Pse po i ndërsyhen të gjithë Albin Kurtit?

Opinione

Pse po i ndërsyhen të gjithë Albin Kurtit?

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 10 gusht 2024 Në ora: 09:25
Albin Kurti

Kush është Albini, çështja duket e thjeshtë, por na del disi e komplikuar, për faktin se për një çast duket se po krijojmë armiqë, duke e kundërshtuar Amerikën, duke e kundërshtuar Evropën dhe gjithë aleatët e shtetit të Kosovës, por kjo nuk është e tëra, sepse është rrenë e kulluar, të cilën e trillojnë dhe e ekzagjërojnë kundërshtarët e tij politik.

Prandaj, duhet të sqarojmë një çështje të tillë dhe dilemën lidhur më këtë problem dhe duhet ta ç’rrënjosim, që po e mundon një shoqëri të tërë të këtij lloji, që po ia numëron mëkatët ndaj një udhëheqësi të pafajshëm dhe të pa korruptuar, i cili edhe me pushtetin që ka, deri me sot nuk posedon as kulm të vetin mbi kokë.

Kështu, po ta heqnim këtë çështje prej trurit dhe rendit të ditës dhe ta konsideronim si të qartë, atëherë mbetët që ti sqarojmë disa çështje rreth të cilave po flitet e përflitet sikur në vetën e parë dhe njëjës, që janë më shumë se thashe e thënme dhe të pa vërteta, vetëm për t’a njollosur dhe rrëzuar pushtetin e tij.

Ndër të tjera si komponentë e rrethanave mund të përmendet e kaluara e kryeministrit Kurti, me këtë rast në njërën anë ka nevojë të sqarohet rinija e tij studenteske nëpër burgjet serbe, dhe prirja që del nga vetë natyra e Albin Kurtit, si një atdhetar i devotshëm e plot vitalitet dhe pjesëmarrës aktiv në shumë protesta kundër robërisë dhe regjimit të egër serb, i cili regjim edhe sot e kësaj dite po i revanshohet dhe kërcënohet shtetit demokratik të Kosovës.

Ndërkaq, Albin Kurti, sot është kryeministër i shtetit të Kosovës, të cilin e zgjodhi vetë populli shumicë i këtij vendi, i cili përshkak qëndrimeve të tij në zbatimin e ligjeve dhe shtrirjen e sovranitetit në tërë teritorin e vendit, do vëhët para një sprove të madhe, si nga SHBA-të, nga BE-ja, dhe duke marrë edhe kërcënime nga Serbia.

Prandaj, ballafaqimi i tij është përditë e më i thellë me politikat dhe dredhitë e Aleksandër Vuçiqit, që po bënë përpjekje me gjitha kapacitetet e veta serbe dhe lidhjet miqësore me aleatët ndërkombëtar për ta futur në një kurthë të mundshme Albin Kurtin, e në veçanti në këto momente kur edhe faktori ndërkombëtar e kundërshton hapjen e urës mbi lumin Iber.

SHBA-ja, e paralajmëron Qeverinë e Kosovës dhe z.Kurti, që ta ndryshojë kursin për hapjen e urës mbi lumin Iber, që ndan vijën kufitare në mes pjesës jugore dhe veriore, përndryshe rroli dhe pesha e përkrahjes amerikane do të merr masa tjera…

Poashtu edhe BE-ja, i kërcënohet Qeverisë së Kosovës dhe ne veçanti kryeministrit Kurti, përmes zëdhënësit të saj Petar Stanov, se po bënë anime ndëretnike dhe hapja e urës mbi lumin Iber, do të shkakëtojë reagime të ashpëra me ndërmarrjen e masave shtesë ndaj Kosovës.

Ndërsa në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e kërcënon Kosovën, dhe me hapjen e urës mbi lumin Iber, mundet të ndërhyjë me forcat e veta ushtarake në këtë vend, gjëja se po i bëhët e padrejtë popullit serb, sikur Albin Kurti, ka qëllim që ta dëbojë këtë popull nga Kosova.

Pavarësisht se veprimet e qeverisë Kurti, janë në përputhje me Kushtetuten dhe ligjet e Kosovës, paralajmërimet e tilla janë aq strikte dhe direkte, sa që fillon njeriu të mendoj, pse po i bëhët aq presion, por dhe kërcënime Albin Kurtit, thua se Ura mbi lumin Iber, është pronë e tij dhe jo e gjithë qytetarëve të këtij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat