Populli afrikan në Gabon i jep “popullit evropian” shqiptar...leksion!

Opinione

Populli afrikan në Gabon i jep “popullit evropian” shqiptar...leksion!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 31 gusht 2023 Në ora: 11:43
Xhevat Mustafa

Domethënë, populli i Gabonit në Afrikë,  pas 56 vitesh të ferrshëm nën qeverisjen diktatoriale dhe të korruptuar të dinastisë familjare Omar dhe Ali Bongo, nuk gabon më gjatë! Më 29 dhe 30 gusht 2023 ushtria e këtij vendi shumë të pasur me naftë dhe pasuri të tjera, nën dhe mbitokësore si dhe përmbytur nga korrupsioni familjar dhe klanor, ngjashëm si Shqipëria e Rama-rilindjes, kreu grusht shteti!

Është arrestuar presidenti Ali Bongo, familjarë dhe bashkëpunëtorë të tij të ngushtë, me akuzat për korrupsion, tradhëti kombëtare, shpërdorim detyrash; shkelje të rënda kushtetuese, të lirive e të drejtave të njeriut! Ish presidenti i Gabonit, Omar Bongo, që sundoi me mbështetjen e Francës më shumë e më keq se sa perandor e mbret nga 1967 deri më 2009,  kishte 70 llogari bankare, 39 apartamente, 2 Ferrari, 6 Benza, 3 Porsche dhe një Bugati në Francë.

Pas tij më 2009  president u bë i biri,  Ali Bongo, gjithashtu mik me plot politikanë dhe pushtetarë francezë dhe që e kishte Parisin si shtëpinë e tij të dytë. Ky grusht shteti erdhi rreth 1 muaj më pas nga ai në Nigeri, ku po ashtu ka ndikim të fortë Franca dhe pakënaqësi masive popullore nga ndikimi i ndjeshëm i qeverive franceze, duke u kujtuar periudhën e kolonializmit...

Në ndryshim me popujt e këtyre vendeve, me ngjashmëri të shumta për pasuri natyrore me efektshmëri minimale në dobi të rritjes së niveleve të zhvillimit, mirëqenies, demokratizimit, luftës së sukseshme kundër korrupsionit të pafre e në të gjithë piramidën qeveritare, Shqipëria e Evropës dhe "populli evropian" shqiptar, nuk ndjejnë keqardhje për veten! Domethënë, për gjithçka u ka bërë nga 29 nëntori 1944 deri më 22 mars 1992 dhe u ka bërë gjatë 19 vjetëve pas 1990- tës Enver-Ramiz- Fatos Nano - Edi Rama- parti- qeveria!? Kjo të shtyn të mendosh se "populli evropian" shqiptar, peng mbi 78 vjeçar i "të majtës allashqiptare" apo i "Zonës së Parë  Operative" të Enverit, "i është betuar" Edi Ramës, me lidhje dhe ngjashmëri me atë e bir Omar dhe Ali Bongo edhe për nga frankofonia apo macronofonia, se do të vazhdojë të gabojë me atë edhe më shumë se me Enverin...! Për më tepër, do të vazhdojë të marshojë nga...gabimi në gabim e dështimi në dështim edhe sikur Edi Rama me shoqe e me shokë t’ua bëjë jetën dhe vendin edhe më keq se Shqipëria e Enverit 1985 ose se Gaboni 2023???!!!

Të mirëkuptohemi: këtu tek ne, në Shqipëri, për sistemin konstitucional shtetëror dhe parlamentar e si vend anëtar i NATO- s, as mund të çohet ndërmend praktika e shpeshtë afrikano- aziatike e grusht- shtetit! Kjo edhe për faktin se në ushtritë shqiptare, si të Enverit dhe të Ramizit, ashtu edhe në ato të Fatosit, Saliut, Edit...mbizotërojnë ndjeshëm oficerët e të gjitha rangjeve dhe ushtarët dhe specialistët e thjeshtë me bindje e votë “majtas” apo “enveristo-edramistët”. Këta, siç u shpreh edhe në “çmendurinë shqiptare” dhe në vetëvrasjen ekonomiko-financiare-ushtarake- politike të 1997-tës, mund të ndihmojnë hapur ose fshehtazi për të rrëzuar një qeveri nga parti kundërshtare, por jo të partisë së zemrës. Por, nuk mund të ndalohet e drejta e shumëkujt të mendojë se zhvillimet në Nigeri dhe Gabon mund të shërbejnë si "këmbana" për të zgjuar nga gjumi i gjatë apo gjendja e komës  dy copat e PD- së dhe partitë e tjera parlamentare të  pozitës e për t'u kujtuar atyre përvojën e protestave masive popullore, këto dy vitet e fundit bërë rrallë e për mallë! Për më keq apo edhe për më mirë, edhe pse Rama- qeverisja ka marshuar në vend e nëpër botë nga skandali në skandal, sidomos për keqqeverisje të vullnetshme e jo nga injoranca apo falsiteti i dëftesave dhe diplomave të shkollave; në fushën e paanë të korrupsionit,  të shkeljeve kushtetuese; të formalizimit të proçeseve zgjedhore nga vota-blerja-vjedhja...!

Pas 10 vitesh të Rama-qeverisë, Shqipëria evropiane apo siç përrallis shumë herë edhe brenda 30 minutave të një emisioni lajmesh kryeministri, “Maldivet evropiane” për 3-4 muaj në vit, është bërë për shumicën e treguesve negativë apo të këqinj ngjashëm si Sri Lanka, Nigeria, Gaboni, Somalia... Informacionet për ngjarjet më shumë se 1 vit më parë në Sri Lanka e në gusht 2023 në Nigeri dhe në Gabon natyrisht i kanë parë dhe dëgjuar live apo më vonë edhe Edi Rama dhe zv.kryeministrja Linda Balluku, e përfolur jo pa baza, për mashtrime në dokumentet e të saj të arsimimit, si dhe shokët e shoqet e tyre në qeveri dhe nëpër sarajet dhe kullat e tyre sheikore. Ata vetë dhe “kopeja e tyre e të korruptuarve”, oligarkëve, “investitorëve strategjikë”, firmos-vulosësve të tenderave, koncensioneve, PPP-rave,  inceneratoristëve, patronazhistëve..., flejnë të qetë, sepse e dinë mirë se Shqipëria evropiane, edhe pse me plot ngjashmëri në tregues të lartë pasurish natyrore e korrupsioni dhe të ulët zhvillimi, mirëqenieje, shteti ligjor...me bongoistët ,është shumë larg gjeografikisht nga Nigeria dhe Gaboni, dy vende afrikane!? Për më tepër, i qetëson dhe trimëron edhe fakti se shumica e popullit shqiptar është prej 82 vjetësh me trutë e Enverit dhe të...Edi Ramës! 

Ata mund t’i qetësojë jo pak edhe fakti se tani për tani familja Rama, me djalin e madh, vëllain..., me miq, shokë për kokë, ortakë, oligarkë..., është larg asaj Bongo për shifrat e pasurisë së tundshme e të patundshme, financiare e materiale...! Por, “harrojnë” atë që e dinë shumë mirë shumica e shqiptarëve dhe plot ndërkombëtarë se nuk është njësoj larg nga plotpushtetshmëria politike, qeverisëse, vendimarrëse, emëruese në poste të larta dhe tejet fitimprurëse...As edhe për nga fuqia prangosëse..., sa për të krijuar imazhin demagogjik, mashtrues të një shteti ligjor veprues, të një drejtësie që nuk toleron dhe fal për hirë të lartësisë së postit dhe afërsisë miqësore, partiake, qeveritare...me kryeministrin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat