Rama: Me draft-statutin e kreva një obligim timin moral dhe kombëtar!

Opinione

Rama: Me draft-statutin e kreva një obligim timin moral dhe kombëtar!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 9 qershor 2023 Në ora: 21:06
Edi Rama

Kosova qe sa vite po vlon. Kjo më brengoste pa masë. Tash së fundi u ndez edhe konflikti në Veriun e saj, ku edhe KFOR – it iu desh të intervenonte. Albinit, gjithnjë sa herë jam takuar me te ia kam tërhequr vërejtjen: me Serbinë ndaju ashtu si mundesh, në mënyrë që mos të kesh punë me ta.

Por ai disi duket shumë i preokupuar me rregullat, ligjet dhe të drejtën shtetërore e ndërkombëtare. Citon nene, ligje, burrështetas e filozof etj, po kujt i interesojnë këto gjëra. Bota funksionon sipas momentit aktual. Askush nuk merret me të kaluarën.

Po t´i pyesësh deputetët sot, shumica nuk dinë se me sa shtete dhe me cilat kufizohemi, e jo t´u mbash leksione mbi historinë.

Sa herë diskutojmë me Albinin e cekë reciprocitetin, tabelat, Listën Serbe, bandat kriminele, Beogradin, Vuçiqin, Luginën etj.

Sa i përket Luginës i kam thënë se shqiptarët atje do t´i gëzojnë të drejtat e tyre, këtë ma ka premtuar Vuçiqi, ashtu siç i premtonte Miloseviqi Nanos mbi Kosovën.

Pas preokupimeve të tilla të thella, duke u merakosur dhe duke mos vënë gjumë në sy, vendosa që edhe unë të mundohem që Vjosës dhe Albinit t´ua lehtësoi sado pak vuajtjet dhe të dal me një dokument, draft statut mbi Asociacionin për Veriun e Kosovës.

Të jeni të bindur se ky dokument mban vulën time. Nuk kam bashkëpunuar as me Vuçiqin, as me Dodikun, as me Vulin, as me Bërnabiç – kën, as me Daçiqin, po as me Albinin e as me Vjosën.

Për dokumentin në fjalë i njoftova SHBA, EU kurse direkt ua dërgova zotit Macron dhe zotit Scholz.

Lëvadat, kritikat dhe sugjerimet e as kujt nuk më interesojnë, nuk më bëjnë përshtypje dhe nuk merrem me to.

Unë isha i sinqertë dhe pa dijeninë e askujt e mbajta sekret derisa e përfundova dokumentin, në mënyrë që t´ua dërgoja qendrave dhe personave që vendosin mbi fatin e Kosovës.

Tash jam i vetëdijshëm që secili do të thotë atë që u vije në gojë, por unë kam derdhur djersë, kam shkrirë mendjen, kam mbetur pa gjumë dhe kam vuajtur derisa e përfundova.

Më quani tash aventurier, tradhtar, patriot, shërbëtor të Vuçiqit, apo si të doni, por unë kam principet e mia dhe punoi në bazë të tyre.

Derisa punoja në atë drejtim s’kisha kohë të merrem as me punët shtetërore dhe personalitete të Rilindjes siç është Vangjush Dako e burgosi SPAK për keqpërdorim detyre. Unë u kam thënë që secili është përgjegjës për vetveten dhe për punën e tij, e jo Rilindja, Partia apo unë.

Tash pasi e përfundova draft statutin jam tejet i lumtur dhe shpresoj që puna ime do shpaguhet. Çështja mbetet te Kosova dhe Serbia që ta pranojnë dhe ti qasen zgjidhjes së problemeve, në mënyrë që të startojmë me Ballkanin e Hapur.

Ne, e kam thënë edhe disa herë të tjera, nuk mund të mbesim peng e EU dhe të presim se kur atyre të EU u lëvizë busulla për ne. Ballkani është i yni dhe ne duhet t´i krijojmë rregullat tona, ligjet tona dhe të nisemi në rrugën që e kemi trasuar.

Nga PD e Kosovës, zoti Hoxha më sinjalizuan se e mirëpresin draft statutin tim. Tash pres edhe reagimet e Albinit dhe Vjosës, po edhe të zotit Haradinaj, Molliqaj, Baton Haxhiut, Edita Tahirit, Milaim Zekës, Buzhalës dhe të gjithë njerëzve me ndikim në Kosovë.

Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat