A e ka kapur qiellin ironia në Shqipëri? Absolutish që po. Kur Enver Hoxha mblidhte kongreset kishte paketuar së pari armiqtë e popullit, më pas parashtronte vijen e hekurt të partisë dhe planet për unifikimin e saj me elementë besnikë etj. Ekonomia ishte kapitulli i fundit, megjithëse edhe aty ishte gati dosja e sabotarëve pasi destinacioni ishte ishte po aq i destinuar të dështonte.
Megjithatë ora e propagandës kishte plasur dhe shqiptari i qytetar arrinte deri aty sa edhe bashkëshortët kërkonin armikun e klasës, sabotatorin në mes vedit. Edhe sot, pavarsisht vapës së padurueshme të korrikut, Enveri i ri ka thirrur kongresin antikorrupsion, antisabotatorë dhe kundër çdo personi që devijon nga vija e hekurt e partisë. Bajate dhe jo vetëm kaq. Duhej të ishte kongresi i turpit, i një tërheqje të butë, i një zbythje plot mjerim, i një dështimi total, nga ku vendi ka firuar dhe Shqipëria i është larguar anëtarësimit në komunitetin europian. Duhej të ishte kongresi i një debati publik të ashpër pasi 70% e kabinetit qeveritar është material bruto për Prokurorinë, pa përmendur kryetarët e bashkive apo ish ministrat nga ish aleancat politike etj. Kthejuni një retrospektive fare të afërt fushatave dhe prezantimit të figurave, ata që sot janë kontigjent i korruspionit, kush i promovi, kush u dha përgjegjësi, kush i bëri ministra. A merr përsipër ndonjëri të dalë e ta pyesi zotërinë? Asnjë! Atëhere hiqeni nga mendja se po bëni demokraci. Nuk ka bërë korrupsion ai që ka votuar, votuesi, qytetari. As nuk ka qeverisur.
Ndaj kujt, cilit mblidhet ky kongres? Nëse ndaj vetvetes, atëhere duhej të hapej debati politik dhe jo pasarela e kostumeve firmato të grave që rrethojnë Enverin e ri, mjekrave me xhel të burrave të paburrë, shkurt pasarela e një armate zengjinësh që po hanë kokat e njëri-tjetrit. Eshtë e gjitha një propagandë tipike e së majtës bolshevike që sundon, që nuk qeveris. U bënë kohë tashmë që, mendimi i moderuar politik perëndimor, e konsideron demokracinë si në një rrezik prezent, për shkak se shumë liderë botërore i kthejnë zyrën e qeverisë në llozha private.
Madje edhe në Amerikën e largët dhe me demokraci gjoja të konsoliduar, këmbëngulja e Joe Bidenit për të rigaruar, ishte po aq e infektuar nga kjo sëmundje, po aq sa kokat e ngjeshura të lindjes bolshevike. Aq sa shumë brenda të majtës i thanë Presidentit, Joe shko në shtëpi tani, Shtëpia e Bardhë nuk është e jotja, është e amerikanëve. Por kjo nuk ndodh në Shqipëri. Për të mos e lënë në baltë Enverin, kori i firmatove do godasin një zeri armiqtë e partisë, sabotatorët, dhe pa diskutim do i japin përjetësinë monarkut.