34 vite nga suprimimi i autonomisë së Kosovës

Opinione

34 vite nga suprimimi i autonomisë së Kosovës

Nga: Hafiz Shala Më: 24 mars 2023 Në ora: 12:45
Autori Hafiz Shala

Serbia ndaj shqiptarëve ka pasur dhe vazhdon të ketë dy qëllime kryesore:

Grabitjen e pasurisë së sajë dhe zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët.

Sot 34 vjet më parë, me 23 mars 1989, Serbia më fuqinë tankeve të ushtrisë jugosllave dhe arrogancën terroriste të policisë, e suprimoi autonominë e Kosovës e cila ishte e garantuar me Kushtetutën e vitit 1974 me të cilën shqiptarët e kishin fituar statusin e lartë politik e juridik deri atëherë në kuadër të federatës jugosllave, si shumicë absolute, një autonomi të lartë dhe statusin e njësisë federale, njësoj si njësitë thera përbërëse të sajë, por, jo edhe në vetëvendosje.

Ishte vërë gjendje e jashtëzakonshme pas grevave të minatorëve dhe protestave masive të shqiptarëve në mbrojtje të kushtetutëmerisë.

Prandaj, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës i cili nga 190 deputet, 10 nga ata nuk e votuan e të cilët ishin: Riza Lluka, Melihate Tërmkolli, Shkelzen Gusinja, Ukë Bytyqi, Sadik Zuka, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Bajrm Buçani, Mehdi Uka dhe Avdi Berisha. Të gjithë këta Deputetë të nderuar, nuk e di a janë ende gjallë por, sidoqoftë, meritojnë respekt e përkujtim për një veprim heroik në ato rrethana të cilët ishin të gatshëm edhe të sakrifikohen. Dy delegatë kanë abstenuar ndërsa 25-30 kanë munguar në seancë.

Në demostarat e atij viti, u vranë mbi 30 qytetarë kryesisht të moshës rinore.

Prandaj, kur sot jemi në vlugun e bisedimeve me Serbinë, duhet gjithnjë ta kemi në mendje se, ajo po e vazhdon me lojërat e saj që, t’i shmanget, të gjej “arsyet” e saj si gjithmonë me gënjeshtra dhe mashtrime, por kësaj radhe i ka teshë turjela në gozhdë sepse, u zbulua lakuriq.

Prandaj, Serbia mbetet ajo siç ishte nga Nemanjiqet, Karagjorgjeviqet, Rankoviqet, Millosheviqet tani edhe nga Vuçiqi, të frymëzuar nga, Garashaninet, Andriqet, Qosiqet, Çubrilloviqet në krye me kishën serbe e cila ka ndikim rrënjësor në politikën serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat