Të gjitha religjionet gjenezën e kanë prej një trungu!

Opinione

Të gjitha religjionet gjenezën e kanë prej një trungu!

Nga: Nijazi Halili Më: 13 gusht 2024 Në ora: 08:30
Autori Nijazi Halili

Njeriu është i lirë në besim, mund që gjatë ditës të lëvizë (konvertohet) në cilin do besim, mysliman, katolik apo ortodoks por një çështje duhet ditur se identiteti mbetet i njejtë. Identiteti (ADN-ja) është çështje gjenetike, i  cila nuk ndryshon, por mbetet e njejtë.  

Kohën e fundit, po flitet e shkruhet shumë për çështjen e besimit, si dhe konvertimin nga njëra fe e në tjetëren. 

Mirë shumë që njerëzit  janë të lirë në besimet e tyre, që gjatë  ditës mund  të lëvizin (konvertohen)  nga njëra  fe në tjetrën dhe anasjelltas, por një gjë nuk mund të ndryshoj (lëvizë) sipas dëshires sonë, ndrrimi i identitetit. Prandaj, nuk duhet të brengosemi për keto lëvizje apo konvertime që ndodhin ndoshta çdo ditë në rruzullin toksor, këto lëvizje (konvertime)  nuk e rrezikojnë  identitetin -çështjem kombëtare, kombi mbetit i pacenuar.          

Ёshtë mirë që ne shqiptarët në keto kohë pa kohë mos të çojm ujë në derë të armikut, sepse armiku nuk fle, është duke investuar në ketë drejtim në vendin tonë, tek shqiptarët duke u mundur të fus përçarjen, dhe në ketë mynyrë  të dëmtoj çështjen tonë kombëtare. 

Po, ne duhet të jemi të zgjuar e sy çelur duke respektuar njëri-tjerin siç e kemi traditë shekullore, sepse jemi vllëzër të një gjaku apo gjenetike, prandaj të punojmë së bashku duke krijuar kushte dhe ekonomi të qëndrushme për një jetë më të mirë për fëmijtë tanë, dhe për fund secili është i lirë në besimin e tij, por pa e cenuar çështjen kombëtare. Për fund të gjitha religjionet gjenezën e kanë prej një trungu.  Autori është profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat