Jo “zajednicës”, jo dhe Eskobarit

Opinione

Jo “zajednicës”, jo dhe Eskobarit

Gani Qarri Nga Gani Qarri Më 7 qershor 2023 Në ora: 06:27
Gabriel Escobar

E nëse qenka kaq mirë dhe me rëndësi aq të madhe, të ketë asociacione një etnike me territor dhe kompetenca ekzekutive, për vetëm 3-4 % të pakicës serbe në Kosovë, atëherë pse të mos formohen asociacione të tilla edhe për shqiptarët dhe të tjerët edhe në Serbi, Mal të Zi, e veçanërisht në FYROM, ku mese 36-40 % e numrit të popullsisë, janë shqiptar etnik.

Zullumi thonë se këputet prej së trashuri,ndaj edhe shqiptarët unanimisht, duhet ti thonë jo zajednicës.

Serbisë, nuk iu kërkua nga BE as SHBA, që ta heqë Kosovën, nga preambula e kushtetutës serbe, nuk u kërkua nga Borelli, Lajçaku as Gabriel Eskonbari tërheqja e kriminelve dhe Milicisë fashiste serbe nga veeriu i Kosovës, nuk u kërkua as kthimi i serbëve lokal në institucionet e Kosovës, por për habi,nga të gjithë këta, madje edhe nga sekretari Blinken u kërkua tërheqja e Policisë së Kosovës, nga territori i shtetit tonë legjitim!

E pse pra u dashka medoemos që edhe opozita tradhtare, për interesa të Serbisë fashiste, ta denigrojë kaq mizorisht, me sulmet e saj aq të ulëta e perverse Qeverinë e Kosovës, në vend se si komb dhe popull i vogël që jemi, të unifikohemi të gjithë dhe ta mbrojmë bashkërisht shtetin tonë të ri, jo vetëm duke ua përkujtuar, por edhe duke ua kërkuar me po aq këmbëngulje sa Serbia, Eskobarit e Lajçakut dhe cilitdo emër tjetër, që pretendon në formimin e asociacionit një-etnik për një pakicë kaq të vogël numerike, si mini-minoriteti serb në Kosovë, që të njëjtin entitet, oponencë politike, territoriale dhe etnike, ta kenë patjetër edhe shqiptarët nën Serbi, në Mal të Zi , FYROM, e pse jo edhe shqiptaro-arvanitasit në Greqi dhe mese 8 milion shqiptarët në Turqi?!

Si ka mundësi që edhe pas çlirimit nga okupimi serb, Kosovës me apo pa dëshirën e saj, ti gllabërohen rreth e rrotull, tokat më jetike, edhe për zgjerimin e sipërfaqeve të kishave dhe manastireve, të vizatuara me dorë të lirë, që nga koha e regjimit okupator serb të kasapit Millosheviq, i cili edhe pjesët më atraktive të fushave dhe maleve më piktoreskë ku ishin vendosur objektet e rekreacionit për punëtorë dhe pushimoret për fëmijë, ua mbishkroi murgjëve me fustanella e mjekra të zeza, të cilët që sa vite, pengojnë edhe ndërtimin e një rruge të thjeshtë, që do ta lidhte Deçanin dhe Kosovën me Vuthajt dhe Plavën e Gucinë, si aortë jetike dhe lidhje mbijetese, për shqiptarët që jetojnë atje.

Pse kishat dhe manastiret shqiptare në Kosovë, edhe pas çlirimit nga Serbia, nuk u emëruan me ligj, të paktën si objekte fetare Bizantine, pasi që siç dihet, ato edhe u ndërtuan në kohën e sundimit të Perandorisë Bizantine, kur edhe shqiptarët i takonin fesë së krishterë, dhe deri vonë, i ruajtën vet, me aq përkushtim objektet e tyre të kultit dhe besimit, që tani pa asnjë të drejtë historike, kombëtare as faktike, po quhen serbe dhe bile po kërkohet edhe me marrëveshje ndërshtetërore me Serbinë, eksterritorialitet i gjerë i tyre?!

Athua kur dhe çfarë mëkatesh kaq të mëdha paska bërë Kosova jonë e vogël, që u dashka me patjetër, ta paguaj një çmim kaq të lartë, për ti shlyer gjithë këto dënime të rënda, si asnjë vend tjetër në rajon e më gjerë, me imponimin e entiteteve të shpifura, kurrë të paqena dhe fiktive, në truallin e saj shekullor, ku den baba den, kanë jetuar shqiptarët etnik, ndërsa serbët endacak, erdhën në shekullin VI-VII nga Karpatet ruse dhe pushtuan këto troje?!

Ku është arsyeja që para vuajtjeve të Kosovës, Edvin Kristaq Rama vazhdon të zgërdhihet pa fije turpi as ndjesie morale e njerëzore, me Vuçiqin në vend se si kryeministër i shtetit amë, ti ftojë të gjithë shqiptarët të bashkohen, për ngritjen e kërkesave të njëjta si serbët, para faktorit ndërkombëtar dhe ballafaqim vërtetë të denjë mbarëkombëtar, jo vetëm me Serbinë fashiste por edhe me “McGonigalët” amerikan si Christopher Hill, Gabriel Eskobar etj, të cilët me kërkesat e paprecedent dhe ultimatumet e paskrupullta, duan t`ia shkatërrojnë jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen dhe drejtën e ekzistencës e të mbijetesës, shtetit të brishtë të Kosovës?!

Çfarë po ndodhë në realitet edhe me kuislingët shqipfolës dhe opozitën e shitur e renegate, që në vend se të bëhen bashkë me Qeverinë, për shtrirjen e sovranitetit e rivendosjen e ligjit e të kushtetutshmërisë në veri, mbrojtjen e rregullimit të brendshëm shtetëror dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës nga Serbia, ata bëhen palë me Serbinë, duke sulmuar shumë më ashpër se vet krimineli Vuçiq dhe faktori ndërkombëtar, udhëheqjen e vendit dhe shtetin e vogël të Kosovës, që edhe ashtu, gjatë pushtimeve të njëpasnjëshme sllave, është tkurrë e cunguar, deri në masën që kanë dashur vet serbët dhe Serbia fashiste?!

Madje sikur mos të mjaftonte as kjo, edhe në ballafaqimin me krejt këtë katrahurë të rrezikshme, që brenda dhe jashtë si dhe nga të gjitha anët, i është vërsulur Kosovës së vogël, çuditërisht të lënë vetëm dhe në mëshirën e fatit edhe nga qeveritarët në Shqipëri, shqiptarët në FYROM, Serbi e Mal të Zi, të cilët me apo pa vetëdije, vetëm po bëjnë sehir, pa u shqetësuar fare, për asgjë sa po ndodhë me Kosovën, megjithëse dëmtimi i Kosovës do ti dobësojë shumë edhe ata, nuk na mbetet rrugëdalje tjetër përveçse, të paktën ne shtetasit e Kosovës edhe të vetëm, aq sa jemi, ti bashkohemi udhëheqjes së vendit, dhe ta mbrojmë me të gjitha mjetet e mundësitë shtetin tonë të ri!

Më mirë sot në paqe, se nesër më luftë, ta mbrojmë unanimisht dhe ti bëjmë thirrje edhe Qeverisë, që përkundër të gjitha sulmeve të brendshme dhe të jashtme, as për hir të miqve, mos t`ua falim tokën tonë armiqve shekullor!

Mos të gabojmë e ta fusim me vullnetin tonë, Serbinë fashiste brenda territorit të shtetit të Kosovës dhe ta vrasim vendin tonë edhe ashtu të cunguar, me entitete të paqena kurrë në këto troje si asociacioni një etnik serb me kompetenca ekzekutive.

Akt që Serbia nuk e do për një grusht pjesëtarësh të pakicës krejt minorene serbe, por për krijimin e kushteve ligjore e juridike dhe shndërrimin në të drejtë, qoftë edhe fiktive ndërkombëtare, për jetësimin e pretendimeve të saj territoriale dhe gllabërimit të pjesëve më jetike të vendit tonë, si Trepça e Ujmani, pa të cilat do të deformohej tërësisht shtetësia jonë dhe as që mund të mbijetonte më Republika e Kosovës, e çliruar dhe ngritur e ndërtuar nga disa gjenerata me aq shumë gjak e mundi, ndaj ta ruajm me çdo mjet e mundësi përderisa e kemi, sepse rikrijimi i shtetit, tash e përgjithmonë, do të mbetet i pamundur dhe ideal, përjetësisht i parealizueshëm për shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat