Basha të rikthehet! Me Bashën PD ishte dhe bëhEt më e fortë dhe e bashkuar, dhe ja kush nuk mund t’i bashkohet më asaj

Opinione

Basha të rikthehet! Me Bashën PD ishte dhe bëhEt më e fortë dhe e bashkuar, dhe ja kush nuk mund t’i bashkohet më asaj

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 24 maj 2023 Në ora: 07:55
Skënder Sadri Kapiti

Pas shpalljes së Berishës non grata nga SHBA, intuitivisht dhe logjikshëm Bashës i duhej dhënë të drejtë dhe mbështetje për misionin dhe për vizionin e tij si dhe për atë që ai përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së; dhe Basha duhet të rikthehet sepse ai për vendimmarrjet e tij dhe me këtë vendim për atë që ai përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së gjë të cilën ai e ka bërë për interesin e përgjithshëm dhe atë publik, për Vetting-un dhe clirimin e PD-së nga e vjetra dhe korrupsioni, për ta larguar Ramën nga pushteti, për cmontimin e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe për cmontimi e sistemit të korrupsionit dhe ndarjen e Shqipërisë nga tranzicioni, si edhe për besnikëri e respekt ndaj aleatit të madh të shqiptarëve, SHBA-ve.

OK dhe pro të cilave janë të gjithë demoktatët e vërtetë, demokracia, antikorrupsioni dhe e gjithë opozita publike që kërkojnë ndryshimin.

Demokratët dhe populli opozitar tashmë pas zgjedhjeve vendore te 14 Majit 2023 besoj se e kanë mëse të qartë se pa Vetting-un, pa pastrimin e pa ndarjen e Partisë Demokratike nga e shkuara , nga korrupsioni, nga ishfunksionarë të komunizmit, nga ishagjentet e spiunët e sigururimit të shtetit dhe nga të shpallurit “non grata”, PD nuk vjen në pushtet.

Dhe prandaj duhet mbështetur Reformatori Basha I cili ndërmori gjithcka për ndryshimin dhe për të sjellë PD-në në pushtet.

Kjo do të ishte mirë sepse ndryshimi në Shqipëri do ishte mirë edhe për Kosovën , pasi koha po nxjerr në dritë fakte tronditëse të asaj se si gjithë politika e Tiranës, pra edhe kjo e tranzicionit jo vetëm se nuk ka bërë gjë për Kosovën por e paska penguar atë dhe e madje paska qenë edhe e dëmshme e kundër saj.

Prandaj Basha duhet të rikthehet në krye të PD-së .

Partia Demokratike është e bashkuar, ajo është aset i cmuar kombëtar por që kërkon domosdo forcim dhe konsolidim.

Dhe forcimin e konsolidimin PD-së e bën Vetting-u politik, liberalizimi ,hapja dhe transparenca , liria dhe barazia për të zhvilluar talentin dhe aftësinë, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, respektimi i statutit dhe ligjit, proamerikanizmi dhe patriotizmi real.

Ndërsa pjesa e dytë e asaj që them në këtë titull shkrimi se kush nuk duhet të jenë antarë të PD-së, është pikërisht ajo të cilën e kërkon demokracia, patriotizmi dhe VETTING-u.

Dhe ata që nuk duhet të jenë në Partinë Demokratike janë korrupsioni dhe të korruptuarit; të shpalluri “non grata” nga SHBA; janë ishkomunistët e devotshëm dhe që kanë pasur karrierë e që i kanë shërbyer regjimit komunist; nuk mund të jenë më në Partinë Demokratike ishspiunët e regjimit komunist dhe as ata të cilët organiziuan sulmin e dhunshëm kundër Selisë së Partisë Demokratike me 8 Janar 2022; nuk mund të jenë as ata që përhapin frymë antiSHBA, sepse SHBA-të janë partner jetik i PD dhe i shqiptarëve.

Dhe pyetja në fund vjen vetëvetishëm , se a nuk ishte Kryetari Lulzim Basha ai i cili në krye të PD-së arriti një rezultat spektakolar në vitin 2021 pavarësisht se kundër tij komplotoi e gjithë e vjetra politike dhe korrupsioni; dhe a nuk është po Basha ai i cili i kishte vënë vetes si detyrë për të bërë Vetting-un politik në PD, pikërisht këto që duhet e që janë domosdoshmëri; DHE A NUK ËSHTË SOT LULZIM BASHA POLITIKANI I CILI ËSHTË DHE PARTNERI POLITIK MË I BESUESHËM NGA SHBA?Dhe a nuk është Basha ai të cilin e sulmojnë dhe kundër të cilit shpifin dhe intrigojnë i gjithë korrupsioni politik i politikës së vjetë dhe Trekëndëshi i Bermudës.

Prandaj Basha duhet të rikthet përsëri dhe të marrë drejtimin e PD-së për të vazhduar atë që nisi dhe që është e duhura për PD-në për të ardhur ajo në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat