Emigrantët dhe fasadë - mashtrimi i 3 dekadave

Opinione

Emigrantët dhe fasadë - mashtrimi i 3 dekadave

Nga: Agim Jazaj Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 15:44
Autori Agim Jazaj

Ndërsa pjesëmarrja e shqiptarëve që ushtrojnë të drejtën e votës dhe përcaktimim e fatit të shqiptarëve rezulton: Rreth 1.7, deri në 1.8 milion votues marin pjesë në votimet e deritanishme.

Dhe afro 2 milion Shqiptarëve u privohet e drejta e votës, shqiptarëve që ndodhen në emigracion, për 32 vite të “alla demokracisë shqiptare! Apeli i ditës kumbon fortë nga: Nënat, Baballarët, Fëmjët, Gjyshët, motrat e vëllezërit, nipër e mbesave; u drejtohet emigracionit që kanë marë rrugët e botës; “T’i dalin Zot Vendit të Tyre, të marin në dorë fatet e vendit. Të shpëtojnë Atdheun e tyre të shënjtë nga pushtimi dhe shëmtimi i pushtetit të abuzimit”…

Duke qënë ish pjesë e emigracionit dhe e shtypit, qysh prej vittit 2000, politika shqiptare dhe liderët sa herë zbrisnin në Athinë, në komunitetin e emigracionit më të madh; premtonin me tam-tam (dhe rezulton mashtronin), demosdoshmërinë dhe garancinë e votës së emigrantëve! Kanë kaluar mbi 30 vjet dhe premtim- mashtrimet nuk kanë të sosur dhe vota përcaktuese e emigracionit, nuk përfshihet në gjithë këto legjislatuara të zgjedhjeve-vjedhjeve në Shqipëri!

Këto ditë edhe emigrantët kanë ardhur në vendin e tyre të zbrazur dhe e shohin pa asnjë shpresë. Ndërsa njerëzit e thjeshtë, prindërit u bëjnë thirrje bijëvë dhe bijëve, nipër e mbesave të marrin në dorë fatin e tyre, fatin e vendit të tyre, fatin e njerëzëve të tyre, të bëjnë vendin e bekuar nga Zoti dhe të mallkuar nga Djalli, sipas ëndërrimtarëve, parardhësve të tyre për ta bërë “Shqipërinë Zonjë mes Zonjave”!

Dhe afro 2 milion Shqiptarëve u privohet e drejta e votës, shqiptarëve që ndodhen në emigracion, për 32 vite të “alla demokracisw shqiptare!

Gjithëkush me arsyen minimale përveç të verbërëve nga Trut dhe qorrave nga syt nuk u bënë përshtypje; as arsyetimi minimal, krahasimi me shtetin më të ri të Europës, me shqiptarët në Kosovë. Kur edhe atje gjithë votuesit me të drejtën e ushtrimit të votës marin pjesë dhe votojnë edhe nga gjithë vendet e botës ku ndodhen në emigrim!

Pra, ku jemi ne të shtetit AM, në krahasim edhe me vendin e ish të shtypur deri më dje, shtetin më të ri të Kosovës?!

PREMTIM- MASHTRIMET PA KUFI, PËR TRI DEKADA

Në kujtesën e emigrantëve të Greqisë, ku është dhe prania më e madhe, si dhe premtimet mashtrimet më të mëdha, kanë mbetur të shënuara fortë në kujtesën premtimet, por tashmë të vlerësuara prej tyre (të mbetur në mashtrimet) të ish liderëve si të PS, Fatos Nano në hotelin: “Divan Karavel”, ku u prit edhe me protestë për qeverinë e shërbesave, kupto të pengesave. Vijuan premtimet- mashtrimet e ish kryeministrit Berisha në hotel “Britania” në sheshin “Sintagma”: “Biznes falas për emigrantët për 5 vjet dhe legalizim të menjëhershëm i ndërtimeve informale të tyre”. Të liderit të LSI, ish kryeministrit Meta në hotelin; “Parnon” në qendër “Omonia”: “Për votën e emigrantëve në vendin ku jetojnë e punojnë”. “Zëri të dëgjohet, vota të numërohet”, etj.

Premtimet në fushatën dhe themelimin e PS në Athinë, të kreut aktual të PS, Rama, në “Palio –Faliro”: “Për përfshirjen e tyre në politikë bërje” etj! E kush është përfshirë në politikëbërjen, në listat e deputetëve të kryetarëve, apo në administratën shtetërore?! Vota e emigrantëve e premtuar, nuk u pranua, por dhe u refuzua edhe në zgjedhjet e përgjithëshme të vitit 2021, si dhe në zgjedhjet lokale 2022 nga qeverisja e sotme e “RILINDJES”.

Kanë kaluar vite, dhe premtime të dala boje- me të njëjtin refren: Premto e mashtro, u ka dale boja!

Diaspora e re, dhe më e madhja e diasporës shqiptare, mbi një e treta e shqiptarëve, e vendosur kryesisht për afro 30 vjet në Greqi, ka merita të pakontestueshme, duke qenë së pari investuesja më e madhe e vendit, por dhe kontribuesit më të pavlerësuar të vlerave qytetare-evropiane, pjesa më e emancipuar dhe e civilizuar e vendit. E thonë edhe vet krerët e politikës, rezulton: Fasadë-mashtrim.

Përveç këtyre kontributeve, emigracioni ka përfituar dhe ka shpalosur vlera të qytetërimit. Ka ruajtur dhe ka pasuruar edhe aty traditat, ka ruajtur e zhvilluar gjuhën amtare, ka demonstruar qytetërim dhe lëvizje të cilat edhe brenda vendit mungojnë, sa dhe admirohen dhe duhen të lakmohen. Emigracioni është pjesa më e emancipuar e shoqërisë sonë. Për këtë nuk ndihemi keq, por nuk duhet të ndihemi as mirë, nga përçmimi që i bëhet nga politika e zgjatur e stanjacion- tranzicionit dhe fyerja që u bën kësaj pjese më të emancipuar të shoqërisë…

Në inkursionet e shumta të emigracionit dhe të ikonës së tij, si prijëse, kryesisht në Athinë, kemi ndjekur, pasqyruar, jemi dhe kemi frymëzuar në mënyrë të ndërsjelltë, akte madhore të demonstrimit publik edhe përpara rezidencave evropiane, në mbrojtje të çështjes kombëtare, të popullit shqiptar të Kosovës. Në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të emigrantëve, kundër dhunimit dhe vrasjeve nga plumbat mbi trupin e emigrantëve, bij shqiptarësh. Ballafaqimet e shpeshta në mediumet publicistike dhe mediatike, për të mbrojtur çështjen kombëtare të popullsisë së Kosovës dhe të shqiptarëve në trojet e tyre në; Maqedonin e Veriut, janë përballuar nga përfaqësues të emigracionit. Ata nuk kanë përfaqësuar vendin e tyre, kombin po dhe kanë mbrojtur edhe kauzën shqiptare. Dhe këto ballafaqime të pa barabarta, dhe nën trysninë mbi emigrantët, e pa sigurtë dhe të kërcënuar nga albanofobia e kudo ndjerë, kanë mundur të përballen denjësisht emigrantë të thjeshtë, intelektual të emigracionit, shkuar diplomatëve, të cilët kanë mbrojtur kauzën shqiptare.

Përpara këtyre njerëzve që kalojnë në heshtje deri dhe në përçmim, ngrehemi më këmbë, duke nderuar kontributin e tyre të shumëfishtë për vendin dhe mbarë kombin.
Shqiptarët ende ndodhen në udhëkryq, duke kërkuar me pishë ende shtetin e qytetarëve, shtetin e munguar, për të votuar edhe kjo pjesë përcaktuese dhe civilizuese!
Por, politika busull thyer e turinj thyer, nuk realizojnë, por premtojnë dhe mashtrojnë për këtë të drejtë universal të emigracionit, sepse e kanë frikë votën e Arsyes, votën Përcaktuese të emigrantëve, përballë votës qorre në shumicë, që i mashtrojnë me një garuzhde trahana…Qeveria Shqiptare e Rilindjes- Rivdekjes, i ndaloi, privoi shqiptarët të; mos Votonin Qeverinë e Tyre të 25 Prillit 2021, si dhe për zgjedhjet lokale 2022.

Emigrantët shqiptarë nuk janë votë Qorre! Ata janë vota e Arsyes, Vota Përcaktuese, që e tmerron edhe qeverinë, qeverrisijen e “Rilindjes”.

Kemi qëne pjesë e emigracionit më të madh në Greqi, ku kemi arganizuar dhe transmetuar protesta edhe nëpër rrugët e Athinës, në përkrahje të bashkëkombasve tanë të Kosovës, po edhe të bashkombasve tanë të Maqedonisë së Veriut!

Vota e emigrantëve është Varri i Qeverrisjes së radhës, që i ka bërë e thelluar varrin Shqipërisë!

SHËRNDARJA E EMIGRANTËVE SHQIPTAR NË BOTË

Të dhëna i përkasin viteve 2005-2006, por gjithësesi është i ndryshuar, pra i rritur numri:

Greqi 6000- 7000 mijë

Itali 250 mijë

SH.B. A 150 mijë

Britani e Madhe 50 mijë

Gjermani 15 mijë

Kanada 5 mijë

Belgjikë 5 mijë

Turqi 5 mijë

Francë 2 mijë

Austri 2 mijë

Zvicër 1.5 mijë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat