Kombi, në udhëkryqin e politikës ditore!

Opinione

Kombi, në udhëkryqin e politikës ditore!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 23 maj 2023 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Pse, çdo herë kur jemi n’rrugëtim (si pjesë e ndarë e kombit), kah kombi, bjen një kashtë e dalin gjashtë, pastaj tollovitet shumëçka?

Historikisht dihet se të gjitha kryengritjet tona për çlirimin e kombit u shuan me gjak! Pra u derdh gjak gjeneratash për të mbërri në këtë pikë pushimi ku jemi sot. Të gjitha këto vuajtje, sikur u harruan nga naiviteti i sojit tonë, sëmundja kolektive, dhe vetëkënaqësia individuale. Mjafton vetëm pakëz pasuri personale për secilin prej nesh, që kjo të përdoret si temjan dehës. Kur do të shkelmohet ky egoizëm personal i cili tenton të gropoj dhunshëm bashkimin e kombit?

Guximi në politikën gjithëshqiptare drejtë ardhmërisë është n’rrugë qorre, sepse grupet e politikës, reflaktojnë kah ai personazhi neutral në fushën e mejdanit! Duket sikur asgjë nuk mbetet në memorien tonë, nga trashëgimia e të pa vdekshmëve për shqiptarinë. Ata e kishin trimërinë dhe guximin që të shprehen haptas për bashkimin tonë kombëtar, edhe atëherë kur gjendja gjeopolitike ishte qindra herë më keqe se sa që është sot! Ata nuk u ndalën, deri sa u shkrinë për këtë vend të shqiptarisë, ata i falën edhe jetën ardhmërisë.

Për fatin tonë të keq, përherë kishim shqipëfolës të mbrapshtë, të cilët me vetëdije ose naivitet, u futën nën tutelën e veprimeve antishqiptare të armikut! Lakmia personale ishte karrem i përshtatshëm, për të urtue shqipfolësin shkurtpamës, në të kundërtën do të përballeshin me dhunën, burgun dhe terrorin e pa parë! Kjo meny përzgjedhëse që të afronte armiku ishte strategji vrastare ndaj ndjenjës liridashëse të kombit. Kjo dhunë, përherë e gjente “arsyetimin” edhe për të akuzue një popull të tanë. Ndërsa për arenën ndërkombtare tingëllonte një simfoni e qetë për veshin e Europës plakë, “se këta njerëz janë ata që trazojnë lirinë e rajonit!

Kjo mendësi e ç’mendur pinte ujë, dhe e keqja vazhdonte pa më të voglën ndërprerje. Pse jemi kaq harrestar për të gjitha këto krime, kur dihet se shqiptarët patriot, ishin për bashkimin e kombit! Fjalët, përherë i mori era, sepse pas fjalëve nuk erdhën veprat e përbashkëta për të brumos idenë e mbijetesës kombëtare , qoftë edhe në perspektivë! Të mençurin nuk e pengon sugjerimi për diçka të mirë dhe me vlerë, ai këtë e ç’mon, por përkrahja i jep krah dhe ai fluturon. Kjo sëmundje e mos rrespektit ndaj njëri tjetrit, dominon përmbrenda farës tonë, ngase ndëgjegjja për kombin nuk avancohet bashkarisht!

Pra, padrejtësitë e politikës gjenocidiale pansllave, edhe sot mundohen të përbihen nga politika globale, me shpresën se nesër do të bëhet më mirë. Sot ndëgjohen edhe këto akuza personale; Albini s’paska forcë me bë diçka drejtë bashkimit kombëtar, Edi Rama bashkëpunuaka me Aleksandër Vuçiqin, grupet politike gjithëshqiptare (pa dallim), vetëm fusin rruaza n’pe, dhe presin, që edhe këtë punë t’a bëjë Amerika!

Kjo ndodhë sepse politikani shqiptarë shkrihet vetëm përpara mendjemadhësinë së vetë, ai s’ka nevojë të lodhet për të ardhmen e kombit. Mjafton e ardhmja e tij personale!
Bashkarisht nuk shkon asgjë përpara, mjafton të krenohemi me të vdekurit që shkuan për komb dhe shtet! Metaforë me bisht për Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha viset e shqiptarisë, duke mos i harruar edhe intelektualët e shumtë që kemi, mbrenda dhe jashtë shteteve tona shqiptare! Të gjithë pa dallim, koten dhe presin që shkopi magjik i ndonjërit kryeministër të rregullojë problemet e gjithë kombit! Bashkimi i kombit nuk është mirë që të përmbytet nga friga se Kosova n’a qenka tjetërsue kombëtarisht!

Ky është trishtimi i rradhës, në të cilin trishtim jemi kacavjerrë sikurse ata lakuriqët e natës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat