Nata e tmerrit

Opinione

Nata e tmerrit

Nga: MSc. Agim Aliçkaj Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 19:00
Autori MSc. Agim Aliçkaj

Nata e 3-4 Shkurtit të vitit 2000, bandat serbe të organizuara nga Beogradi, kanë hyrë nëpër shtëpitë dhe banesat e shqiptarëve në veri të Mitrovicës, kanë pushkatuar 10 civil shqiptarë, pesë gra e pesë burra, mes tyre fëmiun 13 vjeçar Nderim Ahmeti, kanë plagosur me armë zjarri 25 civilë dhe kanë keqtrajtuar fizikisht në mënyrën më mizore 93 civilë shqiptarë. Kjo natë me të drejtë u quajt “nata e tmerrit”.

Mijëra shqiptarë u shpërngulën me forcë nga shtëpitë e tyre për të spastruar etnikisht pjesën veriore të Kosovës. Edhe sot e kësaj dite ata nuk lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre.

Kriminelët serbë e bënë këtë masakër para syve të paqeruajtësve, KFOR-it francez dhe policisë së UNMIK-ut.

Të njëjtët kriminelë veprojnë edhe sot në veri të Kosovës, të përforcuar me banditët e Wagnerit rus, nga kryekrimineli Vuçiq. Ata po terrorizojnë edhe pjesëtarët e pakicës serbe për të frikësuar dhe parandaluar përfshirjen e tyre në shtetin demokratik të Kosovës.

Për çudi, në vend se të kërkojnë çmontimin e strukturave kriminale serbe dhe dënimin e banditëve, mediatorët dhe diplomatët perëndimorë si Borrell, Lajçak, Hill dhe Escobar, po përpiqen për ti legalizuar dhe shpërblyer kriminelët me asociacion të pastër etnik serb. Me të drejtë ky quhet “Wagner asociacion”.

Serbia shoviniste, raciste, fashiste dhe hegjemoniste duhet dënuar për gjenocid ndaj shiptarëve.

Si shqiptarë jemi të habitur dhe të frikësuar. Si amerikanë dhe evropianë, ne jemi të indinjuar dhe të zemëruar nga kjo padrejtësi e hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat