Mëkatarët e këtij shekulli njerëzor serbët dhe rusët

Opinione

Mëkatarët e këtij shekulli njerëzor serbët dhe rusët

Nga: Dedë Preqi Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 13:36
Dedë Preqi

Dikush do të thoshte se, pse rusët dhe serbët janë më mëkatarët e këtij shekulli, përgjegjia është e thjeshtë, të cilën edhe fëmijët e vegjël do e japin përgjigjen e duhur, sepse po shkatërrohen e ndrydhën edhe ëndërrat e tyre dhe nëse do të japim një përgjigje tjetër, do të ishte pakëz më e çuditshme se, pse njeriu i cili beson në zot, sëcili në format e veta dhe në librat e shenjta thuhet, përveç tjerash edhe që t’a duam njëri-tjetrin, e të mos abuzojmë me jetërat e të tjerëve, ruset dhe serbët e bëjnë të kundërtën, duke vrarë dhe duke masakruar edhe të pafajshëm në emër të zotit!...

Në Luftën e fundit të vitit 1999, në Kosovë, të cilën e shkakëtoi regjimi i Millosheviqit, ushtarët, policët dhe paramilitarët e Serbisë, janë bekuar nga priftërinjët ortodoks serb në Kishat ortodokse serbe në Kosovë dhe Serbi, që të masakrojnë dhe të vrasin sa më shumë shqiptarë, që të njëjtën gjë e bëjnë edhe priftat ortodoks rus, me ushtarët dhe paramilitarët rus, që i dërgojnë të luftojnë kundër një populli të pa fajshëm të Ukrainës.

Pra, sëcili njeri, mund të jetë i përkushtuar religjionit të vet, por jo në këtë formë, duke menduar se e gjenë vetvetën dhe gjuhën me të cilën shprehet, duke komunikuar me krijuesin e tij, të cilit i beson, ndërsa në të kundërtën, duke e mashtruar atë, duke iu lutur të veprojë keq dhe në emër të Tij, kundër pjesës tjetër njerëzore, kjo nuk figuron në asnjë libër të shenjtë, siq veprojnë rusët dhe serbët ndaj popujve të tjerë, që nuk i përkasin këtij nacioni.

Shumë herë njeriu, me vetëdije dhe pa vetëdije është zhytur në botën mëkatare, dhe për këtë arsye duhet të jetë i dyshimtë në vetëvetën, sepse ekziston ajo bota e mbrendshme që nuk e lë të qetë, sidomos kur u paraqitet në ëndërr zëri i fëmijëve dhe britmat e tyre, apo sekreti i fshehur në shpirtin e vet, duke e sjellë atë si një iluzion në kokën e tij, i cili mund të lehtësohet në një mënyrë, me një kërkim falje, por jo edhe të pastrohet nga krimet e bëra.

Derisa njeriu mëkatar, i cili është i zhytur në mëkate të thella, dhe i cili e dinë edhe vet se po dallon nga të tjerët dhe vazhdon përsëri në këtë mënyrë trajnimin e vet, pa e pranuar gabimin apo krimin, duke kërkue falje para zotit dhe njeriut, atëherë ky njeri nuk shkëputët nga e kaluara e tij mëkatare dhe kriminale, por e dyfishon keqbërjen dhe e mashtron zotin dhe tempullin e tij, të cilit ia zgurdullon sytë natë e ditë, për ta nxjerrë nga skëterra.

Sëcili njeri i ka fshehtësitë e veta të jetës, të cilat janë të ndërlidhura me botën fizike dhe atë shpirtërore, të cilat ndikojnë edhe në formimin e mentalitetit njerëzor dhe njeriu për ti realizuar detyrat e veta në jetë, duhet vetëvetës t‘ia paraqet kushtet dhe për çdo dyshim të mundshëm duhet të merr guxim të thotë: “Falëm o zot, se jam, apo nuk jam i vetëdishëm për mëkatët e mija“dhe një shembëll konkret, „Na falni ju o njerëz(shqiptarë), se mëkatët tona ndaj jush janë të rënda“, ndoshta edhe të pa falshme.

Dhe në këtë mënyrë, jo që do heqën mëkatët, dhe jo që do gjenerohet gjithë ai gjak shqiptari që është derdhur sikur lumenj gjaku, dhe jo që do kthehën gjithë ata që u flijuan për lirinë dhe demokracinë e tokës së Kosovës, por së paku mund të lehtësohen dhimbjet, dhe mund të lehtësohet situata dhe afrohet një marrëveshje paqësore ndërnjerëzore.

Djallëzija shpirtërore mund të trashëgohet dhe mund të bëhët “ pjellë» e trashëguar, nëse prindi u thotë fëmijëve të vet, mos luani me fëmijët e komunitetit serb, sepse kohën e fundit dhe më herët, baballarët e tyre kanë vrarë e masakruar me qindra e mija shqiptarë të pa fajshëm. Ose, të njëjtat fjalë do i thotë edhe një familje serbe fëmijëve të vet, mos luani me fëmijët shqiptarë, sepse prindërit e tyre kanë qenë me uniformën e UçK-së, dhe ata kanë vrarë baballarët tuaj.

në këtë mënyrë shtohet djallëzija e cila e nxitë mëkatin te fëmijët, por edhe te të rriturit, që deri dje ishim fqinjë me njëri-tjetrin, duke jetuar së bashku shqiptarë e serb dhe të tjerë bashkë në një Kosovë të përbashkët, dhe pas një lufte të mllefshme dhe plot urrejtje në mes njëri-tjetrit, përsëri duhet të jetojmë në një shtet të përbashkët që nuk mund të ketë tjetër emër, vetëm Republika e Kosovës.

Formimi i Asociacionit një etnik serb, ka pasoja të pa riparueshme, dhe kjo nuk është zgjidhje përfundimtare, por formula e zgjidhjes përfundimtare është vetëm filozofija e paqës ndërnjerëzore, e cila do ti mbante në harmoni dhe në bashkëjetesë gjitha komunitetet që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.

Pse komuniteti serb në Kosovë, i cili është komuniteti më i priveligjuar në këtë vend, që as në Serbi, nuk do e kishin pasë ndonjëherë, në vend që të jetë optimist në jetën dhe në vendin ku jetojnë e veprojnë, ky komunitet bëhët i bezdishëm dhe madje sjelljet i ka kriminale e terroriste, sepse në kokën e tij diktohen vetëm gjërat negative që ua gatuan Vuçiqi, dhe pasojat e shoqërojnë në këtë mënyrë, duke mos gjetë qetësi dhe jetë normale.

Ka njerëz të këtij komuniteti që dukën se janë realista, por në të vërtetë janë të zbraztë, me pak ngrohtësi e shpresa njerëzore, sepse nuk guxojnë të shprehen të lirë dhe të flasin para opinionit, sepse munden edhe të pësojnë, apo të ua djegin makinat dhe të tjera nga vetë komunitetit serb, prandaj buzëqeshjen e tyre nuk e heton lehtë dhe nuk e dinë se a është urrejtëse, apo gazmore, dhe disa njerëz të tjerë angazhohen në jetën e tyre, që ia vlenë vetëm të jetojnë të qetë e të lirë, të kenë me ngranë e me pi, dhe nuk u intreseson fare politika.

Ajo që e dallon njeriun për të keq, janë veprat e kqija, të cilat nuk kanë karakte njerëzor dhe e bëjnë të dallohet nga rrethi shoqëror, dhe ëndërrat i mbesin të pa realizuara, nëse bëhët pre e politikës diskriminuese dhe djallëzore, e cila e nxitë deri te krimi me dashje dhe pa dashje.

Pastrimi i mëkatit të krimit në mes serbëve dhe shqiptarëve nuk mund të bëhet lehtë, por mund të zbutët urrejtja në një mënyrë, duke kërkuar serbët falje publike shqiptarëve, për gjitha krimet dhe të bëmat e fundit dhe gjatë gjithë historisë, të shkakëtuara qëllimisht nga kriminaliteti serb, të cilët e kanë planifikuar krimin gjithëherë ndaj shqiptarëve.

Edhe pse krimi është mëkati më i rëndë njerëzor, kupa djallëzore që është e mbushur me urrejtje mund të zbutet, sepse jeta duhet të vazhdojë me ritmin e vet, e cila ka për piksynim harmoninë dhe paqën ndërnjerëzore. Nëse duhet ti besojmë kësaj formule, nuk mund të jetë tjetër, pos ç’farë është vizioni në mes dy popujve me një urrejtje shumë të vjetër, e cila deri sot nuk ka sjellë asgjë të favorshme mbi fatin e asnjërit popull.

Mëtutje, zëdhënësit e zellshëm të zhurmës dhe të diktatit nga qendra e Beogradit, në krye me Vuçiqin, të cilët po angazhohen duke krijuar barikada dhe pengesa tjera kundër shtetit të pavarur të Kosovës, dhe në fund e dëshirojnë Asociacionin një etnik serb, që kanë të vetmin qëllim, lëkundjen dhe zhbërjen e Pavarësisë së Kosovës, që mund të jetë edhe shkatërrim i pozitës së popullit serb, bashkë me interesat e tyre, me çrast synimi i tyre është i pa qëndrueshëm dhe jo legjitim.

Dhe përfundimi, se çka mund ti afrojë tjetër kohës tonë kjo situatë, janë vetëm përpjekjet për të krijuar platforma të reja, larg konfrontimëve dhe luftënxitjeve, të cilat nuk e favorizojnë asnjërën palë, vetëm nëpërmjet marrëveshjeve paqësore, mund të krijohet bërthama e shëndoshë, që në mbrendinë e saj reflekton lirija dhe barazija e gjithë popujve të Kosovës, në një shtet të përbashkët, duke i shijuar rrezet e lirisë dhe demokracisë njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat