Çfarë po na bashkon BE-ja?

Opinione

Çfarë po na bashkon BE-ja?

Nga: Dedë Preqi Më: 15 gusht 2023 Në ora: 10:05
Dedë Preqi

Çfarë po na bashkon sot Evropa, si një kontinent i vjetër i civilizimit dhe zhvillimit njerëzor, dhe sikur gjitha ato përpjekje të forcave ndërkombëtare nuk duhet ta humbin rrolin e vet, të cilët investuan si kurrë ndonjëherë tjetër për të parandaluar terrorin, gjenocidin dhe shfarosjen e popullit shqiptarë të Kosovës, nga fashizmi serb, një popull që shekuj me radhë kërkoi vetëm lirinë dhe demokracinë në vendin dhe teritorin e vet autokton.

Kosova e sotme, e cila edhe në bazë të GJND, -së, nuk bie në kundërshtim me dispozitat e ligjeve të saj, por e merr të drejtën si shtet i pavarur dhe sovran, dhe këto akte të rëndësishme duhet të shërbejnë si vendimtare dhe si kundërpërgjigje të akteve të pa matura të Serbisë, që edhe në këto rrethana të tilla tensionuese të sotme me Kosovën, gjenë një lloj përkrahje të atyre që këtë vend akoma e dëshirojnë jo paqësore.

BE-ja, në rrolin e saj ndërmjetësues të negociatave dhe bisedimeve në mes Serbisë dhe Kosovës, për të përmirësuar marrëdhëniet dhe për të ndërtuar rrugën e paqës në mes këtyre dy vendeve, sikur në këto përpjekje BE-ja, po tregohet e pa fuqishme në rrolin e saj pa SHBA-të, dhe në këto rrethana, kësaj i mungon «stafi» real i një pozicioni të lartë e serioz, kur në emër të BE-së, flasin njerëz amatera të politikës, sikur zëdhënësi i saj Peter Stane dhe shumë të tjerë.

Do të ishte një deklaratë e pa matur e zëdhënësit të BE-së, Petar Stane, siq e quan edhe eurodeputeti gjerman Reinhard Budikofer, një deklaratë skandaloze, se Kosova, është e pa aftë për t’u sjellë në mënyrë evropiane, përshkak të tensioneve të fundit në këtë vend, ndërsa zëdhënësi Stane, nuk e përmend dhe denoncon Serbinë fare, e cila është shkakëtare e gjitha këtyre problemeve të mëhershme dhe tensioneve të sotme.

Zëdhënësi i BE-së, nuk ndalet pak dhe ti numërojë dështimet e veta të BE-së, dhe neglizhencën e saj të cilat e kanë quar Kosovën dhe Serbinë deri këtu në këtë gjendje, jo për shkak të pa aftësisë së saj dhe angazhimit në këtë çështje, por për shkak të Serbisë, së pa kordinuar dhe të pa disiplinuar, e cila po ushqehet me dy lugë, me njërën nga Evropa dhe me tjetren nga Rusia, ndërsa Kosova, po përdoret si karem, duke e mbajtur peng pozicionin e saj në integrimet dhe qasjen e saj me vendet e zhvilluara dhe euroatlantike.

Janë njerëz të gabuar dhe të instaluar gabimisht në krye të Institucioneve Evropiane, gjithë ata që flasin sipas ëndjeve dhe animeve të tyre në emër të BE-së, mjafton të përmendim zëdhënësin Peter Stane, mandej përfaqësuesin e Lartë të BE-së, për Politikë të Jashtme, Josep Borrel, poashtu dhe emisari special Miroslav Llajçak, që monitoron negociatat dhe marrëveshjet Kosovë-Serbi, të cilët po e luajnë rrolin e BE-së, por argatin po ia bëjnë Vuçiqit dhe Serbisë.

Pse BE-ja, po e bënë gjithnjë një përzgjedhje të tillë me njerëz të pa besueshëm dhe të pa përshtatshëm, veçmas në vendet kyçe ku ka të bëjë me çështjet e ndërlikuara dhe problemet në mes Kosovës dhe Serbisë, duke emëruar jo njerëz kopetent dhe neutral, por njerëz të atyre vendeve që nuk e njohën shtetin e Kosovës, me çrast këto marrëdhënie për këtë shkak nuk do përmirësohen por edhe më shumë po përshkallëzohen si të tilla.

Për më tepër, ato që parafrazon zëdhënisi i BE-së, Peter Stane, se Kosova, ende nuk është e europizuar, apo është e pa aftë për t’u sjellë në mënyrë evropiane, sikur edhe këtë njeri po e shtyen instikti të krijojë lloje të tilla skandalesh, apo sikur vetë natyra e tij tregon se edhe ky është produkt i llojit të tillë, që po bluajnë « ballgur » dhe pa rend kundër Kosovës, duke u rreshtuar në anën Serbisë dhe kriminelit Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat