Kosova e Kurtit, nuk është më Kosova e Dr.Hotit !

Opinione

Kosova e Kurtit, nuk është më Kosova e Dr.Hotit !

Nga: Fatmir Bajraj Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 18:32
Fatmir Bajraj

Egocentrizmi ka mposhtur Kosovacentrizmin, ky është "fati" !

Tanimë kemi ndërruar pozicionët me Serbinë, ngase me Kryemnistrin Kurti dhe diskursin sovranist dhe anti-paternalist, kemi "fituar" në integritet e dinjitet nacional, pra duke respektuar vetën kemi "detyruar" të tjerët t'na "respektojnë", madje përveq patrnerëve, detyrimisht po n'a "respektojnë" edhe armiqtë tanë...!

Dhe krejt kjo, me humbje "t'parëndësishme" për vendin tonë, që i bije ; "I'a vlenë barra daren":

Humbëm partnerët tanë jetik e strategjik n'krye me Amerikën, sponzor të lirisë sonë, dhe i'a lam n'derë armikut tonë shekullor, Serbisë shoveniste !

Humbëm sovranitetin n'veri të Kosovës, por zhveshëm hipokrizinë e "regjimëve të vjetra" dhe ish partnerëve tanë euro-perëndimor n'krye me Amerikën, se atje kinse kemi nevojë për legjitimitet qytetarë dhe legalitet kushtetues &  shtetëror, jo përkundrazi...!

Si rezultat :

Shpallëm Hero edhe kriminelin serb, ma të egër të Veriut të Kosovës, vrasësin dhe ekzekutorin e mbi 30 qytetarëve shqiptarë, Kapon e "Rojave të Urës", Oliver Ivanoviqin duke befasur edhe vet Vuqiqin, dhe kjo ishte poenta !

Kemi "thjeshtësuar & reduktuar" problemin me Serbinë dhe n'tavolinën e Dialogut, nuk kemi më Marrëveshjën finale për njohje, por kemi Marrëvshje kalimtare normalizimi me ZAJEDNICËN në qendër...!

Neve jemi Sovranistë dhe s'jemi paternalistë, zatën s'kemi nëvojë për njohje nga Serbia, sikurse nuk kemi nevojë t'na njohin as 5 vendet mosnjohëse të BE-së dhe as integrimi në BE, NATO dhe anëtarësimi në organizata nderkombëtare, përfshi OKB-në.

P.S

Tani e gjithë beteja politike e Kryemnistrit Kurti, është kapitalizimi i këtyre "suksesëve" spektakolare dhe ambalazhimi i tyre me petkun populist, në mënyrë që të jenë sa më të përtypshme dhe t'gëlltitshme për turmat pa tru, por më fyt & gërmaz që t'përbinë të gjallë.

Urra !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat