Rugovizmi si vlerë

Opinione

Rugovizmi si vlerë

Nga: Binak Maxharraj Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 13:37
Ibrahim Rugova

Ibrahim Rugova është sinonim i njeriut të urtë, njeriut vizionar, i njeriut që don vendin e vetë, i njeriut i cili e ndërton dhe nuk e shkatërron vendin e vetë, i njeriut i cili nuk e vjedhë dhe plaçkitë vendin e vetë, i njeriut i cili me plotë fuqin e vetë e mbron sovranitetin e shtetit te vetë i del zot vendit të vetë në çdo kohë, i njeriut i cili ia rritë famën dhe namin shtetit të vetë në botë.

Të gjitha këto ishin dhe mbetën vlera që fuqishëm misherohën në personalitetin e Presidentit historik Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti bir i madh i kombit. Ai bëri historin bashëkohore te shqiptarëve. U lidhë me popullin ne kohet më të vështira kur shqiptarët ishin të shtypur nga regjimet e armiqëve tanë të cilët donin që ta zhbinin nga faqja e dheut, duke i keqtrajtuar, duke i shpërngulur, duke ua zaptu territorin. E mori guximin prej intelektualit, e ndau popullin shpritërisht nga shovenizmi i Millosheviqit duke e organizuar paralel jetën politike me shqiptarë në të gjitha sferat e jetës. Tërë jetën e vet e shkriu për pavarësinë e Kosovës. Ai i tregoi botës se ku gjendet Kosova. I tregoi botës se në Kosovë jeton një popull më i lashtë në Ballkan dhe se ai është i shtypur, i keqtrajtuar dhe bota i doli në ndihmë për ta çliruar Kosovën për të cilën ishte në gjendje edhe jetën ta japë. Ai është biri më i devotshëm i cili doli nga gjiri i popullit, e udhëheqi atë me mençuri. Populli atë e respektonte, ia jepte votën sa herë qe kishte zgjedhje. Dhe mu për këtë arsye ai mbetet ikona më e çmueshme e popullit shqiptar, mbetet figura që kurrë nuk shuhet ne mendjen e popullit. Me fjalë tjera Presidenti historik Ibrahim Rugova është vlerë kombëtare.

Edhe pas luftës deri në momentin e fundit të jetës, e udhëhoqi vendin si një lider i pakontestuar. I fitoi të gjitha zgjedhjet e pas luftës sepse populli e donte e respektonte. Ai i vuri themelet e një qeverisje demokratike duke i formuar institucionet demokratike të Kosovës. Ai e qeverisi në mënyrë brilante Kosovën si president i parë historik. Insistonte ne sovranitetin e Kosovës dhe të pacënushmërinë e kufijëve, sepse theksonte se Kosova është nje dhe se nuk ndahet. Ai kishte miqët të shumtë ndërkombëtar, e gjitha bota e respektonte dhe e nderonte, gjithund pritej si një burrë i madh si një lider i pakontestueshëm.

Mirëpo, a ishin të tillë edhe njerëzit tjerë rreth tij. Jo nuk ishin. Njerëzit rreth tij ishin si bishat e malit, ishin kriminela, hajna dhe plaçkitës dhe rrënues të shtetit. Ata nuk ia lanë vendi vendin Rugovës si në luftë dhe në paqë. Gjatë Luftes krimineltë, rrugaçët e dikurshëm me shumë e kishin në shënjestër Rugovën dhe njerezit e tij që luftonin ne vijën e parë te fontit, se që përballeshin me ushtrinë dhe kriminelët serb. Ata gjatë luftës ua zunë pritat njerëzve më të devotshëm të Rugovës dhe i eliminuan në pabesi, sepse ishin të pa besë.

Në këtë drejtim pas luftës edhe kërkohej vetë koka e Presidentit Rugova që ta hiqnin qafe. Në këtë drejtim ndaj tij u bënë shumë atentate si ai ne Klinë, në Prishtinë gjatë fushatës zgjedhore, por më i rrezikshimi ishte ai atentati i kurdisur me tritol në veturën e tij i cili po shkonte në takim me Havier Solanën ne Parlamentin e Kosovës. Fal fatit të tij, por edhe veturës së tij të blinduar Presidenti Rugova shpëtoi si më së miri. Por një ditë ate e kapi sëmundja e kancerit i cili edhe vdiç në vitin 2006, por vdekja e tij mund të jetë edhe dyshim sepse dyshohet se kanceri i përfshiu nga ndonjë helmim paraprak.

Të gjitha këto vrasje gjatë luftës dhe pas luftës të figurave me të njohura kombëtare dhe atdhetare, shumica te LDK, sot e kësaj dite edhe pas 23 vjet në liri nuk është zbardhë asnjë sepse nuk kishte prokurori dhe gjykata valide, sepse ato ishin të kapura nga vet porositësit e këtyre vrasjeve. Por,edhe vetë LDK ishte shumë inerte dhe jo e interesuar që të zbardheshin këto vrasje, madje ajo nuk bëri asgjë edhe kur ishte ne pushtet dy herë duke e udheheqë ministrinë e brendshme. Por, nuk duhet harruar edhe një fakt mjaft të dhembshëm kur edhe vet LDK ne njëfarë mënyre ishte pjesëmarrse në të gjitha këto zerzelet e pasluftes. Këtë më së miri e ilustroi roli i Isa Mustafës i cili dhunshëm e mori LDK. Me ardhjen e tij në krye të LDK partia përjetoi traumat më të tmerrshme, sepse Isa Mustafa së shpejti e “tradhëtoi” rrugën e rugovizmit, i hodhi poshtë parimet dhe qëndrimet me të cilat e kishte rrëmbyer LDK dhe tinëzisht duke e tradhtuar ”VLANIN” e tradhëtoi edhe koalicionin me LVV dhe iku dhe iu bashkua botës së krimit Klanit Pronto anipse Rugova ia kishte lënë amanete LDK se mos “lejoni që Hashim Thaçi të ngjitet në pushtet, sepse është i rrezikshëm”. Dhe si për inate të Rugovës Isa Mustafa pas koalicionit me PDK e votoi Thaçin për president. Kështu për 10 vite sa e sundoi LDK ai nuk bëri asgjë për të, asnjë reorganizim te mirëfillët, por lejoj që PDK-iste të lozin me LDK. Kështu ky fakir antirugovist në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 e rrëzoj për toke LDK në vetëm 12%. Për të qenë ironia më e madhe LDK fare nuk u morë me shkaqee se pse LDK ra në 12% kur dihej fajtori kryesor.

Por, Ibrahim Rugova anipse kaloi nëpër stuhitë dhe furtunat për likuidimin e tij por edhe të vrasjeve të bashkëpunëtoreve ai qëndroi stoikisht, i pa lëkundur por me dhembje të madhe në shpirtë. Ai asnjëherë nuk kërkoi hakmarrje kurrë ndaj atyre që ia vranë bashkëpunëtorët dhe bënë atentate në te. Thjeshtë ai nuk donte hakmarrje dhe gjakderdhje vëllazërore. Gjithmonë thoshte, boll na kanë vra armiqët tanë dhe tani nuk duhet të vritemi mes nesh. Kjo është vlera e tij, kjo është madhështia e tij prej njeriu, intelektualit dhe udhëheqësit të Kosovës te cilën atë e deshti më shumë se veten dhe ishte në gjendje edhe jetën ta jepte për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat