullit të Dardanisë ashtu siç bëri Gjermania pas 75 viteve të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa para sa dite Kancelari Olaf Sholc, në një takim të gjerë, përseri i kërkojë falje popullit dhe Qeverisë izraelite.

Fatëkeqësisht, Serbia, as si shtet e as si popull nuk janë të mentalitetit të tillë, pasi populli serb në sondazhet e fundit, 80% të tyre, u deklaruan pro Rusisë e kundër Evropës. Ose, Anglia me rastin e dorëzimit të Hong Kongut autoriteteve kineze në mënyrë civilizuese e gjentlemene.

Zotëri, nuk jemi aq naiv se vërtetë kësiherit iu duhet ndihma e Qeverisë Kurti për të arritur një marrëveshje që është e mirëseardhur në interes jo vetem të dyja palëve, por edhe rajonit në tërësi.

Qeveria Amerikane, po e bënë të pamundurën që, duke i bërë favore Serbisë, ta shkëpus nga Rusia dhe ta kthejë kah Evropa, respektivisht përëndimi.

Por, nje pyetje shumë korrekte me arsye se, pse, edhe pse keni “uzdajë” shpresë tek populli shqiptar që të iu “ndihmojë”, ama, nuk po mundemi dhe shumë vështirë të kuptohet se, në asnjë rast dhe asnjë moment, nuk ia that Vuçiqit që të pendohet për krime duke ia bërë me dije se edhe ky ishte pjesë e asaj lufte të tmerrshme ku ushtrohej gjenocid.

Sekretari Blinken, lavderon Vuqiqin, të cilin, nga agresori e shndërron në paqësor. Si mund të kapërdihet kjo?

Për cilën sjellje paqësore flet zoti Blinken dhe stafi i tijë diplomatik për Vuçiqin dhe kabinetin e tij dhe të qeverisë së tij, i cili, permes grupeve terroristo-kriminale, dhe atyre bandave ruso-serbe Ëagner, e provokuan një konflikt si formë shantazhi për të rritur pazarin në bisedime, e që ia arriti duke imponuar kërkesa anti shtetërore, anti kushtetuese e anti ligjore ndaj shtetit sovran të Dardanisë, në hovin e luftimit të krimit, kontrabandës, trafikimit të të gjitha llojeve në pjesën veriore, nën preteksin se, “serbët në veri janë të rrezikuar”. Dhe kjo teori, ua shpëlau trurin udheheqjes qeveritare amerikane.

Pyetje e thjeshtë: Pse Asociacion një-etnik me kompetenca të një pushteti të tretë, kur serbet nuk janë të rrezikuar. Analizoni ju lutem se sa janë të “rrezikuara” të drejtat e serbëve në veri apo, më shumë janë të rrezikuar shqiptarët sot në veri, për të cilët askush nuk bën fjalë e lëre më, kthimin e të shpërngulurve me dhunë të cilet jetojnë me qira në pjesën jugore sikur të ishin emigrantë, por në shtetin e tyre.

E, shqiptarët në Dardaninë Lindore ndaj të cilëve ushtrohet segregacion i vërtetë, pse anashkalohen, vetëm se janë shqiptarë.

A nuk është inkurajim ndaj Serbisë dhe Vuçiqit i cili po i rritë pazarët-kërkesat e pa imagjinueshme.

Tani, e vetmja zgjidhje, me e lehtë, më e lirë dhe më e mundshme për diplomacinë amerikane është, presion ndaj viktimës e cila ende hasë në gjurmet e gjakut nëpër vendet dhe lokale ku janë bërë krime e masakra të ushtruara dhe gjenocid e që, këta zotëri asnjëherë nuk qenë në gjendje t’i ia thënë troç Vuçiqit për t’ia ulë kokën dhe të pranojë realitetin se Dardania është shtet sovran dhe i pavarur, për e cila ka të drejt ta shtrijë sovranitetin në tërë teritorin e saj.

Dorën në zemer, të gjithë këta publikisht ia kanë kërkuar Vuçiqit njohjen por, të njëjtën kohë, ai, publikisht e zyrtarisht deklarohet se, kurrë nuk do ta njoh Dardaninë (Kosovën).

Në fund të ditës, fjala dhe kërkesat e Vuçiqit po realizohen përmes gënjeshtrave të tij që 12 vite, duke krijuar teatër politik në Parlamentin serb për t’u “qarë” para udhëheqësve amerikanë se në çfarë veshtirësirësi po has gjatë tentimit dhe “angazhimit tij për paqe”.

Zotëri, në veriun e Mitrovicës, perkohësisht e keni shuar flakën por jo edhe zjarrin. Prushi aktiv ka mbetur aty dhe nga ai prush mund të ndizet flaka edhe më gjithë-përfshirëse.

Është duke u zhvilluar një presion inekuivalent ndaj kryeministrit Kurti karshi Vuçiqit deri të diktatet dhe urdhërat ne forma dhe metoda diktatoriale të cilat nuk i përkasin demokracisë amerikane, deri të pregatitja e skenarëve alla Richard Grenel të largimit të tij nga posti i Kryeministrit, me ndihmen e pa rezervë të opozitës e cila ishte në pushtet kur u sollën të gjitha këto vendime të dëmshme për shtetin dhe ardhemërinë e tij.

Kryeministri Kurti, po të sillej me manirët e opozitës e cila, primare e kanë pushtetin e jo shtetin, ky thjesht ka mundur të thotë para Parlamentit se, unë, nuk jam nënshkrues i këtyre marrëveshjeve prandaj, unë dua ta degjoj Amerikën sikur po trumbeton opozita por, thjesht ka mundur ta pranojë dhe të vazhdojë të qeveris pa brenga, duke mos e qarë kokën për shtetin.

Ai, pra Kryeministri, tentoi të shpjegojë rrezikun e themelimit të kësaj ngrehine në të ardhmen duke e pasur parasysh shtetin serb dhe apetitet e pashuara ekspanzioniste.

Opozita gjoja “e ftuar zyrtarisht” në Uashington DC, për Lutjet e Mëngjesit të cilet, praktikisht paralajmëruan për gatishmërinë që ata do të nënshkruajnë çfarëdo marrëveshje, gjoja për t’i ruajtur marrëdheniet me SHBA-të, vetëm që të vijnë në pushtet.

Ne që jetojmë në Amerikë një kohë te gjatë, e dijmë si shkojnë këto lojra por, në Dardani i shesin si shumë serioze e që, në fakt kjo ishte një paraqitje e tyre falso, përmes fotove dhe takimeve lokale, pa e patur mundësinë që të jenë prezent në sallën ku mbaheshin lutjet por, në një sallë tjetër duke i shikuar ato permes televizionit sikur e gjithë bota.

Sipas disa informatave që po qarkullojnë, Ekipi negociator, po do të arrijë një lloj “balanci” duke i larguar ata të padëgjueshmit, në ketë rast, “kryministrin”, ndërsa në anën e Listës serbe në veri, duke i larguar po thuajse një numër të ish udhëheqësish të vjetër, duke i sjell “disa të rinj” po të njëjtës parti, gjithashtu, edhe në kuadër të LVV-së, të sillet një përson tjetër por, kur i shikon arritjet në këtë aspekt në mes këtyre dy subjekteve, Lista serbe i kreu detyrat edhe pas të gjithë atyre veprimeve terroriste duke i amnestuar që të gjithë bile, edhe duke kërkuar që të kthehen në vendet e tyre të punës pas vetëlargimit në shenjë të mosrespektimit të institucioneve të Dardanisë, të shpëtojnë pa asnjë therr në këmbë, që është sukses për ta dhe Vuçiqin.

Me këtë rast, pa kurrëfar analize të veprimeve të Listës serbe si jesë e grupeve terroristo-kriminale, amnistohen dhe favorizohen bashk me pakicën serbe në veri, që po ia arrijnë qellimit për formimin e Asociacionit, duke e rrezikuar skajshëm funksionimin e shtetit, njëherit duke e rrezikuar paqen dhe sigurinë afatgjate pa marrë parasysh “garancionet” që pretendon t’i jap Evropa dhe Amerika, qe krahasuar me ato garancionet që dikur iu janë dhënë në marrëveshjen Ukrainë-Rusi, e cila siç po shihet përfundoi me katastrofë.

Një gjë dua qe ta them publikisht si opinion përsonal bazuar në qëndrimin stoik e të pa luhatur të Kryeministrit Albin Kurti në krye të Qeverisë së Dardanisë se, në historinë tonë kombëtare, që nga Hasan Prishtina e deri sot, një udheheqës shqiptar më i vendosur, i dijeshem, i guximshëm i hapur dhe i drejtëpërdrejtë ndaj miqve e armiqve, në mbrotje të atdheut dhe kombit, deri sot nuk e kemi pasur.

E përkrah, mburrem dhe e përgëzojë, për qendrimin e tij stoik si burrështetas.

Mos të harrojmë një gjë. Me vizionin, sensin dhe njohurit e tij politike, e qiti në shesh, politikën shoveniste serbe, politikën raciste evropiane dhe, politikën herë herë labile, e të luhatshme amerikane ndaj mikut të tyre, shqiptarëve, karshi Serbisë dhe Evropës.

Kjo, do të na kushtojë, me territor, me paqe fragjile dhe me një ardhmëri të zymtë.

Garancionet e supërfuqive, shpeshherë, nuk kanë funksionar ndaj të fortit.

I vetmi garancion për shtetin e Dardanisë është që, të zhvillohet ekonomikisht, të përgatitet ushtarakisht dhe, nëse të gjitha këto nuk garantojnë siguri, atëherë, vetëm bashkimi i shqiptarëve në një shtet, do ta sigurojë paqen jo vetëm për shqiptarë, por dhe të rajonit.

Në të vërtetë, kjo ide, gjithmonë e ka frikësuar Serbinë e ka brengosur Evropën.

Prandaj, ajo, Evropa, po na e dhuron karrotën e majmunit, Asociacionin e cila, duhet ta ketë të qartë se, Asociacioni një-etnik i ndanë komunitetet e nuk i bashkon.

Atëhere, pse shkojmë theqafesh në ketë drejtim. Gabimi është historik dhe me pasoja të një konflikti të përjetshëm në mes të këtyre dy shteteve siç ka ndodhur me shekuj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat