Padrejtësitë e kohës..!

Opinione

Padrejtësitë e kohës..!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 13:11
Ismail Muqiqi

Radio – Televizioni i Prishtinës ishte mediumi më afirmativë dhe më i besueshëm nga audienca, përkatësisht nga qytetarët e Kosovës dhe nga të gjithë shqiptarët ku jetonin. Ai medium i cili u krijua me shumë vështirësi nga ish politika komuniste përkatësisht nga organet më të larta në ish Jugosllavi të cilat e monitoronin në vazhdimësi jetën politike dhe kulturore në Kosovë gjithmonë hezituan që shqiptarëve t'u jepen mundësi dhe hapësirë kreative për ta zhvilluar kulturën dhe informimin në interes të Kosovës.

Ish Radio – Televizioni i Prishtinës qysh në vitin 1974 krijuan bërthamën e intelektualëve, gazetarëve, redaktorëve, regjisorëve të cilët ua patën lakmi edhe qendrat tjera Radiodifuzive në Ballkan e më gjerë. Ky medium ishte tribunë informative përmes të cilit rinia e Kosovës, klasa punëtore e atëhershme, studentët dhe gjithë spektri u inspiruan përmes politikës editoriale e cila si platformë kishte: edukimin, dhe emancipimin e gjeneratës së re, si dhe zhvillimin e vetëdijes përmes shkollimit të mirëfillte të nxënësve dhe studentëve e gjithmonë duke dhënë mesazhe për ruajtjen e vlerave kombëtare.

RTP dhe gazetarët e saj gjatë demostratave të vitit 1981 dhanë kontribut të jashtëzakonshëm duke u sfiduar në rrethana dramatike të politikës me qëllim që këto ngjarje të mbesin në historinë e popullit shqiptar si procese në avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Periudha në të cilën punojë Radio – Televizioni i Prishtinës ishte periudha më dramatike dhe sfiduese për gazetarët e asaj kohe. Kështu protestat e studentëve, e minatorëve dhe e gjithë klasës punëtore kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës nga ana e Serbisë gazetarët redaktorët dhe i gjithë stafi informativë i qëndruan besnikë kauzës dhe kërkesave të popullit.  

Kush e shkeli mundin e punëtorëve të RTP-së?!... 

As Serbia nuk arriti ta ndalë fjalën e lirë dhe misionin e gazetarit, përmes masave të dhunshme që i aplikoj pas suprimimit të autonomisë të Kosovës. Të dhënat tregojnë se vetëm përmes aspektit të diferencimit ideopolitikë nga ky medium gjatë këtyre rrjedhave politike u diferencuan më se 130 gazetarë, redaktorë, regjisorë dhe kuadro të shkolluara dhe të përgatitura në aspektin profesional. Menjëherë pas lufte politika e instaluar e cila jo që i përkrahu vlerat intelektuale por gazetarëve dhe redaktorëve që kishin emër ua mbylli dyert duke i lënë në mëshirën e familjeve të tyre.

Kështu duke i shkelur vlerat e atij mediumi ish politika bashkë me organet e UNMIK-ut e improvizuan të ashtuquajturin Radio – Televizioni e Kosovës, i cili asnjëherë nuk arriti të bëhet as televizion lokal i ndonjë Komune të vogël. Padrejtësitë ndaj punëtorëve të RTP-së nuk u ndalen. Kështu përpos që punëtorët mbetën rrugëve pa punë dhe të ardhura personale, atyre ju morën dhe ju uzurpuan pronat – objektet, e infrastrukturës dhe asetet tjera të cilat ishin pronë legjitime të punëtorëve.

Sot ne objektet e  ish RTP-se janë vendosur bizneset e ndryshme portale dhe mediume private të cilat paguajnë qera por ato mjete asnjëherë nuk ju ndanë punëtorëve të ish RTP-së. Kjo është pa drejtësia dhe shkelja ma flagrante e të drejtave të njeriut, në bazë të ligjeve dhe konventave ndërkombëtare. Mjerimi dhe turpi nuk kanë fund edhe pas 23 viteve punëtorët e RTP-së nuk gëzojnë asnjë të drejtë elementare si qytetarë të Republikës të Kosovës. Ne realizimin e 20% te shitjes te pronave te RTP-se.

Kjo është turp dhe mëkat për institucionet që e varrosen ish mediumin e RTP-së, me prapavi dhe qëllime të këqija për të krijuar një të ashtuquajtur televizion [RTK] me qëllim të instalimit të njerëzve nga politika, nga familjarët e tyre, nga miqë dhe farefisë për interesat partiake dhe grupore. Se qfarë mediumi ka krijuar ish politika tregon më së miri niveli i cilësisë programore, editoriale. Kemi edhe shumë për të thënë por: për mëkatet që ju bënë punëtorëve të RTP-së nga ana e atyre që vendosën për fatin e njerëzve me vlera. Koha do të tregojë se ata duhet të brengosën për fatin dhe shëndetin mentalë të familjareve dhe pasardhësve të tyre.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat