Kush ka nevojë për karrotat e Petar Stanos?

Opinione

Kush ka nevojë për karrotat e Petar Stanos?

Nga: Hamdi Rafuna Më: 8 gusht 2024 Në ora: 21:21
Peter Stano

Është një pyetje për të gjithë ata shqiptarë të cilët ndjehen rehat në lëkurën e shtetit të Kosovës! Kjo pjellë e të keqes nga vetë BE-ja si një tanësi e pa marrun vesh për çështjen tonë shtetërore është fatkeqësia e ardhmërisë byrokratike për tanë Europën. Në mesin e BE-së kemi pjatalëpirës të Rusisë, të cilët nuk ngurrojnë të shërbehen edhe sot me gazin e Putinit! Njëherit këta keqëdashësit e BE-së, janë në konflikt permanent edhe me Perëndimin! Ky kancer në trupin e demokracisë perëndimore, pa fije turpi dënon viktimën kurse në anën tjetër ledhaton gjelatin. Zotëriu P.Stano edhe ashtu, është nga Sllovakia e cila nuk e njeh pavarësinë tonë, prandaj nuk është për t’u habitë. Habia është te anëtarët e shtëpisë tonë, të cilët nga lakmia për pushtet, lehtësisht synojnë të ngulen në karremin e P.Stanos. Nuk duhet me qenë tepër i mençur për të kuptue këtë politikë të mbrapsht të atyre që duan të i bëjnë qejfin Serbisë, kinse për hatër të krizës në Ukrainë dhe Lindje të Mesme. Kamuflimi i Serbisë mbrapa dërgesave të armëve në Ukrainë dhe Izrael është ky  lloj dënimi në formën e ngulfatjes së  elementëve shtetërore të shtetit tonë, Kosovës ndaj Serbisë. Lufta vazhdon por në dëm të shtetit dhe pavarësisë nuk duhet të lakmojmë asnjëherë  karrotën e helmatisur të P.Stanos me kompani!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat