SHBA, BE dhe NATO, karshi sulmit terrorist të Serbisë në Kosovë

Opinione

SHBA, BE dhe NATO, karshi sulmit terrorist të Serbisë në Kosovë

Nga: Rexhep Torte Më: 1 tetor 2023 Në ora: 16:50
Autori Rexhep Torte

Serbia e mori përgjigjen e shqiptarëve nga Policia e Kosovës ndaj sulmit terrorist serb nga serbët e armatosur të dhe të ngujuar në Manastirin në Banjskë të Zveçani më 24 shtator 2023. Serbia ngjashëm e mori përgjigjen e shqiptarëve edhe në Betejën e Koshares më 9 prill 1999, kur u thye kufiri ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Të rikujtojmë se Serbia egërsirë ardhacake në Ballkan ka mbetur e mbërthyer dhe e pa civilizuar në konceotin e saj për të sulmuar, për të vrarë dhe për t’i dëbuar shqiptarët autoktonë nga trojet shqiptare.

Serbia me dislokomin këtyre ditëve të ushtrisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën, ”gjëmon e vërteton” për t’i frikësuar shqiptarët, dhe se me këto kërcënime më shumë i ngjan zemërimit për lëndimin e sedrës gjenocidale kryeneçe serbe që mendonte se është e paprekshme dhe se , askush nuk guxon t’i del para në qëllimet e saj destabilizuese dhe okupuese, sepse Serbia sot më nuk e ka guximin ta sulmojë Kosovën tashmë shtet të pavarur e sovran të pranuar nga më shumë se 115 shtete të botës, nuk e ka guximin ta sulmojë Kosovën sepse Kosova sot e ka ushtrinë, policinë e vet, sepse në Kosovë është e ka bazën ushtarake Bonsteel, EULEX-i, KFOR-i, por Kosova i ka me vete edhe tërë shqiptarët e Ballkanit.

“Frika e ruan vreshtin” thotë thënia filozofike popullore

SHBA, BE dhe NATO, tashmë duhet ta kenë kuptuar se vetëm vendosja e sanksioneve të ashpra ndaj Serbisë gjenocidale, vetëm armatosja e duhur e Kosovës, dhe gatishmëria e NATO-s që në rast të ndonjë aventure eventuale Serbia, do ta pësojë më keq se në vitin1999, janë qëndrimet me efektive për ta frenuar dhe disiplinuar Serbinë gjenocidale që të mos luajë me zjarrin.

Serbia është shtet vrastar i ngritur mbi gjakun e shqiptarëve, në tokën shqiptare, shtet i ngritur mbi bazën mitologjike false serbe dhe mbi rrenat serbe që për fat të keq vazhdojnë edhe sot në shekullin e 21.

Të rikujtojmë se Bardhyli mbreti Ilir e kishte mbretërinë e tij e cila ishte e shquar për kulturë e civilizim, që shtrihej nga Trieshta në veri perëndim e gjer të Gjiri i Hartës në jug në Detin Jon në Rajonin e Çamërisë pjesë e Shqipërisë etnike e zaptuar nga Greqia, duke përfshirë edhe Citibardhin Beogradin e sotëm.

Hordhitë e egra serbe që erdhën nga Karpatet fillimisht u vendosën në afërsi të Beogradit të sotëm, prej ku edhe filluan t’i okupojnë trojet shqiptare.

Të keqes nga Serbët sot i ka ardhur fundi, sepse Serbia në Kosovë dhe në Ballkan është vetëm okupuese e trojeve shqiptare.

Zullumi i Serbisë në Kosovë është tejet i madh, i padurueshëm dhe agresiv, edhe pse Kosova sot e ka Kushtetutën më demokratike në Evropë, e cila të gjithë banorëve të saj ua garanton të drejtat dhe liritë e tyre.

Serbia gjenocidale për ta prishur këtë balancim demokratik dhe civilizues në Kosovë, nëpërmjet themelimit të Asociacionit serb në Kosovë, synon ndarjen e Veriut të Kosovës përplot me begati nëntokësore e mbitokësore dhe bashkimin me Serbinë.

Arsyetimet e Serbisë gjenocidale se serbët në Kosovë janë të diskriminuar dhe të kërcënuar, nuk janë aspak të vërteta, sepse nuk ekziston as edhe një fakt i vetëm për një gjë të tillë. Kjo mund të vërtetohet në çdo moment dhe nga kushdo.

Sulmi terrorist serb në te Manastiri në Banjskë i vigjiloi SHBA-të

Jake Sullivan Këshilltar i Presidentit Joe Biden për Çështje të Sigurisë Kombëtare , më 29 shtatoe 2023, pati një telefonatë me Kryeministrin Albin Kurti, , duke shprehur ngushëllimet për humbjen e policit të vrarë të Kosovës në krye të detyrës gjatë sulmeve të dhunshme që ndodhën më 24 shtator. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin lidhur me mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit më Kosovën. Ai foli edhe për vendimet e fundit të NATO-s për të forcuar praninë dhe aktivitetin e forcave të NATO-s në Kosovë. , duke nënvizuar gatishmërinë e SHBA-ve, për të punuar me aleatët tanë për të siguruar që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij. Sullivan theksoi se dialogu i ndërmjetësuar nga BE është e vetmja zgjidhje afatgjatë për të garantuar stabilitet në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftimin e SHBA-ve.

Albin Kurti e ka siguruar Jake Sullivanin-Këshilltarin e Presidentit Joe Biden për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in, dhe se përkushtimi i Kosovës për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”.

Antony Blinken-Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, më 29 shtator 2023, deklaroi se, “Incidentet e të dielës në fshatin Banjskë në Veri të Kosovës, paraqesin sfidë të papranueshme për forcat e KFOR-it dhe komunitetin ndërkombëtar. Ai mirëpriti praninë e shtuar të KFOR-it dhe vendimin e Këshillit të Atllantikut të Veriut për të miratuar forca shtesë për Kosovën.

Antony Blinken pati një telefonatë edhe me Aleksander Vuçiqin-Presidentin e Serbisë lidhur me marrjen e masave të menjëhershme për t’i ulur tensionet me Kosovën pas dhunës së 24 shtatorit dhe vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës. Blinken theksoi se ata që janë përgjegjës për sulmet e që tani ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi. Ai përsëriti se Serbia duhet të shoqërojë uljen e menjëhershme të tensioneve dhe zbatimin e plotë të angazhimeve të saj sipas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian. Antony Blinken me këtë rast e paralajmëroi Aleksandër Vuçiqin për masat ndëshkuese ndaj Serbisë nëse Serbia nuk sillet siç duhet”.

John Kirbi Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në SHBA, më 29 shtator 2023, para gazetarëve, deklaroi se, “Ne po monitorojmë një dislokim të madh serb përgjate kufirit me Kosovën që paraqet pjesëmarrje të precedentë të artilerisë serbe, tankeve dhe pjesë të këmbësorisë. Ne besojmë se ky është një zhvillim shumë destabilizues. Ne i bëjmë thirrje Serbisë që t’i tërheqë këto forca nga kufiri dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve” u shpreh Kirbi.

Duke folur për sulmin terrorist serb në Kosovë më 24 shtator, ai tu shpreh se, “Numri i makinave të përfshira, llojet e municioneve dhe armëve aludojnë në një nivel të lartë sofistikimi në burime dhe trajnime. Vetëm madhësia e tyre është shqetësuese. Nuk duket se disa burra u mblodhën dhe vendosën të bënin këto sulme ad hoc. Sulmuesit përdorën rreth 20 makina për të transportuar armët, që për nga sasia dhe sofistikimi janë alarmuese. Shumica e armatimit ishte e llojit ushtarak, përfshirë raketa kundër tanke, eksplozivë dhe pajisje taktike. Autorët e sulmit të mbahen përgjegjës përmes një procesi transparent të hetimit”, tha Kirbi.

Jens Stoltenberg-Sekretari i Përgjithshëm I NATO-s, më 30 shtator 2023 njoftoi se, ”Aleanva Veri Atlantike ka miratuar forca shtesë paqeruajtëse në Kosovë pas trazirave në Veri të Kosovës. Stoltenberg shtoi se, “U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht ta depërshkallëzojnë situatën. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit e Prishtinës që të angazhohen në dialogun e mundësuar nga Bashkimi Evropian, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin në rajon”, tha Stoltenberg.

Albin Kurti-Kryeministri i Kosovës e përshëndeti vendimin e NATO-s, duke thënë se, ”Serbia dëshiron ta destabilizojë rajonin me ndihmën e Rusisë Këta njerëz duan ta kthejnë kohën me 30 vite prapa, por kjo nuk do të ndodhë. Ne kemi nevojë për NATO-n sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë dhe ushtria serbe kohët e fundit ka forcuar kapacitetet e saj dhe ka shumë pajisje ushtarake si nga Federata Ruse ashtu edhe nga Kina”, tha Albin Kurti.

Të shpresojmë që SHBA-të tu thonë stop qëndrimeve pro serbe të Gabriel Escobarit, duke e zëvendësuar me një diplomat dinjitoz dhe pro interesave amerikane.

Të shpresojmë që edhe Bashkimi Evropian, tu thotë stop qëndrimeve pro serbe të Josph Borrellit dhe të Miroslav Lajçakut, sepse si pasojë e qëndrimeve pro serbe të tyre, Serbia morri guximin për ta organizuar sulmin terrorist te Manastiri në Banjskë te Zveçani, që mund t’ia jepte zjarrminë Kosovës dhe Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat