Rojet e mjegullës

Opinione

Rojet e mjegullës

Nga: Ramiz Spahiu Më: 14 gusht 2024 Në ora: 19:19
Ramiz Spahiu

Kontributi i aleancës veriperëndimore te udhëhequra nga SHBA ne çlirimin e Kosovës, dihet botërisht. Vendosja e trupave te KFOR-it neper zona, është pa me një dozë skepsi. Me kalimin e kohës gjithnjë e me shumë ajo edhe shpërfaqej pak si hile.

Ushtaret qe bënin roje bashkë me telat gjembor, qe nga fillimi dukej sikur ruanin ndonjë kufi e jo urë. Ngjarjet qe ndodhen viteve ne vijim, masakrimi i shqiptarëve vendor ne veri dhe ndjekja e mijëra shqiptarëve nga shtëpitë e tyre përpara hundëve te ushtarëve te KFOR-it, s’kishte se si te dukej ndryshe përveç si hile. Veprimi dhe sforcimi i përditshëm institucional i rojeve te urës dhe institucioneve tjera paralele, dukej sikur qëllimshëm s’pengoheshin planet djallëzore serbe. E mos te harrojmë se ngjarjet e vitit 2004, ne te cilat edhe ne bukur mirë e luajtëm vallen e orkestruar nga te tjerët, përveç pasojave tjera qe tashme dihen, i kontribuuan edhe fortifikimit te urës.

Telat gjembor ne urë dhe muri i ndërtuar përtej saj, sikur ngjasojnë me Murin e Berlinit. Dhe, ky lloj partneriteti i heshtur i KFOR-it, me rojet e urës dhe strukturat tjera shoviniste sikur përngjasin me rojet e mjegullës, duke krijuar një fushëveprim te përshtatshëm për te gjithë mos njohësit e Republikës se Kosovës. Ne ketë terren shumë shpejt do ta gjejnë veten edhe strukturat e çdollojshme kriminale ku sigurisht do te dominonte krimi ekonomik dhe kontrabanda politike nacionaliste. E gjithë kjo, shumë shpejt do ti pasuroj, do ti fuqizoj dhe do ti nxjerr ne sipërfaqe liderët nacionalist te krimit, te cilat do ta kamuflojnë mirë qëllimin final te shtetit serb (Trepça dhe Ujëmani).

Kështu, oaza e kontrabandës ne veri pa vonuar u be joshëse edhe për njerëzit dhe bizneset e pista te këtej urës. Mandej, fortifikimit te urës i ndihmoj edhe ideja e rrezikshme e këmbimit te territoreve, e cila vetvetiu është lojë shumë e dyshimtë dhe nuk guxon ta luaj askush, askurrë.

se edhe përçarjet e gjithmonshme te politikes shqiptare, te cilat mjerisht po vazhdojnë edhe sot, janë deri diku meritor për gjendjen ton te tanishme e sigurisht edhe për urën. Opozitarët tanë kërkojnë te ndërtojmë ura te mëdha e te reja e ne te njëjtën kohë e luajnë rolin e telave gjembor ne urën ekzistuese. Kjo shihet edhe nga mospranimi i realitetit te sotshëm, ku se paku është reduktuar kontrabanda, janë ndjekur e janë në kërkim rojet e urës e kryekriminelët e veriut.

Dhe, pas këtij realiteti do te mund ta shtronim pyetjen: Pse është ndërtuar ura. Pse duhet te jetë e mbyllur ajo. Pse rrezikohet siguria e qytetarëve nga hapja e urës. Pse te mos largohen nga ura telat me gjemba dhe rojet e mjegullës?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat