Me Bashën PD ishte e bashkuar, ajo duhet të forcohet, dhe ja kush nuk duhet e as nuk mund t’i bashkohet më asaj?!

Opinione

Me Bashën PD ishte e bashkuar, ajo duhet të forcohet, dhe ja kush nuk duhet e as nuk mund t’i bashkohet më asaj?!

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 23 maj 2023 Në ora: 08:10
Skënder Sadri Kapiti

Partia Demokratike e Shqipërisë është ajo institucionalja të cilën e njeh ligji, demokracia, kushtetuta, shteti dhe aleatët strategjik të shqiptarëve SHBA dhe BE.

Partia Demokratike është e bashkuar, ajo është aset i cmuar kombëtar por që kërkon domosdo forcim dhe konsolidim.

Dhe forcimin e konsolidimin PD-së e bën Vetting-u politik, liberalizimi ,hapja dhe transparenca , liria dhe barazia për të zhvilluar talentin dhe aftrtësinë, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, respektimi i statutit dhe ligjit, proamerikanizmi dhe patriotizmi real.

Ndërsa pjesa e dytë e asaj që them në këtë tituill shkrimi se kush nuk duhet të jenë antarë të PD-së, është pikërisht ajo të cilën e kërkon demokracia dhe VETTING-u.

Dhe ata që nuk duhet të jenë në Partinë Demokratike janë korrupsioni dhe të korruptuarit; të shpalluri “non grata” nga SHBA; janë ishkomunistët e devotshëm dhe që kanë pasur karrierë e që i kanë shërbyer regjimit komunist; nuk mund të jenë më në Partinë Demokratike ishspiunët e regjimit komunist dhe as ata të cilët organiziuan sulmin e dhunshëm kundër Selisë së Partisë Demokratike me 8 Janar 2022; nuk mund të jenë as ata që përhapin frymë antiSHBA, sepse SHBA-të janë partner jetik i PD dhe i shqiptarëve.

Dhe pyetja në fund vjen vetëvetishëm , se a nuk ishte Kryetari Lulzim Basha ai i cili në krye të PD-së arriti një rezultat spektakolar në vitin 2021 pavarësisht se kundër tij komplotoi e gjithë e vjetra politike dhee korrupsioni; dhe a nuk është po Basha ai i cili i kishte vënë vetes si detyrë për të bërë Vetting-un politik në PD, pikërisht këto që duhet e që janë domosdoshmëri; DHE A NUK ËSHTË SOT LULZIM BASHA POLITIKANI I CILI ËSHTË DHE PARTNERI POLITIK MË I BESUESHËM NGA SHBA?Dhe a nuk është Basha ai të cilin e sulmojnë dhe kundër të cilit shpifin dhe intrigojnë i gjithë korrupsioni politik i politikës së vjetë dhe Trekëndëshi i Bermudës. Prandaj Basha duhet të rikthet përsëri dhe të marrë drejtimin e PD-së për të vazhduar atë që nisi dhe që është e duhura për PD-në për të ardhur ajo në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat