SHBA, BE, NATO, mos lejoni që në shekullin e 21 Serbia të bëhet hegjemoni

Opinione

SHBA, BE, NATO, mos lejoni që në shekullin e 21 Serbia të bëhet hegjemoni

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 15:30
Autori Rexhep Torte

Zgjidhja e nyjës në dialogun Kosovë-Serbi është që, Serbisë gjenocidale t’i thuhet troç se në Kosovë ka kryer gjenocid, e jo të lejohet që Serbia t’i mashtrojë SHBA-të, BE-në dhe KNATO-n, se e në Kosovë nuk ka kryer gjenocid.

Serbët edhe sot në shekullin e 21, kanë mbetur me të njëjtën egërsi që nga shekull i 6-të kur erdhën nga Karpatet në Ballkan si hordhi.

Të rikujtojmë se Serbia gjenocidale në fund të shekullit të 20-të kreu katër luftëra gjenocidale në Ballkan, atë në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës, me doktrinën e ish kriminelit Sllobodan Millosheviq, se kufijtë e Serbisë në Ballkan duhet të shtrihen deri ku jeton edhe një serb i vetëm.

Serbia në këto luftëra gjenocidale, vrau dhe masakroi dhjetëra mijëra njerëz të pafajshëm, dhunoi dhjetëra mijëra femra të pafajshme, dëboi miliona njerëz të pafajshëm, dhe shkaktoi dëme të pallogaritshme materiale.

Serbia gjenocidale këto luftëra në fund të shekullit të 20-të i humbi trupërisht, dhe sot në fillim shekullin të 21, edhe pse ardhacakë në Ballkan, në vend që të pendohet e reformohet, ajo e udhëhequr nga kriminlet Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorë të ngushtë të ish kriminelit Sllobodan Millosheviq, sërish po i kërcënon Kosovën dhe Ballkanin.

Serbia e egër dhe serbët egërsira të ushqyera me shekuj me gjakun e shqiptarëve, edhe sotme protesta të dhunshme, me kërcënime, me banda të armatosura kriminale ilegale dhe me agjentë serbë e rusë, synojnë ta shkëpusin Veriun e Kosovës synojnë ta shkëpusin Malin e Zi, dhe nëpërmjet “Ballkani i Hapur”, ta krijojnë Serbinë e Madhe dhe ta sjellin Rusinë e Madhe në Ballkan.

Plani i Franko-Gjerman, dhe çfarëdo plani tjetër pa këtë qasje reale, janë të destinuar të dështojnë, sepse Serbia e kupton vetëm gjuhën e sanksioneve, të forcës, e jo investimet dhe përkëdheljet

SHBA-të dhe BE-ja dhe NATO do te dështojnë për ta ndarë Serbinë nga Rusia, sepse një gjë të tillë nuk do ta bëjë kurrë Serbia për arsye se Serbia dhe Rusia kanë vëllazëri shekullore të një gjaku, të një morali, të një karakteri dhe të një feje Ortodokse Serbe e Ruse luftënxitëse.

Nuk mund të arrihet normalizim i marrëdhënieve Kosovë-Serbi me politikën dhe strategjinë diplomatike të gabuar pro serbe të Antony Blinkenit, Derek Cholletit, Gabriel Escobarit, Christopher Hillit dhe Jefrey Hovenierit nga SHBA-të, si edhe me politikën pro Serbe të Joseph Borellit dhe Miroslav Lajçakut nga BE-ja

SHBA-të dhe BE, kanë kuadro diplomatike cilësore korrekte, konstruktive, më kreative dhe të zgjuara, të cilat mund t’i zëvendësojnë këta diplomatë kokëfortë dhe të gabuar.

SHBA dhe BE duhet ta kuptojnë se egërsira serbi nuk edukohet, zbutet e reformohet me investime, përkëdhelje dhe tolerime.

Dialogu Kosovë-Serbi tashmë 11 vite po zhvillohet në mënyrë skandaloze e të shëmtuar.

Po t’i bëjmë një analizë këtij dialogu do të shohim se SHBA dhe BE janë të dështuara, ndërsa Serbia gjenocidale del fitimtare.

SHBA-të dhe BE-ja, pas agresionit gjenocidal të Rusisë gjenocidale ndaj Ukrainës sovrane, po i kërkojnë Serbisë që t’i vendosën sanksione Rusisë, por tashmë më shumë se një vit Serbia jo vetëm që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, por i ka forcuar edhe me shumë lidhjet e saj me Rusinë .

Serbia i ka forcuar marrëdhëniet e ngushta me Rusinë, edhe nëpërmjet protestave në Beograd në mbështetje të Rusisë, ku protestuesit serbë këndonin himnet e Serbisë dhe të Rusisë, ku protestuesit serbë mbanin në duar flamujt e Serbisë dhe të Rusisë, ku protestuesit serbë brohoritnin “Serbët dhe rusët janë vëllezër të një gjaku”, ”Ukraina është Rusi dhe Kosova është Serbi”, “Jo NATO” ëtj.

Serbia po mer investime të majme nga SHBA-të dhe BE-ja, duke realizuar edhe 60 përqind të shkëmbimit të saj tregtar me BE-në, dhe në të njëjtën kohë e ka futur mediumin TV propagandues të Rusisë në Beograd, ka hapur Zyrën e mercenarëve Wagner në Beograd për rekrutimin e serbëve për të luftuar kundër Ukrainës dhe për të sjellë mercenarë të Wagnerit në Serbi dhe në kufirin Kosovë-Serbi.

Serbia i ka intensifikuar edhe vizitat zyrtare në Moskë, duke e konsultuar Kremlinin për çdo qëndrim të saj ndaj SHBA-ve, BE-së NATO-s dhe Kosovës.

Antony Blinken i SHBA-ve dhe Joseph Borell i BE-së, ndaj të gjitha këtyre zhvillimeve po i mbyllin veshët e sytë për t’i bërë padrejtësitë ndaj Kosovës demokratike pro SHBA, pro BE dhe pro NATO.

Protestat e dhunshme në Veri të Kosovës i organizoi Beogradi dhe po ndëshkohet Kosova

Më 29 maj 2023 Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq dhe grupet e tij te armatosura kriminale ilegale, të ndihmuara edhe nga agjentët serbë e rusë të infiltruar në Veri të Kosovës, organizuan protesta të dhunshme në Zveçan, Zubin Porok dhe Leposaviq, kundër fillimit me punë të kryetarëve të porsa zgjedhur shqiptarë në këto tre qytete.

Në këto protesta të dhunshme u plagosën me armë, shok bomba, me shkopinj, gurë e tulla 30 ushtarë të NATO-KFOR-it, u kryen 21 sulme ndaj gazetarëve dhe sulme ndaj policisë së Kosovës.

Departamenti Amerikan i Shtetit, në vend që ta sanksionojë Serbinë organizatorë të këtyre protestave, e sanksionoi Kosovën me ndërprerjen e vizitave zyrtare në SHBA, me ndërprerjen e lobimit te shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe me largimin e FSK-së nga ushtrimet “Defender Europe 2023”.

Joeph Borrell-Shef për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, deklaroi se, “Kosova duhet të organizoje sa më parë zgjedhje të reja në Veri të Kosovës. Dhe ta themelojë Asociacionin e komunave më shumicë serbe, t’i pezullojë aksionet policore në Veri të Kosovës. Kryetarët e rinj shqiptarë në katër komunat e Kosovës t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte alternative, e jo në ndërtesat ekzistuese komunale. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative”, tha Joseph Borrell.

Çuditërisht as Departamenti Amerikan i Shtetit me në krye Antony Blinkenin dhe as BE-ja me në krye Joseph Borrellin, nuk e kritikuan dhe nuk e, sanksionuan, Serbinë gjenocidale që i organizoi këto protesta të dhunshme.

SHBA dhe BE, nuk e sanksionuan me asgjë dhe nuk kërkuan nga Serbia që t’i shuajë strukturat paralele, grupet armatosura kriminale ilegale serbe dhe agjenturat e instaluara serbe dhe ruse në Veri të Kosovës, që janë nxitësit dhe organizatorët e këtyre protestave të dhunshme serbe. Në Veri të Kosovës.

Në Veri të Kosovës nuk mund të ketë siguri dhe lëvizje të lirë pa zhbërjen e strukturave paralele serbe, pa zhbërjen e grupeve të armatosura kriminale ilegale serbe dhe pa zhbërjen e agjenturave serbe dhe ruse në Veri të Kosovës.

Është paradoks që të kërkohen zgjedhje të reja në Veri të Kosovës, pa u zhbërë strukturat paralele serbe, pa u zhbërë grupet e armatosura kriminale ilegale serbe, sepse pa u kryer këto zhbërje në Veri të Kosovës assesi nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Kërkesa e Serbisë gjenocidale që të largohet Policia e Kosovës nga Veriu i Kosovës, e që po pranohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga BE-ja, do të thotë legjitimim dhe stimulim të forcimit të bandave të armatosura kriminale serbe në Veri të Kosovës.

SHBA dhe BE gabojnë duke i pranuar kërkesat e Serbisë gjenocidale dhe të Listës Serbe kriminale, siç janë, “Të tërhiqet Policia e Kosovës nga komunat, të lirohen tërë të arrestuarit nga protestat, që kryetarët shqiptarë të mos punojnë në objekteve ekzistuese të komunave, që Policia Speciale e Kosovës të tërhiqet nga Veriu i Kosovës, që të themelohet Asociacioni serb në Kosovë, dhe të ndërpriten procedurat gjyqësore ndaj të gjithë të dyshuarit duke përfshirë edhe të arrestuarit e protestës”, deklaroi Lista Serbe më datë 2 qershor 2023.

Asociacioni serb në Kosovë, fitil i ndezur për konflikte dhe hegjemoni serbe

Kërkesa e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe e BE-së që Kosova ta themelojë Asociacionin serb në Kosovë, do të thotë vetëvrasje për shtetin e Kosovës.

Këtë e dëshmuan edhe protestat e dhunshme serbe të 29 majit 2023 në Veri të Kosovës, se me themelimin eventual të Asociacionit serb në Kosovë, do t’i krijohet mundësia Serbisë gjenocidale që të kërkojë në mënyrë të ngjashme me protesta të dhunshme e me kërcënime edhe shkëputjen e Veriut të Kosovës dhe okupimin e minierave të Trepçës dhe të Liqenit të Ujmanit, të cilat janë në trojet denbabaden shqiptare dhe pa të cilat shteti i Kosovës nuk mund të funksionojë dhe jetojë si shtet normal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat