Diplomaci pro serbe e pro ruse kundër Kosovës?

Opinione

Diplomaci pro serbe e pro ruse kundër Kosovës?

Nga: Rexhep Torte Më: 21 mars 2023 Në ora: 17:22
Autori Rexhep Torte

Marrëveshja në Ohër do të ishte serioze vetëm nëse Serbia i pranonte krimet e kryera në Kosovë, e tregonte vendodhjen e varrezave masive në Serbi, ku janë varrosur shqiptarët e vrarë e të masakruar në Kosovë për t’i mbuluar Serbia krimet e kryera, vetën nëse Serbia e zbardhën fatin e tëpagjeturve dhe vetëm nëse Serbia do t’i paguante reparacionet e dëmeve të agresionit gjenocidal në Kosovë.

SHBA-të dhe Presidenti Joe Biden, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, Keshilltari i lartë i DASH Chollet Derek, i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, BE-ja, KE-ja, PE-ja dhe pro serbët e pro rusët Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, le të mendojnë njëherë se, çfarë qëndrimi do të kishin ndaj Serbisë gjenocidale, po qe se Serbia gjenocidale krimet që i kreu në Kosovë, t’i kishte kryer ndaj ndaj familjeve të të sipër theksuarve, apo ndaj popujve të tyre?!

Është turpëruese për SHBA-të dhe Be-në që për dialogun Kosovë-Sëebi ku në njërën anë kemi Serbinë agresore gjenocidale hegjemoniste dhe në anën tjetër kemi Kosovën viktimë, tashmë 11 vite Kosovës dhe shqiptarëve po ju bëhet një padrejtësi e madhe autoktone e kombëtare, vetëm se Serbia dhe Rusia gjenocidale e hegjemoniste kanë aspirata territoriale ndaj Kosovës autoktone shqiptare.

Është rast i pa pa precedent që të favorizohet Serbia gjenocidale dhe hegjemoniste dhe të kushtëzohet Kosova paqedashëse dhe viktimë.

Nuk mund të quhet marrëveshje serioze dhe e mirfilltë asnjë dokumnent ku nuk është vënë nënshkrimi palëve pjesëmarrëse.

Për shkak të Aleksandër Vuçiqit, nazeqarit dhe të ladruarit nga SHBA-të dhe BE-ja, edhe në takimin e 18 marsit në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndëmjetësimin euro-amerikan, mbeti pa u nënshkruar Marrëveshja dhe Aneksi zbatues i Planit franko-gjerman ngjashëm sikurse edhe në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Kjo sjellje e Aleksandër Vuçiqit, në vend që të ndëshkohet siç u paralajmërua nga SHBA-të dhe BE-ja, se kjo Marrëveshje franko-gjermane dhe ky Aneks zbatimi do të jenë “mere ose lene”, u kalua heshtazi për t’i dhënë alibi Alerksandër Vuçiqit të deklarojë se, “unë as në Bruksesl e as në Ohër nuk nënshkruajta asnjë dokument, dhe se për dakordësinë gojore të marrëveshjes, do të kujdeset BE-ja”, tregon për kurthin tradhtues diplomatik që SHBA-të dhe BE-ja e realizuan ndaj Kosovës.

Albin Kurti po i korrigjon tradhtitë e budallakitë e Hashim Thaçit dhe të Isa Mustafës

Veprimin që e kryen një budalla, nuk mund ta përmirësojnë një mijë të mençur, thotë shprehja filozofike popullore shqiptare.

Kështu ndodhi me tradhtarët e budallenjtë tanë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, të cilët si kryenegociatorë të Kosovës nënshkruan në Bruksel Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për zbatimin e së cilës këmbëngulin tani fuqishëm SHBA-të dhe BE-ja, e që tani i ka mbetur si prush në dorë Albin Kurtit.

Albin Kurti dhe Kosova në takimin e 18 marsit në Ohër ishin të vetmuar, sepse kundër tyre ishte komplet diplomacia pro serbe e pro ruse e SHBA-ve e udhëhequr nga Antony Blinken, Chollet Derek dhe Gabriel Escobar, si edhe nga diplomacia pro serbe e pro ruse e BE-së e udhëhequr nga Joserh Borell dhe Miroslav Lajçak.

Është për t’u habitur sesi në SHBA-të ku jetojnë miliona banorë intelektualë të zotë në të gjitha fushat e jetës, lejohet që në Depatamentin Amerikan të Shtetit të caktohen personalitete pro serbe e pro ruse si Antony Blinken, Chollet Derek dhe Gabriel Escobar.

Apo si paraardhësit e tyre pro serbë e pro rusë John Bolton, Matheë Palmer dhe Richard Grenell që sëbashku me Aleksandër Vuçiqin, Hashim Thaçin, Edi Ramën e Vlora Çitakun, në kohën kur Donald Trump ishte President i SHBA-ve, hartuan planin për copëtimin e Kosovës në favor të Serbisë gjenocidale, realizimin e të cilit e stopi Angela Merkel-ish Kancelare e Gjermanisë.

Është për t’u habitur sesi në BE-në ku jtojnë miliona banorë intelektualë të zotë në të gjitha fushat e jetës, të lejohet që pro serbi e pro rusi Josep Borell-të jetë Shef për Politikë të Jastme dhe Siguri i BE-së, dhe pro serbi e pro rusi Miroslav Lajçak të jetë emisar në dialogun Kosovcë-Serbi.

Apo si paraardhësit e tyre Ketrin Eshton, Frederika Mogherini dhe Johanes Hahn, të cilët në dialogun Kosovë-Serbi në vazhdimësi e mbanin anën e Serbisë gjenocidale.

Kosova dhe Albin Kurti në këtë takim të rëndësishëm nuk e kishin as mbështetjen e opozitës së Kosovës PDK, LDK, e cila në vazhdimësi po e shantazhon Kosovën dhe Qeverinë e Albin Kurtit me të vetmin synim që kjo opozitë tradhtare, të vjen sërish në pushtet, jo për të mire të Kosovës, por për t’i mbulusr tradhtitë, vëllavrasjet për pushtet, hajnitë dhe korrupsionet multi milionëshe, që kjo opozitë i ka kryer në Kosovë.

Urrejtja e opozitës së Kosovës PDK dhe LDK ndaj Albin Kurtit është e ngjashme me deklaratën e çetnikut serb Vojislav Sheshel, i cili ditë më pare deklaroi se, “Amerika do ta largojë Albin Kurtin dhe do ta sjell Ramush Haradinajn”.

U shkel dinjiteti i dëshmorëve dhe i mijëra e mijëra të masakruarve e të dhunuarve të pafajshëm

Takimi në Ohër dëshmoi se SHBA-të për interesa të tyre në kuptimin “më afër gusha se fusha” nuk e kanë fare problem të shkelin mbi demokracinë të cilën thonë se e proklamojnë dhe e mbrojnë.

Demokracia nënkupton të drejtën njerëzore për të jetuar të lirë dhe me dinjitet dhe për t’i ndëshkuar shtetet dhe e popujt që nxisin luftëra për të okupuar popuj dhe troje të huaja.

Nuk mund të arrihet marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë gjenocidale dhe Kosovës viktimë, pa e ndëshkuar Serbinë gjenocidale.

Nuk mund të arrihet marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pa i pranuar Serbia gjenocidale krimet agresionit gjenocidal në Kosovë në vitet 1998/99.

Ku ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë e masakruan afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëem, në mesin e tyre edheë 1500 ëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Ku mijëra e mijëra ashqiptarë autoktonë e të pafajshëm vranë dhe u masakruan në Kosovë dhe u transportuan e u varrosën në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e luftës.

Ku u dhunuan shtazërisht 20 mijë femra autoktone shqiptare. Ku nga shtëpitë shqiptare në Kosovë u rrëmbyen 1643, fati I të cilëve ende nuk është zbardhur. Ku Kosova u bë shkrumb e hi dhe më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë u detyruan ntë marrin rrigën e eksodit.

Ku Serbia i mohon tërë këto krime të krera në Kosovë dhe ku refuzon t’i paguajë reparacionet e dëmeve të agresionit gjenocidal në Kosovë.

SHBA, Presidenti Joe Biden dhe BE-ja s’duhet të lejojnë që të amnistohet Serbia gjenocidale

Respekti dhe dinjiteti ndaj viktimave të pafajshme nga gjenocidi i Serbisë në Kosovë mund tëtë mbrohet dhe respektohet vetën duke e ndëshkuar rrëndë Serbinë agresore gjenocidale si kryerëse e krimeve në Kosovë, e jo të lejohet që Serbia gjenocidsale t’i mbulojë krimet e kryera në Kosovë, ose të shfajësohet dhe amnistohet për krimet makabëre të kryera në Kosovë.

Në Aneksin e zbatimit të Planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thuhet se pas realizimit të këtij Plani për Kosovën dhe Serbinë do të ketë përfitime të mëdha financiare nëpërmjet investimeve.

Hartuesit e këtij Aneksi të zbatimit të Planit franko-gjerman, qëllimisht nuk e kanë menduar fare se fajësia për krimet e luftës nuk mund të blihet as me para dhe as me investime.

Serbia agresore gjenocidale mbi bazën e fajesisë për krimet e kryera në Kosovë domosdo duhet të ndëshkohet dhe sanksioneohet me ashpësinë më të madhe.

Kosova dhe shqiptarët e Kosovës tashmë 30 vite janë duke jetuar me paratë që i dërgon mërgata shqiptare, dhe nuk do të pranojnë kurrë të amnistohet Serbia gjenocidale për krimet e kryera në Kosovë përmes invetimeve dhe ndihmës financiare që po premtohet nga SHBA-të dhe BE-ja .

Joe Biden-Presidenti i SHBA-ve, me heshtjen re tij totale lidhur me të drejtën e Kosovës karshi Aneksit të zbatimit të Planit frako-gjerman, dhe me tolerimin që ia dha Departamentit Amerikan të Shtetit me në krye Antony Blinken, Chollet Derek dhe Gabriel Escobar që t’ia imponojnë Kosovës viktimë themelimin e Asociacionit serb me kompetenca ekzekutive, si edhe esterritorialitetin dhe drejtimin e Kishës Orthodokse serbe nga Beogradi, i zhgënjeu rëndë Kosovën dhe mbarë shqiptarët.

Kosova me të gjitha mjetet do ta mbrojë pavarësinë dhe integritetin e saj territorial

Pritshmëritë e Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve bazuar në presionet ndaj të drejtës së Kosovës që ushtruan SHBA-të dhe BE-ja nëpërmjhet diplomatëve të tyre pro serbë dhe pro rusë janë minimale.

Planin franko-gjerman e presin sfida të shumta në realizimin e tij. Sfida e parë është Serbia gjenocidale e kriminelit Aleksandër Vuçiq, e cila u tolerua të mos e nënskruajë këtë marrëveshje as në Bruksel dhe as në Ohër, dhe mbi këtë bazë mospëfillëse dhe lazdruese Serbia gjenocidale do të shabtazhojë edhe në të ardhmen.

Sfida e dytë është Kosova dhe Qeveria e Albin Kurtit, e cila me argumente të shumta bindëse nuk të lejojë themelimin e Asociacionit të komunave serbë sipas ambicjeve të Serbisë dhe Rusisë gjenocidale.

Sfida e tretë do të jetë mosdakordimi i Kosovès dhe i Qeverisè së Albin Kurtit që të lejohet eksterritorialiteti dhe drejtimin e Kishës Orthodokse Serbe në Kosovë nga Beogradi.

Kosova duhet urgjentisht ta themelojë Kishën Orthodokse Autoqefale të Kosovës, me çka do ta parandalojë hegjemoninë kishtare serbë në Kosovë.

Naim Miftari-ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, me plot të drejtë dhe dashamirësi, ditë më parë iu dejtua Albin Kurtit-Kryeministrit të Kosovës, Vjosa Osmanit-Presidentes të Kosovës dhe Glauk Konjufcës- Kryeparlamentarit të Kosovës, me kërkesën “ Uluni me opozitën dhe pakicat e tjera jo serbe në Kosovë, dhe anuloni në Parlament marrëveshjet e Hashim Thaçt e të Isa Mustafës, sepse Asociacioni nuk është miratuar në Serbi.

Sidomos anuloni Marrëveshjen e vitiit 2008 të PDK-LDK me numër 03/21039 që ju jep kishave e mnastireve serbe në 43 zona ekstra territore me mbi 2256 hektarë tokë, pas Zajednicës do të jenë edhe 43 republika tjera serbe në Koovë”, thotë Naim Miftari.

Kosova urgjentisht duhet t’i psditën në Gjykatën pë Krimet e Luftës në Hagë kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorët e ngushtë të ish kriminelit Sllobodan Millosheviq për të cilë ekzistojnë dëshmi të shumta.

Kosova urgjentisht duhet ta paditën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë Serbinë agresore gjenocidale pë gjenocidin e kryer në Kosovë, për çka ekzistojnë mijëra e mijëra dëshmi dhe fakte.

A mos edhe për shfuqizimin në parlamentin e Kosovës të këtyre marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën duhet t’i pyesim Serbinë gjenocidale dhe ndërkombëtarët ?!

A mos edhe për paditë ndaj kriminelëve Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, duhet t’i pyesim Serbinë gjenocidale dhe ndërkombëtarët ?!

A mos edhe për padinë ndaj Serbisë gjenocidale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duhet t’i pyesim Serbinë gjenocidale dhe ndërkombëtarët ?!

Plani Franko-gjerman nuk është gjë tjetër veçse një manovër diplomatike feranko -gjermane për me thënë se ja po bëjmë diçka për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Pa u zëvendësuar Joseph Borell, Miroslav Lajçak, Antony Blinken, Chollet Derek dhe Gabriel Edcobar me perdona përgjegjës, korrektë, të paanshëm dhe dinjitozë, gjidhje të drejtë dhe afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë.

Nga kjo situatë Kosova dhe mbarë shqiptarët do të jenë të detyruar ta destabilizojnë Sebinë dhe Ballkanin, sepe shqiptarët janë kombi më autokton dhe më paqedashës në Ballkan, por nga padrejtësitë që po u bëhen edhe te shqiptarët ka ardhur pika e vlimit dhe fundi i durimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat