Kushtrimi përbashkues i Adem Jasharit

Opinione

Kushtrimi përbashkues i Adem Jasharit

Nga: Ramiz Spahiu Më: 6 mars 2023 Në ora: 15:22
Ramiz Spahiu

Duke luftuar me sëpate e pushkë, duke renë heroikisht për te mbrojtur pragun e shtëpisë, nderin dhe lirin e atdheut, burrat e Prekazit përgjatë shekullit te kaluar historisë sonë i shtuan shumë faqe të lavdishme. Historia e shkruar me gjak, besnikërisht edukoj brezat, dhe secili brez nxori në skenë heronjtë e vet.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare identifikohet me kryetrimin Adem Jashari qe zuri vend nderi në piedestalin e historisë tonë kombëtare. Heroizmi, trimëria, dhe gatishmëria për sakrificë e bën atë te pashembullt në historinë tonë çlirimtare. Përkushtimi dhe sakrifica e Adem Jasharit për liri është rast unikat në botën e qytetëruar.

Personaliteti i kryetrimit dhe kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari do të zë vend në psikologjinë ushtarake shqiptare dhe filozofinë tonë edukative. Shkenca jonë edukologjike duhet ta studiojë figurën dhe personalitetin heroik të Adem Jasharit, tiparet dhe aftësitë e tij ushtarake, përkushtimin deri në vetëflijim. Në personalitetin e tij zinin vend: trimëria, karakteri i fortë, dashuria për atdhe, krenaria kombëtare, shkathtësia e përdorimit të armëve dhe mbi të gjitha gatishmëria për sakrificë. Adem Jashari posedonte ato tipare që i karakterizonin njerëzit e pazakonshëm. Gatishmëria për sakrificë e gjendur në shpirtin e tij të madh është e pashpjegueshme, ndoshta hyjnore.

Duke sakrifikuar gjithçka pati, Adem Jashari u be kushtrimi përbashkues i luftës për liri. Dhe sot, me shumë se kurrë, ne ndërgjegjen ton shtet ndërtuese, le te trokas porosia edukative e sakrificës sublime dhe kushtrimi përbashkues i Adem Jasharit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat