Megjithatë, ky Draft Statut si i tillë, është Autonomi e gjerë në kuadër të Republikës së Dardanisë

Opinione

Megjithatë, ky Draft Statut si i tillë, është Autonomi e gjerë në kuadër të Republikës së Dardanisë

Nga: Hafiz Shala Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 13:03
Autoti Hafiz Shala

Pasi Asociacioni nuk është kërkesë reale e serbëve të Dardanisë por kërkesë e Serbisë, atëhere pse të përkulet Evropa para këtyre kërkesave të cilat, nuk prodhojnë stabilitet por konflikt i ngrirë me pretendim në konflikt të armatosur, nëse jo sot, nesër.

Qëllimi, desovranizimi, defakto i Republikës së Dardanisë, nëse kjo nuk arrihet atëherë, defunksionalizimi e pastaj dhe definitivisht, me një deklarim “demokratik” të njëanshëm të komunave me shumicë serbe, t’i bashkangjitur Serbisë.

Titullit e këtij shkrimi e nxora nga qëndrimi i pa luhatshëm i Galileo Galileut, matematicient, fizicient dhe filozof, i cili nuk hoqi dorë nga bindja e tij se, “toka sillet rreth diellit”, ani pse i kushtoi me jetë duke e djegur për së gjalli në turrën e druve përderisa të tjerët si ky, së pari i vritnin e pastaj i hidhnin në zjarr sepse ishin kundërshtim me qëndrimet e kishës se atëhershme.

Me gjithë dëshirën që të vetkënaqemi se ky Draft Statut për Asociacionin-Vet-menaxhimin nuk i permban pikat e rrezikshme, tani kur po bindemi se si i këtillë po qe se pranohet, atëhere, gjaku i derdhur për liri, pavarësi e sovranitet, “shkuan huq”. E, ku do të mbetët, ndërgjegjja, përgjegjësia historike nëse nuk bëhen ndryshime rrënjësore në mbrojtje të kushtetushmërisë dhe sovranitetit.

Unë, ende besoj se, udhëheqja aktuale shtetërore e cila e ka marrë përkrahjen e shumicës së popullit, në rend të parë Qeveria si udhëheqëse e dialogut por edhe organet tjera, partitë opozitare të cilat duhet të jenë të kyçura e të bashkuara sepse, shteti i Dardanisë, nuk i takon asnjë individi e as një partie politike por i të gjithëve prandaj, duhet të krijohet një konsensus në interes të vendit dhe popullit ndaj të cilit janë përgjegjës, përpos pushtetit edhe partitë opozitare të përfaqësuara në Parlament për vendimet historike.

Është një absurditet, cinizëm, racizëm dhe idiotizëm evropian qe na imponohet me presion të pa parë që të pranojmë diçka që është kundër interesave të vendit sepse, e kanë mundësinë dhe na kanë gjetur, siç thotë populli të “shtrirë për tokë” duke e na parë hallin se, “shpata e demokliut-Serbia” po na rrinë mbi kokë dhe kryesisht me fajin e Evropës.

Evropa e ka toleruar, përkëdhelur, heshtur e inkurajuar përmes “shikimit përmes gishtave” Serbinë edhe pas sulmit terrorist, tentim aneksimit ad’hok të pjesës veriore të organizuar, sponzorizuar dhe financuar nga ajo. Deri në këto momente, Bashkimi Evropian ende nuk ka dalë me qëndrim konform tentim agresionit, dënimit real dhe kërkimit që Serbia, autorët t’i sjellë para drejtësisë ndërsa ajo të sanksionohet, ani pse formalisht e pranuar, vërtetuar, ani pse e konfirmuar edhe në qarqet evropiane, ende heshtet dhe nuk mund ta bindin Serbinë qe të jetë e vendosur për të ndërmarrë veprime konkrete, duke i sjellë para drejtësisë aktorët përgjegjës.

Sekretari Gjeneral i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë vizitës se shteteve ballkanike e vizitoi edhe Serbinë duke e takuar kryetarin serb Aleksandër Vuqiq dhe kryeministren Bërnabiq.

Nga dëshira por edhe nga serioziteti i situatës së brishtë të marrëdhënieve të acaruara, gati para “pëlcitjes” së konfliktit të ri i ngjashëm me atë të 24 shtatorit të Banjskës, mendova se, si personalitet ndër me të rëndësishmit evro-amerikan pasi, përfaqëson dy kontinentet të bashkë organizuara, një forcë me të fuqishme ushtarake NATO, do të jetë një Richard Holbrook, ai i cili ia tregoi Millosheviqit shkopinjtë e fortë para se ta mbulojë qiellin e Beogradit me forcat e bashkuara veri-atlantike duke e bombarduar në qendër për hir të kokëfortësisë së tij.

Stoltenberg, duke ia tërhequr vërejtjen Vuçiqit se, koncentrimi i forcave ushtarake afër kufirit me Dardaninë, është në shpërputhje me Marrëveshjen e Kumanovës( ose Marrëveshja ushtarako-teknike në Kumanovës e 9 qershorit 1999 e cila hyri në fuqi me 11 qershor të njëjtin vit), e cila i dha fund dhunës serbe në Dardani si një parakusht për ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet strategjike serbe ku është përcaktuar një zonë sigurie ajrore prej 25 kilometrave përtej kufirit të Dardanisë dhe 5 kilometra të zonës tokësore.

Pas vërejtjeve të Stoltenbergut, Vuçiq “blujti eger” duke iu kundërpërgjigjur se, ne vendosim ku do t’i vëmë trupat tona ushtarake.

Kjo, mund të nënkuptohet edhe një diskurs para zgjedhjeve të 17 dhjetorit për t’i bindur serbet se, “ unë nuk lëshojë pe “ para asnjë presioni qoftë ai edhe nga NATO. Por, brengosëse është se, as Radoiqiqi e as Vulini, ky i fundit i sanksionuar nga SHBA-t, njeriu kryesor i BIA-s serbe direkt i lidhur dhe i dirigjuar nga shërbimi inteligjent rus, janë të pa prekur, ky i fundit ende qendron në të njëjtin post ndërsa Radoiqiqi, edhe pse qon mesazhe kërcënuese ndaj udhëheqjeve shqiptare dardane, qoftë shtetrore apo partiake, është i lirë bile, sipas informatave, edhe duke i re organizuar forcat tjera terroriste për një sulm të ri përmes të cilit, definitivisht do të krijojë kaos e viktima ndaj popullatës serbe në pjesën veriore, që ta shndërroj veriun në një gjendje faktike, “veriu nga ky moment, i takon Serbisë”, pasi herën e parë gabuan shume keq në vlerësime, duke hasur në Njësinë shume mirë të përgatitur Speciale të policisë së Dardanisë.

Kur tentoj ta bëjë një paralele me gjendjen e pa sigurisë totale të shqiptarëve në Dardaninë Lindore( luginën e Preshevës) të cilët janë në gjendje të rrezikshme po thuajse se sikur pengjet izraelite në duar të forcave terroriste të Hamasit të cilët, në çdo moment mund të vriten e lëre më që në mënyre të heshtur iu fshihen adresat për ta zvogëluar numrin e shqiptarëve atje, duke vepruar dhe duke iu referuar deklaratës së kryeministres serbe Bërnabiq e cila, duke iu drejtuar pakicës shqiptare në Serbi, iu tha qe të rrinë urtë, sepse “jeni mirë pasi nuk iu vrasim”.

Tani, çfarë standardeve Evropa po iu ofron shqiptarëve në Serbi karshi serbëve në Dardani.

Si nuk turpërohet dhe nuk ka ndjenja njerëzore ndaj shqiptarëve nën terrorin e Serbisë të cilët ballafaqohen me një pa siguri totale, në anën tjetër, duke u dorëzuar para kërkesave të Vuçiqit e jo të serbeve të Dardanisë rreth Asociacionet të komunave me shumicë serbe një etnik në një shtet multietnik që vjen në kundërshtim me Kushtetutën e cila u sajua po nga Bashkësia Ndërkombëtare sipas Marrëveshjes së Athisarit.

Në këtë marrëveshje ekskluzivisht ka qenë e kushtëzuar se për t’u shpallur shtet sovran dhe i pavarur Republika e Dardanisë duhet të jetë shtet multietnik. Tani, si ndodhi që sipas kërkesës së Serbisë dhe nënshtrimit të ish udhëheqjës dardane, e pranuan një Autonomi me kompetenca shtetërore brenda shtetit të Dardanisë, deri sot nuk u përgjigj askush.

Pse të pranohet një kërkesë e këtillë e Serbisë e cila, po qe se Gjykata Kushtetuese vepron sipas neneve në fuqi pa presion se, një organ i këtillë nuk mund të instalohet për qëllime të cilat i ceka në fillim të këtij shkrimi e qe janë të njohure për të gjithë përpos për Evropën.

Prandaj, pasi është respektuar “konficidentialiteti” i këtij Draft Statuti, kur të bëhet publik për opinionin, Qeveria patjetër duhet të organizojë takim të përbashkët me opozitën, shoqërinë civile, ekspert të njohurive të kësaj natyre dhe, pastaj të shkohet në Parlament dhe pas debatit, të dërgohen vërejtjet dhe sugjerimet në Gjykatën Kushtetuese e cila pa presion duhet të vendos në interes të qytetarëve dhe Republikës së Dardanisë.

Kjo, sepse, populli i cili e mbrojti me gjak, lirinë, pavarësinë dhe tërësinë territoriale, askush nuk mund t’ia imponoj një zgjidhje e cila ketë popull e kthen edhe njëherë nën diktatin e xhalati shekullor, Serbinë.

Pa marrë parasysh se si paketë është pranuar, megjithatë specifikat që e rrezikojnë shtetësinë e Dardanisë, duhet të eliminohen.

Një vendim të tillë nuk mund ta merr asnjë individ, prandaj duhet debat serioz dhe pa ngarkesa partiake e ideologjike duke i lënë anash ndasitë dhe interesat karrieriste sepse, në pyetje është momenti historikë i së ardhmes së qëndrueshme dhe stabile të shtetit, duke mos i lënë gjeneratat e ardhshme në konflikt të përjetshem me një Serbi me aspirata të pa shuara e të pa ngopura ekspanzioniste në gllabërim të tokave shqiptare jo vetëm dardane.

Sipas këtij Drafta Statuti, siç e ceka edhe në titullin e këtij shkrimi,” “E ppur si muove”, megjithatë është shtet mbi shtet, na pëlqeu ose jo. Është kërkesë imponuese nga Evropa mbi kurrizin e kërrusur dhe të thyer për të satën herë të shqiptarëve i cili, assesi nuk po mund të çlirohet nga ndikim i Serbisë me ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare, kryesisht nga Evropa.

Diskursi momental i opozitës së, Kryeministri po bënë deklarata “populiste” kur deklaron se jemi të rrezikuar, sa janë të dëmshme aq edhe inkurajuese për Vuçiqin i cili, duke e parë pa luhatshmërinë e Kryeministrit dhe Presidentes i cili, siç deklaron ai, me Albinin nuk mund të arrihet paqe. Qëllimi, eliminimi politik për t’i realizuar qëllimet e tij, në të njëjtën kohë, Richard Grenel del me deklaratë i cili thotë se, po qe se e marrim pushtetin, ne do të punojmë që ta lirojmë Thaçin nga Haga, qe, punon në përçarjen në mes partive dhe popullit në përgjithësi.

Kjo, është thirrje për opozitën qe mos “t’i nënshtrohet kërkesave të Kurtit” pasi ato nuk sjellin paqe.

Populli thotë, mos e vet se të tregon vetë. Shpresoj se, populli demokrat amerikan, nuk do ta bëjë një gabim aq të rrezikshëm, për ta votuar Donald Trump për President të SHBA-ve, i cili është në proces gjyqësor për shkelje të rënda, posaçërisht ajo qe ndodhi me 6 janar 2021 ku për pak nuk erdhi deri të lufta qytetare, duke e Sulmuar Capitoll Hillin, tempullin e demokracisë për herë të parë në 247 vjetorin themelimit të SHBA-ve ndërsa, për shqiptarët, është njeriu i Putinit i cili, ishte i gatshëm që ta ndaj veriun e Mitrovicës, “ për të siguruar paqe” në mes të dy shteteve, kryesisht për të ardhur në pushtet. Dështoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat