– Mos u habitni nëse Donald Trump jep dorëheqjen, kështu shkruan Anthony Scaramucci në X (ish-Twitter).
Financieri amerikan shërbeu për një periudhë shumë të shkurtër si drejtor i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, nga 21 korriku deri më 31 korrik 2017.
Ai vinte nga banka e investimeve Goldman Sachs dhe njëherit ishte përgjegjës për investimet, aksionet dhe divizionet e menaxhimit të pasurisë private në vitet 1989 dhe 1996.
Pak ditë pasi mori vendin e punës në administratën e Trumpit, ai sulmoi një tjetër punonjës të Trumpit, kurse pas dhjetë ditëve u shkarkua nga puna!
Nga atëherë, ai ka qenë një kritik i ashpër ndaj Trumit në media, ai ka shprehë mbështetjen e tij për Joe Biden dhe Kamala Harris në zgjedhjet në 2020 dhe 2024….)
Që nga ajo ditë, Trump ka luftuar kundër mosmarrëveshjeve, kurse tani ka më shumë njerëz që shohin shenja se fasada e sigurt e Trumpit po plasaritet dhe se ai rrezikon të humbasë nga Harris…)
Vetëm shikoni teposhtzën e shifrave të tij në sondazhet e fundit, shpjegon Scaramucci, sipas Newsweek në
javët e fundit! Vetëm karakterizimet nënçmuese për kundërshtaren tij, të përsëritura si municion kundër gjinisë, racës dhe përkatësisë etnike, shfletojnë personalitetin konkret të D.Trump!
Një pjesë e kritikëve kanë ngjallë vëmendjen edhe brenda partisë, duke besuar se Trump mund të jetë në procesin e shkatërrimit të vetvetes dhe zvogëlimin e shansit të tij për të fituar. Gazeta kryesore Wall Street Journal, e cila normalisht mbështet republikanët, dyshon hapur në aftësitë e Trumpit për ta udhëhequr partinë drejt fitores. Në një koment të ashpër, gazeta shkon edhe ashpër kundër Trumpit.
“Problemi nuk është kandidati për zëvendëspresident J.D. Vance, por vetë Trumpi”, shkruan WSJ, duke shtuar se kandidati presidencial 78-vjeçar tani rrezikon të humbasë zgjedhjet, të cilat dukej se mund të i fitonte, por kjo shansë ishte përpara se Harris të dilte në fushatë!
Kur kjo doli përpara në arenë, republikanët duhej të ndryshonin strategjinë e tyre për të mposhtur Biden. Tani ata po luftojnë kundër vitalitetit dhe shkëlqimit të një gruaje me ngjyrë, e cila është 20 vjet më e re se D.Trump, prandaj këtu Trump e humbi shakanë e talljes me moshën dhe shëndetin e Bidenit.
Në sondazhet e fundit të opinionit, Harris po ecën përpara Trump, por në fund të fundit është votimi në pesë ose gjashtë shtetet më të rëndësishme të lëvizjes që do të vendosë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.
Anthony Scaramucci nuk kursen energjinë e tij, ai paralajmëron të mos mendohet se Trump është një njeri i mundur, loja e rrezikshme e tij vazhdon.
“Sado që është e vështirë të besohet kjo, unë nuk mendoj se janë të përfshirë shumë udhëheqës biznesi për të kuptua rrezikun, nëse Trump do të kthehej përsëri në Shtëpinë e Bardhë. Në konferencën e tij të çmendur për shtyp, ai sot dha një paraqitje të shkurtër se sa keq do të jetë përsëri”, shkruan Scaramucci.
Ai beson se; Trump duket gjithnjë e më shumë i qeverisur nga frika dhe se ftesa për debat, pasi që fillimisht i bëri kërkesa të rrepta kundërshtares! Kjo sjellje mund të tregojë se ky është bë i dëshpëruar, ka frikë, tingëllon i tmerrshëm. Frustrimi dhe frika pushtojnë porosinë e tij.
Zgjedhjet e nëntorit përshkruhen si zgjedhje fatale që mund të kenë pasoja të mëdha për SHBA-në, Evropën dhe mbarë botën. Gunnar R. Larsen/9 gusht. 2024!